Ambasadori i ri amerikan: Zgjedhjet ishin më të mirat, por tani duhet luftuar krimi e korrupsioni

26 Shtator 2013, 23:10Politika TEMA

Donald Lu, i emëruari i Presidentit Barak Obama në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri tha të enjten gjatë seancës së dëshmive në Nënkomisionin e Senatit për Çështjet Evropiane se Shqipëria është një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara.

“Në një botë me rreziqe të vazhdueshme dhe pasiguri, Shtetet e Bashkuara kanë më shumë nevojë për aleatë të shkëlqyer si Shqipëria”.

Zoti Lu tha se përparësitë e tij do të jenë ndihma për forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë,  mbështetja e forcave të armatosura shqiptare që të ngrihen në nivelin e aleatëve të NATO-s dhe nxitja e investimeve amerikane. Zoti Lu vlerësoi edhe zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri. “Zgjedhjet ishin më të mirat që ka zhvilluar Shqipëria ndonjëherë, pati një kalim paqësor pushteti, por demokracia nuk është vetëm zgjedhje. Ne do të nxisim udhëheqësit e të dyja palëve të luftojnë krimin e organizuar, trafiqet dhe korrupsionin. Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin zërin në rritje të shoqërisë civile, mbrojtjen e të drejtave të pakicave, pavarësinë e gjyqësorit dhe përgjegjshmërinë e politikanëve”.

Shtetet e Bashkuara, tha diplomati amerikan, i mbështesin plotësisht synimet e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Ekonomia e Shqipërisë ka pasur rritje të madhe gjatë viteve, por ashtu si edhe ekonomitë e shumë vendeve të tjera aleate, ajo ka mbetur në vend gjatë dy viteve të fundit. Dy janë mundësitë më të mëdha për rimëkëmbjen e saj: së pari, aftësia e Shqipërisë për të ndërmarrë reforma të rëndësishme ekonomike, për të krijuar një atmosferë më të shëndetshme për bizneset, dhe së dyti, forcimi i partneriteteve ekonomike të Shqipërisë me Europën dhe Shtetet e Bashkuara”.

Për një vend të vogël prej vetëm 3 milionësh, tha ai, Shqipëria pa dyshim jep një kontribut të madh për madhësinë e saj dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta mbështesin atë të modernizojnë forcat e saj të armatosura që të plotësojnë standardet e një vendi aleat të NATO-s.

“Në të njëjtën kohë ne duhet të ndihmojmë Shqipërinë të luftojë korrupsionin dhe përgjegjshmërinë brenda ushtrisë që ajo të plotësojë standardet më të larta të një aleati të NATO-s”.

Donald Lu është diplomat karriere dhe për më shumë se dy dekada ai ka shërbyer në Departamentin e Shtetit, duke punuar  në demokracitë e reja të dala nga ish vendet e Bashkimit Sovjetik dhe të Evropës Lindore./voa

14 komente në “Ambasadori i ri amerikan: Zgjedhjet ishin më të mirat, por tani duhet luftuar krimi e korrupsioni”

  1. Ka lezet says:

    Tani duhet te kthehen PRONAT te pronaret e vertete aty vazhdon dhe mbaron krimi dhe KORRUPSIONI

  2. kamera says:

    Baraku te dy ambasadoret qe ka derguar ketu i ka zgjedhur nga keta me sy te vegjel Aziatik qe jane rritur me insekte. Ai vet nuk ka qene ndonjehere ketu dhe them se mos mendon Baraku se edhe ne ushqehemi si keta ambasadoret apo mos qe andej larg na shohin si insekte..?

  3. Rehat says:

    Te drejte ka Miku i ri ambasador. Kur te nisi mandatin e tij ne vendin tone,e ftoj ti hedhe nje sy figurave te inkriminuara te deputeteve te kuvendit te Shqiperise. Uroj qe zoti ambasador te kete nje zgjidhje se si vendi yne te dale nga kjo grope e zeze e cila po thellohet. Ne gjuhen e detareve ne si popull nuk na mbetet gje tjeter te themi : SOS !!!

  4. laraska says:

    Mero te lutem na jep pak CV ku te perfshihet gjatesia e ambasadorit sepse ne duam te dime a eshte nje ri madh apo jo. Sipas STANDARITIT ZHOZI gjatesia fizike e nje njeriu tregon gjithcka per te dhe aftesite e tij. Keto te tjerat leri se skane pike rendesie, gjatesia i thote te gjitha

  5. LOLA says:

    o zot ça eshte ky”njeriu qe qesh” ishalla del i hajrit se dhembet i nxirrka bukur mavria

  6. "BALASHI" says:

    Po ky Donald Lu, zonja Topalli, eshte i “vockel” apo i madh. Jep nje percaktim se ti je parashikuese. Po ky Donald Lu perfaqeson Presidentin apo vetveten ? Jep nje parashikim se ti di te parashikosh. Gjynah per ty e nivelin tend.
    Ne vend qe te merresh me analizen e humbjes, si pjese e rendesishme e PD-s, si nenkryetare e partise, broçkullit si ai mulliri pa uje, kot me kot. Ben zhurme. Prodhon tinguj, fjale, fjali, sentensa si pa kuptim dhe qesh si pa mend (si gjoja kryetari juaj aktual), se dhe e qeshura duhet te jete me mend.

  7. Ganiu says:

    Mireardhsh Amb. Lu

  8. bbb says:

    Ambasadori i ri amerikan shoku Donald Luga qe do zevendesoje shokun Aleksander Arxhiu vlerësoi edhe zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri. “Zgjedhjet ishin më të mirat që ka zhvilluar Shqipëria ndonjëherë, pati një kalim paqësor pushtetit, nga Sali Gerdeci tek Ilir Floriri por demokracia nuk është vetëm zgjedhje por edhe fat kur hedh ndonje para me shume sepse Edi MAVRIA ATY KU ISHTE ESHTE dmth nuk mori deputete me shume se me 2009. Ne do të nxisim udhëheqësit e të dyja palëve të thellojne edhe personsin krimin e organizuar, trafiqet dhe korrupsionin. Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin zërin në rritje të gangsterve ne pushtet sic qe Saliu keta 8 vitete e fundit, mbrojtjen e të drejtave të rrugacve, kriminelve, batatakcijve, varësinë e gjyqësorit dhe papërgjegjshmërinë e politikanëve sic qe edhe rasti i Like Floririt qe me nje te rene te lapsit vodhi 700 mije euro”.

  9. OK says:

    SUKSESE Z. AMBASADOR ! UROJ TE JENI OBJEKTIV E TE ORJENTOHENI SHPEJT ME POLITIKEN SHQIPTARE , BERISHA E KA BERE XHUNGEL TE VERTETE.
    NDIQ SHEMBULLIN E PARARDHESIT TUAJ WITHERS DHE ARVIZU( NE FUND TE MANDATIT)

  10. Habib says:

    Eshte e pafaleshme per qeverine Berisha qe emeroi ne krye te ushtrise katundar Xhemal Gjunkshin, hajdut ordiner, me intelekt mjeran, provincial. Ky monster ktheu zyren dhe funksionin qe i dha shteti shqiptar ne zyre shitje blerjesh. Nuk ka ushtarak qe ka ikur ne mision jashte vendit, qe ka shkuar ne vendkomanda te NATOS, QE ESHTE GRADUAR,(cmiminme te larte e kishin ata qe u graduan gjenerale si Ylber Dogjani, Syrja Gjoka dhe Piro Ahmeti, TE CILET PAGUAN NGA 30 000 DERI 70 000 EURO TEK BASTARDI SHEF I SHTABIT TE PERGJITHSHEM) QE EMEROHEJ NE VENDE ME INTERES, QE TRANSFEROHEJ, QE DERGOHEJ PER KUALIFIKUM, dhe te mos kete paguar.TURP, TURP, TURP. Xhemoli ka nje histori te zeze hajdutlleqesh, qe nga Regjimenti Komando. Fiancierja e tij vodhi bashke me Xhemolin 10000000 leke te reja dhe per cudi pas kesaj, malesori koketrashe por hajdut u gradua gjeneral. Me gjeni nje ushtarak tek regjimenti komando qe ska paguar Xhemolin. Imami si krye hajdut e emeroi pas kesaj tek Brigata Logjistike. Sa tendera marje ne pune jashte kritereve dhe sa trasta me para jane grumbulluar aty Imami Xhemali dhe ndihmesat e Xhomolit e dine. Sherbimet e fshehta i dine hajdutlleqet e tij, i kane edhe me prova. Si mund te mendohet qe nje Shef i Shtabit te Pergjithshem te dergoje forcat speciale te ushtrise tek biznesi privat per ruajtje???????? Nese dikush tjeter do ta kishte bere kete, do te ishte ne burg. E ku mbarojne gomarlleqet e ketij bastardi!Mora shkas nga kjo deklarate e ambasadorit te SHBA në Shqipëri të enjten gjatë seancës së dëshmive në Nënkomisionin e Senatit për Çështjet Evropiane, ku nder te tjera tha: “Në të njëjtën kohë ne duhet të ndihmojmë Shqipërinë të luftojë korrupsionin dhe përgjegjshmërinë brenda ushtrisë që ajo të plotësojë standardet më të larta të një aleati të NATO-s”.

  11. raimondi says:

    Gjithe theksi i fjales se ambasadorit amerikan eshte tek….modernizimi forcave te armatosura te Shqiperise……Mirpo kjo gje nuk ju pelqen atyre qe jane ne krye te Shqiperise, sepse i ngelet qejfi grekut po te mari Shqiperia amratim modern amerikan

    Politka jone edhe kur ishte Sala la nam ne kete drejtim , ndersa tani do diskretitohet fare, sepse ky ambasador paska ardhur me mendimin qe te armatosi Shquiperine…..nderkaq qe Edushka ju tha ushtarakevene nje mbledhje ne Vlore qe ….do ju regullojme rogat, por me shume mos kekroni……

    Mirpo ja qe kerkon me shume Daj Sami, _-Tani si do ja beje Edushka ?

  12. Cecen i lasht says:

    Qe keni gjet qen te mire, kjo dihet
    Por,ca lloj qensh jan shqiptart?
    Qen stani,jo
    Qen cirku, vetem politikanet,dhe kta per cirk fshati
    Qen garash vrapimi, qe shesin rezultatet
    Qen,kone shpije, …. John se te ndyjn banesen
    Qen zagar qen gjahu,
    Per kte qellim i mban amerika shqiptart,por qe dulen qen rrugac,nga ata qe hajn ke kazont e plenave
    Dhe kta i vret bashkija se si duhen as dreqit
    He
    Shqenpetaret!!!

  13. Lym Demokrati says:

    A e fillut prap me puq a? Si qekan ma t’mira kur fitoi tan krimi organizu ne droga?

  14. Kosova says:

    KAMERA jam plotesisht dakord me ty si ne Shqiperi ashtu Kosove qdo here sjellin do ambasador leshi me pamje komike.Pse e bjen kete Amerika ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje