Diko Hazizaj
I duheshin para dhe sajon një histori pengmarrje nga Anglia.
Kjo është e vërteta e Ilir Hazizajt, shqiptarit me banim në Angli, i cili për shkak të “çmendurisë” së tij ka alarmuar policinë shqiptare dhe atë angleze.
Historia e pengmarrjes së Ilir Hazizajt nga grupe kriminale në Londër, duket se është një trill në emër të parave.
Megjithëse në Shqipëri është dokumentuar vepra penale ndaj Aleks Lalës, si ndërmjetës për të përfituar shumën e 30 milion lekëve të reja, në Angli historia është krejt ndryshe.
Burime të besueshme thanë për TemA se Ilir Hazizaj nuk është mbajtur peng asnjë ditë.
E gjithë historia e pengmarrjes ka qenë e trilluar, që të bindet i vëllai i tij, Diko Hazizaj, të shesë tokën për të siguruar shumën e parave, për të cilën Iliri kishte nevojë.
Dyshohet së këtë sasi parash emigranti shqiptar e kishte borxh dhe të vetmen mënyrë për të likuiduar detyrimet, kishte të bindte Diko Hazizajn të shiste pronën, një sasi tokë në qytetin e Fierit.
Madje, për shkak të këtij trillimi, Ilir Hazizaj është ndaluar nga policia angleze, e cila ka nisur procedimin në gjendje të lirë për mashtrim.
Ndërkohë nga e gjithë kjo histori duket se “viktimë” e vetme është 27- vjeçari, Aleks Lala, ndaj të cilit policia shqiptare ka të dokumentuar ndërmjetësimin dhe kërcënimin që ai i ka bërë Diko Hazizajt për të përfituar shumën e 30 milion lekëve për llogari të vëllait të tij.
Historia
Nëse Diko Hazizaj nuk do të kishte sinjalizuar policinë shqiptare për vendosjen e një gjobe në këmbim të lirisë së vëllait të tij, ndoshta kurrë nuk do të ishte mësuar trilli i Ilir Hazizajt.
Duke qenë në kushte të vështira ekonomike dhe në merak për jetën e të vëllait, i cili nëpërmjet telefonit i ka kërkuar të shesë tokën pasi ishte marrë peng, Diko Hazizaj denoncon gjobëvënien në policinë.
Pas këtij denoncimi është vënë në lëvizje drejtoria e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, e cila nëpërmjet metodave speciale të hetimit, ka zbuluar trillin e pengmarrjes si dhe ka dokumentuar përfshirjen e Aleks Lalës si ndërmjetës në përfitimin e shumës së 30 milion lekëve të reja.
Burime të besueshme bëjnë të ditur se menjëherë për ngjarjen janë njoftuar autoritetet angleze, të cilat janë vënë në lëvizje duke gjetur shtetasin Ilir Hazizaj.
Por sipas këtyre burimeve, thuhet se emigranti është gjetur në shtëpinë e tij dhe jo në kushtet e pengmarrjes.
Policia angleze ka verifikuar se pengmarrja ishte një sajim, ndaj dhe ka ngritur padinë për mashtrim ndaj Ilir Hazizajt.
E ndërsa në Angli çështja është e zgjidhur, në Shqipëri Aleks Lala ka seriozisht probleme me ligjin.
Edhe pse nuk ekziston pengmarrje, policia shqiptare ka të dokumentuar gjobëvënien që 27- vjeçari i ka bërë Dino Hazizajt. Falë këtyre provave, dy ditë më parë Gjykata e Tiranës vendosi masën e arrestit ‘burg pa afat’ pas akuzës së shtrëngimit me dhunë për dhënie pasurie, të ngritur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Hetimet
Sipas të dhënave të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, historia e pengmarrjes zë fill 10 ditë më parë, kur në celularin e shtetasit Diko Hazizaj mbërrin një sms kërcënuese.
I kërkohej pagesa prej 30 milion lekësh të reja, në këmbim të jetës të vëllait.
Nga hetimet e deritanishme, zbulohet se 27-vjeçari Aleks Lala ishte i njohur me familjen e pengut dhe ka qenë ai personi që ka kryer të gjitha bisedat telefonike për sigurimin e shumës së parave, madje ai do të bënte dhe dorëzimin e tyre.
Gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore, 27-vjeçari ka pranuar kërcënimet ndaj Diko Hazizajt me sms dhe gjobëvënien.
Këtë fakt e ka pohuar edhe Diko Hazizaj, i cili ka rrëfyer se rrëmbyesit e kanë telefonuar, dhe për t’ia bërë sa më të besueshme ngjarjen, i kanë kaluar në celular vëllain, Ilirin. Diko Hazizaj ka dëshmuar se i vëllai është lutur që të gjente sa më parë lekët që kërkonin rrëmbyesit dhe t’i paguante ato, qoftë edhe duke shitur tokën në pronësi.
Sipas dëshmisë së 36-vjeçarit, vëllai e ka udhëzuar që lekët t’ia jepte djalit që kishin caktuar rrëmbyesit, me pak fjalë Aleks Lalajt.
Diko Hazizaj ka rrëfyer se ndodhet në një gjendje të mjerueshme ekonomike, me shumë pak të ardhura. Ai ka treguar se pasuria e tij e vetme janë dy lopë.
LOL
Ja pra te dashur shoke, ky eshte fermeri I lumtur shqiptar (sipas dhiarit Sali)
dy lope ehde nje makine mbrapa kurrizit…:D
Prototipi i shqipetarit qe e mban veten te zgjuar dhe kujtojne se e gjithe bota qe i rrethon jane budallenj
se mbaka dot presionin miku prap e ka kthyer historin ne favor te padronit.