Komisioneri i KiE: S’kanë dalë para drejtësisë përgjegjësit e 21 janarit, sidomos ata që prishën provat

26 Shtator 2013, 16:52Politika TEMA

Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Nils Muižnieks, ka kërkuar vendosjen e drejtësisë për 21 janarin.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Apelit, ai ka thënë se kjo nuk e pengon prokurorinë që të hedhë dritë mbi këtë ngjarje dhe të vërë para drejtësisë personat që shkatërruan provat.

“Qëndrimi im dhe i KiE është i qartë: Autorët e shkeljeve të të drejtave të njeriut duhet të dalin para drejtësisë. Një numër njerëzish të përfshirë në ngjarjet e 21 janarit akoma nuk janë para drejtësisë. Ka të dhëna se hetimet nuk janë kryer si duhet, si rezultat i shkatërrimit të provave. Ata që janë përgjegjës për shkatërrimin e provave duhet të vihen para drejtësisë. Jemi në pritje të përfundimit të çështjes gjyqësore për personat që vranë. Prokurori na informoi se edhe hetimi në lidhje me provat ende nuk ka përfunduar dhe na premtoi se do na informojë. Gjykata duhet të veprojë në mënyrë të tillë që të kenë ndëshkueshmëri dhe personat përgjegjës të dënohen. Ne do vazhdojmë ta ndjekim këtë çështje, pasi kjo është çështje provë si për prokurorinë, edhe për funksionimin e gjyqësorit në Shqipëri”, theksoi komisioneri i KiE.

17 komente në “Komisioneri i KiE: S’kanë dalë para drejtësisë përgjegjësit e 21 janarit, sidomos ata që prishën provat”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Bravo !
    Ti shkohet puneve deri ne fund.

    1. tiger says:

      Shkurt nen shembullin kroat e slloven, thjesht kerkohet arrestimi dhe burgosja e Sali Berishes. Shume e thjeshte.

  2. sali berisha says:

    avash ti avash ,,,,se ka pas per mua dh elulin ky ,,,,une kam disa miq ne kie ,,,nuk do t alejojne dhunimin dhe persekutimin e opozites
    21 janai asht grusht shteti i edvinit ai duhet te denohet dhe te gjithe atat demostrues me cadra pistolet dhe thika me helm,,,,ne i denum gardistet jnani 1 vit njani 3 tani ata e kryn denimin dhe jemi ne regull perpara sb
    perpara sb

  3. teuta says:

    O po keta te botes nuk besojne fare te Saliu.Ai ishte grusht shteti me cadra automatike me mbushje berthamore.Ata qe u vrane i dolen plumbit perpara,regjistrimet nuk u prishen,protestuesit i ndyshuan.Nderimi i tytes se armes u be gjate pastrimit te armes Plagosja e gazetarit me nje plumb rikoshet nga mali i Dajtit.Po nuk besuat pyesni Saliun zotrinje prokurore.

  4. eisa says:

    keshtu i do,mushka drut ti thuhet troc sala pse i fshive provat.

  5. Jozefina says:

    pushoni ju , se do ju qis prej zhele te gjitheve nga parlamenti europian…. jam Jozefina une…. nuk jam lavire bulevardi ?

  6. Alarm, Alarm .... says:

    Pse deputeti shpellar lejohet te flase ne parlament me shume se te tjeret ?
    Pse ky tolerim …. pra nuk po zbatohet “te gjithe njesoj para ligjit”.

  7. askushi says:

    Ore jane vrare shqiptare nga qeveria shqiptare, dhe jan vrare me duar ne xhepa dhe me buke ne goje.

    Thuhet se as gjarperi nuk te kafshon kur han buke.

    Qeveria shqiptare duhet te mbroje shqiptaret kudo neper bote, se prandaj i ka mabasadat. Po ne ambasada ka kosovore, dhe ata nuk duan t ja dine per ne, se i pame kosovaret sa u permbys sistemi. Tani le te sillen ata si te duan, por atehere u sollen keq, me vajzat dhe me femrat e shqiperise. Shqiptaret gjith jeten jane sjell mire dhe kan qene gati te japin jeten per kosoven

  8. kel ukaj says:

    Ne Zoteri nuk jemi si Ju. Nga ana Jone kriminelet i bejme Heroj. Trafikantet, vraresit, fshiresit e severeve etj etj i kemi heroj. Njerzit qe respektojne ligjet, denoncuesit e krimineleve, denoncuesit e hajnave, ata qe punojne per komunitetin e kushtojne jeten paqes e te mires i denojme i perzeme nga vendi. Heronjt jane kriminele, kriminelet jane legale. Mos na i prek herojte tane. Perse mendon te çosh ne Burg Sali QENIN!

  9. Thank You says:

    Ju lumte zoti Nils Muižnieks! Faleminderit per gjithshka qe beni per te ndihmuar ne konsolidimin e demokracine se brishte.

  10. Mo Shaol says:

    Saaaaliiiii filluan kembanat

  11. Billy says:

    Kush i prishi provat?
    Berisha, Ndrea Prendi, mjeket e spitalit ushtarak dhe Armando Kasa.
    Keta do te kalben ne burg.

  12. Pse e hoqen denimin me vdekje kete mo, ta kishim pare sal shpellarin ne litar per krimet e panumerta qe ka bere.

  13. shtet says:

    SHTETI ligjor fillon me prokurorine dhe gjyqsorin duhet nje pastrim total me themel,se aty eshte berthama e krimit shteteror qe jane nje grusht prokuroresh dhe gjykatsesh kriminel dhe supermafioz qe s duhet tju besh vetem pushim nga puna por ti cosh direkt ne qeli per shperdorim detyre minimalja 20 vjet burg dhe do e shikoni c ndryshim do kemi ne fuksionimin e shtetit dhe luften kunder krimit dhe korrupsionit dhe mafjes shteterore asnje nuk do tallet me me shperdorim detyre vjedhje fondesh publike etj etj po nuk rregulluam prokurori gjykata s kemi asgje ne vije perkundrazi do shkojne gjerat per me keq

  14. mbase says:

    -Sali,mallkimi i popullit vazhdon..
    -Edhe theset qe nga 97-ta nxirri se ti nuk e di qe bota ti ka numeruar.
    ..numerimi mbrapsh ka filluar, por s’ka arritur ne zero.
    gjaku i te pafajshmeve nuk eshte thare..shpagimi s’ka filluar..

  15. arjanita says:

    Jo ata qe prishen provat por kush dha
    urdher te prishen provat.Jane te njejtet
    qe dhane urdher per pushkatimin e
    demonstruesve.
    Jane Bisha dhe Lulja.Nese opozita i
    do per kryetare le t’i vizitoje ne burg.
    Po pati drejtesi.

  16. Gezimi says:

    Pa zgjidhjen e ceshtjeve te 21 Janarit dhe Gerdecit (dhe sa e sa te tjerave), nuk do kete asnjehere demokraci ne Shqiperi. Kete nuk e luan topi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje