Takim Lavrov- Rama në Nju Jork/ Mediat ruse: Biznesi rus, i interesuar për investime në Shqipëri

27 Shtator 2013, 09:42Politika TEMA

“Biznesi i Rusisë ka treguar interes për projektet ekonomike në Shqipëri”.

Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në takimin me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmë vonë, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Lavrov ka theksuar interesimin e biznesit të Rusisë për një numër të projekteve ekonomike në Shqipëri”, thuhet në një raport të Ministrisë së Jashtme ruse, informon agjencia Itar-Tass.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur për qasjen e kabinetit të tij për intensifikimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik.

Rama dhe Lavrov, po ashtu, diskutuan edhe për situatën në Ballkan.

Të dy palët u pajtuan për të mbajtur konsultime të rregullta në nivel të ministrive të jashtme të të dy vendeve, që do të fokusoheshin në çështje të ndryshme.

22 komente në “Takim Lavrov- Rama në Nju Jork/ Mediat ruse: Biznesi rus, i interesuar për investime në Shqipëri”

  1. shpatar says:

    Populli Rus e ka dashur dhe e do popullin Shqiptare.Politikat nuk kane qene te qendrushme nga Ruset ne Ballkan.I madhi duhet te tregoje me serjozitet ndaj te voglit.Nese ndryshojne qendrimet politike dashuria, midis dy popujve qe u cimentua nga Stalini, do te ringjallet.

    1. Doni ALBO says:

      Populli rus te do aq sa e dojne sllavet e ballkanit, me mire te them te vdekur…Kurse rama bene gabim fatal nese lejon “biznesin” rus te deportoj ne Shqiperi sepse vetem biznes per te miren e shqiptarve nuk eshte ashtu sic nuk eshte dhe ishte biznesi grek ne shqiperi, ne fund te fundit jane shtete armike te perbetuara te kombit shqiptar dhe rusia eshte si lidere e gjithe ketyre gjarprinjeve.

      1. Pilo Lala says:

        Shpatar ose Shpellar,
        Perandoria Ruse kurre nuk e ka dashur Shqiperine, ne asnje periudhe te Historise. Boshti Rusi-Serbi-France-Greqi eshte shume i lashte dhe do mbetet i tille.
        Rusia dhe Serbia jane nje, ashtu si dhe Shqiperia me Turqine.
        Bravo Edi Rama qe zgjodhe Turqine Partnerin e pare strategjik.

        1. enea says:

          Lajle lule qenke nga mendja.

        2. shpatar says:

          Pilo:Lexoje me koke ckam shkruar dhe qe ta kuptosh futi nje Pilo me kos.

      2. tiger says:

        Kush te do te vdekur ty mor aman. Po ty te vdekur te la Sala o tutkun, ne te gjitha drejtimet. Akoma me sllavet ketej e sllavet andej. Doni te beni patriotizem dhe ju fshataret.

        Ta di per nder te madh ai qe ulet dhe arrin te afroje biznesin Rus ne Shqiperi.

      3. XHINO says:

        Doni ALBO Mos je gje i nipi i xhaxhit ENVER TI QE PO NA FLET PER SHTETE ARMIKE TE BETUARA

    2. Erenik Doli says:

      Le ta njohe Kosoven si shtet njehere Rusia, pastaj nuk ka problem: bejme biznes per bukuri.

      1. enea says:

        Pse??????? Cfare kushti koti qenka ky per ty????
        Mua sme duhet fare, sma ndien fare nese e njoh apo jo Kosoven. Per mua nese Ruset do vijne te investojne dhe te krijojne vende pune e kane deren te hapur.

        Boll me Kosoven!!!

  2. Liridon says:

    Kemi pare ambasadorin Rus ne Opinion Klan mbas zgjedhjeve.Duhet te ritransmetohet perseri ky emision,pasi ndihmon shqiptaret te kuptojne kordinatat e “celulave antiamerikane”,te cilat tani kane per detyre “Jugasllavizimin e Ballkanit”,me ndihmen e ish-studenteve ne fakultetet e Lavrovit,Fule,Kukan dhe ..vic-ave te tjere.
    Le te shpresojme se Rama nuk ka zbatuar porosine e Lavrovit per te mos ndjekur nga salla fjalimin e presidentit Obama.

  3. durim says:

    Na duhen marredhenie te shkelqyera me SHBA dhe BE te cilet jane aleatet tane te sinqerte. Marredheniet diplomatike me nje vend te madh si Rusia domosdo duhen inkurajuar.
    Qendrimi negativ rus ndaj Kosoves dhe qendrimi miqesor rus ndaj Sirise duhen mbajtur mire parasysh pasi kane domethenie te madhe ne politiken e jashtme.

    1. karlzajsjena says:

      durim:nuk kam asgje kunder mendimeve te tua.por,ne(shqiperine)ska ku e kap qeni.e kuptove domethenien besoj.desha te them qe:ne kemi nevoje per investime,pamvaresisht se nga vine.nuk ka kuptim me lufta e ftohte.kush i krijon mireqenie shtetit te tije eshte per tu falenderuar nga populli.SHTETE TE FUQISHME SI:KINA,SHBA,RUSIA,INDIA…ETJ.ESHTE MIRE TI KESH MIQ SESA ARMIQ.

  4. Bert says:

    Kete fotografine ketu e dergon ky Rame , se iu duken te bukura shkallet. Imagjinoheni se sa merr vesh katunari Ram nga ekonomia dhe diskutimi per ekonomi.
    Nga Vicidoli ne Ram-Babrruja

  5. nendetesja 105 says:

    O Kryeminister Rama, piqu urgjentisht dhe mos vazhdo te jesh palle ne gjeopolitike. Qendroi larg ofertave te “shilovikeve” ruse. Mos degjo keshillat e Shkerdhen maliqit tre breza hyzmeqar i serbeve. Mos degjo keshillat e gjeneral Lleshit, qe ne te pakten dy raste si zv/shef shtabi ka firmosur shkresa zyrtare ne dobi te serbeve dhe ruseve dhe ne dem te Shqiperise dhe aleateve te saj euro-atlantike! O ti i Gjati mos degjo keshillat e zv/.kryeministrit tend tre breza spiun i fwinjeve!Nese do dokumenta nuk eshte hic problem pyet dhe do ti gjesh, kot nuk thote italiani chi cerca trova.

  6. Tolo says:

    Nje nga fatkeqesite e shqiptareve jane sllavet dhe kisha ortodokese sllavo-greke.Dihet se ne krye te sllaveve jane ruset edhe serbet jane sllave te ardhur ne Ballkan ne shekujt 6-7 nga territori rus, nga Uralet Do zoti qe Rama te kete perdorur gjuhen diplomatike, kur ju ka thene qe jeni te mirpritur.Nga Rusia nuk na ka ardhur dhe nuk do t’na vije KURRE ndonje e mire.Kete popull e ka mbeshtetur vetem raca Anglo-Saksone, pra racat gjermanike dhe angleze.Ne duhet t’ju jemi mirenjohes perjetesisht atyre, territoret ku flitet anglisht dhe gjermanisht

    1. tiger says:

      Pallavrat e patriotve te Gjizes. Yshhh gomere

  7. AP says:

    Duke lexuar komentuesit mu kujtua Enver Hoxha!
    ” Rusia rrezik per pavaresine e Shqiperise, larg Rusia nga Ballkani, perandori pushtuese, caret e kremlinit…. Etj etj ”
    Njihen 3 Rusi:
    Rusia cariste qe dha shpirt ne shkurt 1917
    Rusia sovjetike- tetor 1917- gusht 1991
    Rusia demokratike- pas vitit 1991
    Te trija armike jane per ne? Po qe keshtu, ta bejme si Enveri, te prishim maredheniet diplomatike dhe te mbetemi me ta ne gjendje lufte! Fundja c’na duhet Rusia?!

    1. Setari says:

      Nejse gjithsesi komentuesit jan te shqetesuar de jo pa te drejt pasi nuk i kemi dhen provat si popull te fqinjesis se mire me Rusin dhe politikat e ndjekura nga Rusi jan me te vertet jo ato qe ne si shtet kerkojm te ndjekim dhe te projektojm ne rajon apo edhe me gjer.
      Ndoshta (dhe ketu me fal nqs po tregohem naiv) ky ka qen thjesht nje takim miqesor. Rama ka degjuar pikpamjt e Lavrovit ne lidhje me politikat qe ai kerkon te ndermarr drejt ballkanit apo me gjer – dhe Lavrovi ka degjuar Ramen per nevojat qe ai ka per te sjell zhvillim ekonomik ne Shqiperi.
      Megjitahte dm shum pak per te folur, gjykuar, apo pasur frike.

  8. tiger says:

    Jane interesa biznesi ne te mire te dy popujve. Nuk pjerdh Rusi per dashuri, per sllav apo lesh.

    Kthehuni ne boten reale o patriotet e gjizes. Sot quhet normal bashkpunimi Kosove-Serbi, jo me Shqiperi-Rusi.

  9. oligar says:

    O popull pa rusin sot do ishim kenet dhe do ishim shtet islamik dh lagje e turqis!!!!!!!!!!!!!!!!!o debila qe kot e hani buken!!!!!!!!!!!!!!!!!!1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje