Axhenda e Nishanit në SHBA, vetëm takime “entuziaste” me emigrantë shqiptarë

27 Shtator 2013, 10:52Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani prej ditësh ndodhet në SHBA. Por, në dallim nga Kryeministri Rama, axhenda e tij ka qenë shumë e varfër.

Nishani ka pasur takime kryesisht me organizata dhe emigrantë shqiptarë, me përjashtim të një takimi me Filip Riker. Edhe gjatë ditës së sotme, Presidenca bën me dije se Nishani ka pasur një takim entuziast me emigrantë shqiptarë nga Nju Jorku. Edhe pse për këto takime, ata janë detyruar të paguajnë nga 100 dollarë.

Nëse shikon faqen e Presidencës, aty gjenden njoftime për takime të Nishanit me “Vatrën”, kongresmenin shqiptaro-amerikan, Mark Gjonaj, një takim me komunitetin amerikano-hebre dhe takimin e djeshëm me shqiptarët e Nju Jorkut.

“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë në një pritje entuziaste, të organizuar për nder të tij nga komuniteti shqiptar, ku ishin të pranishëm shqiptarë nga Nju Jorku dhe të ardhur nga shtete të tjera të Shteteve të Bashkuara.

Në përshëndetjen e rastit, presidenti iu drejtua të pranishmëve duke i quajtur avokatë të çështjes shqiptare dhe farkëtues të miqësisë dhe lidhjeve mes Shqipërisë dhe vendit më të madh të lirisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Me suksesin tuaj na bëni të ndjehemi krenarë, sillni prosperitet për familjet tuaja dhe i jepni Shqipërisë e shqiptarëve imazhin e vërtetë”.

Pasi bëri një paraqitje të shkurtër të zhvillimeve demokratike dhe politike që kulmuan me zgjedhjet e fundit të zhvilluara sipas standarteve të përparuara ndërkombëtare, Presidenti Nishani nënvizoi se kultura dhe traditat e pasura, toleranca fetare dhe besa, bashkëpunimi me fqinjët dhe rrugëtimi i pandalshëm europian bëjnë të mbajë kokën lart çdo shqiptar, në Shqipëri dhe kudo në botë”, thuhet në një njoftim të Presidencës.

30 komente në “Axhenda e Nishanit në SHBA, vetëm takime “entuziaste” me emigrantë shqiptarë”

  1. ciku says:

    Presidenti me i dobet dhe me pa stature ne historine e republikes…..

    1. Anad says:

      Po mire,o burra,cfare te bente me teper ky GJYTYRYMI i Berishes me teper se te HANTE NJE PJATE PACE FALAS???
      Tere jeten ne USHTRI fasule ka ngrene,tani qe i erdhi dita,ju nuk e lini rehat!!!
      Epo ketu ka TRADHETI BURRA!!!
      Te shkoje KRYEMINISTRI NE TAKIMIN ME OBAMEN E TE MOS therrasin PRESIDENTIN,kjo nuk durohet!!!
      Dhe ao i futi nje PILAF ME PACE QYL!!!
      Po kaq mund te beje ky GJYTYRYM,se Berisha nuk e parashikoi,qe do PIRDHEJ NGA SUNDIMI!!!
      Hej,AMERIKE ,me te pifsha dolline!!!
      Nje shkelje syrit i bere Berishes dhe e fute ne VRIME TE HALES!!!

    2. XHINO says:

      cpret nga nje Kapter ?Tani edhe takim me peshkataret e Amerikes i ka mbetur te beje TURP TURP TURP

  2. Pijaneci says:

    Bravo! Ky është burrë shteti…Lum si neve që e kemi…

  3. tekniku says:

    Shpresojme ta presi ndonje autoritet zyrtar ,pasi ky eshte turp.Shihni axhenden e Rames dhe beni diferencen se ku e ve USA Nishanin.

  4. deti says:

    Mja bete komente mllefqare dhe tu paguanin s’do ishit kaq injorante dhe te liq.

    1. tiger says:

      Thjesht realist. Natyrshit per ju shpellaret nese ke prekur Nishanin, ke prekur Saliun.

      Ky President perfaqson 100% PD-ne sot. Parti sakate. Nga mendja dhe vizioni – jo fizikisht, qe te kuptohemi.

  5. skaran says:

    Harxhon ca leke nga xhepat e shqiptareve per te pare boten me gjithe gruan lummadhi.

    Mjere ne ke kemi per kryetar shteti. Nje nenrace miu.

  6. turisti says:

    Edhe takimi i Rames qe 100 dollare, cdo te thote kjo ? Pastaj kujt i thoni emigrante ju ore, ne Amerike jane te gjithe me letra dhe te integruar plotesisht ne jeten ekonomike, politike e kulturore. Emigrant ne Amerike sot quhen ata pa letra.

  7. tepelena says:

    lereni mavrine ,ai pshesh po ha !

  8. Beni says:

    Po ckeni me Bujarin ai buke e kos do,le te shkoje ku te doje ai smban pergjegjesi sepse nuk kupton asgje cfare i thone miqte dhe diplomatet e huaj,sepse ska kapacitetet e duhura.po keshtu e turperon Shqiperine Saliu zgjodhi rrangun e vet ne Presidence,Kuvend,se per vete Shpellar eshte dhe do mbetet.

    1. Wendy-B says:

      Hahahaha po pra buke e kos do. Megjithate si “figure” qe eshte i dhane dhe pace e pilaf te restoranti i Ndue Ftonit. Ups ate e futen ne burg per mashtrim taksash….. Do e kete pritur ndonje bashkatdhetar tjeter i nderuar.

  9. Gjeralb says:

    Akoma President eshte ky paterica e Sali Ali Babes me dyzet hajdute?!

  10. melesh says:

    Ka nje papergjeshmeri dhe injorance totale te gazetareve te cfaredo lloj gazete ketu tek ne.Media duhet te shkruaj ne menyre korrekte dhe jo diletante dhe ne disa raste tmerresisht injorante.Bashkohem me turistin ku thote qe termi emigrant perdoret vetem per personat qe nuk kane dokumenta ne cfaredolloj vendi qofshin ata.Shumica e shqiptareve jane integruar ne vendet ku jetojne dhe jo vetem kaq por japin edhe kontributin e tyre jo vetem ekonomik por edhe politik e shume sfera te tjera te jetes dhe per kete arsye quhen diaspore ose shqiptaret me banin ne Amerike,Greqi,Itali etj.Edhe ne median shqiptare duhet nje RILINDJE pasi injoranca,pislleku dhe korrupsione e ka kapur nga gryket.

    1. XHINO says:

      melesh -Mere pa lesh se do mbetesh koklesh

  11. Bill says:

    TURP I SHQIPTARVE!

  12. ramy dibrani says:

    Takime te rendesishme me emigrante te parendesishem. Edhe qen chicago do kete qene ne keto takime te rendesishme si qen I rendomte.
    Cudiiii??????

  13. Vlora says:

    Amerika pret dhe perciell vetem komunistet shqipetare nacionalistet nuk i ka pritu kurr, po ne fakt priten dhe Mitat Frashrin,por neser doli i vdekur.

  14. Duket se te paska lene pasoja ben cikago ty..hahaaa paska pas efekt

  15. Socialist says:

    O te shkrete te ashtuquajtur “gazetare”, Presidenti nuk ka rol ekzekutiv keshtu qe ai nuk eshte detyrimisht i detyruar te takohet me njerez e personalitete te larta.

    Kjo propagande po behet per te mbuluar takimet e dobeta te Edi Rames.
    Sepse fatkeqesia eshte qe kur shkonte Berisha ne Amerike, ai takohej me shume personalitete boterore kurse Edi Rama ka takuar nje numer shume te vogel personalitetesh.
    Do ti lutesha “gazetarit” qe e ka bere kete shkrim te na e tregoje se me kend eshte takuar Rama e me kend eshte takuar Berisha.
    Sepse krahasimi nuk behet midis kryeministrit me pozite ekzekutive dhe kryetarit me pozite simbolike por behet midis dy kryeministrave.

  16. saimir says:

    Atyre qe e luajne kete loje me mjeshteri u duhet garancia nga Rama per mosndeshkimin e grupit miks LSI(Luli,Sali,Ilir)e jo Nishani,se ate e kane ne dore e e hedhin si te duan.Ndaj mos u ekzaltoni kaq shume,por prisni se ç’fare e si do veproje drejtesia ne kete vend per tu ringjallur shpresa e shtetit ligjor,por jo nen siglen “te shikojme nga e ardhmja duke lene pas te shkuaren qe kaluam”.Shikoni ç’fare i kerkoje Rames” Lufte te paepur ndaj terorizmit e nuk permendet korupsioni”.

  17. Iliri says:

    disa nga komentuesit kane shprehur rezerva per shkrimin por une doja te shtoja dicka ne argumentat e tyre per kete shkrim diletant dhe pa profesionalizem gazetaresk por me shume militantizem partiak. fjalite e para “axhenda e tij ka qenë shumë e varfër.Nishani ka pasur takime kryesisht me organizata dhe emigrant shqiptarë, me përjashtim të një takim me Filip Riker.” sipas gazetarit takimet me emigrantet shqiptare ne amerike dhe kudo qe te jene qenka nje varferi ne takimet e zyrtareve te larte qe nuk e ulin dot hunden te takojne “refugjatet” qe mbajne ekonomine e vendit qe ata drejtojne me By… se e kemi pare se si drejtohet ai vend qe nga momenti qe hyjme ne aeroport. ku dhe per te marre vulen e kufirit disa kane nganje polic mik dhe te hyjne pa rradhe. ky eshte mentaliteti qe keto takime qenkan varferi per politikanet tane si Z rama qe kishte kohe te shkonte dhe ne dasmen e trete te SORROSIT por nuk kishte mundesi te shkonte e takonte bashkatdhetaret qe ropaten dhe dergojne te ardhurat e tyre 1/2 e GDP se vendit per te mbajtur keta politikane me rroga dhe dieta te majme. ky eshte kulmi.

    1. Socialist says:

      Iliri,
      Pajtohem plotesisht me ty.
      Fatkeqesia e neve socialisteve eshte qe nje numer i madh i socialisteve po e mbrojne me cdo kusht Edi Ramen, pa marre parasysh se Edi Rama po na e shkaterron partine.

  18. Socialist says:

    Gjithashtu, duhet shtuar se komuniteti shqiptar ne Amerike nuk e ka pritur fare Ramen.
    Nuk ka ndonje vend qe eshte pritur Kryeministri Rama sepse eshte i urryer nga te gjithe shqiptaret ne Amerike.
    Kjo eshte shqetesuese.

    1. Wendy-B says:

      Hahahahaha
      Nga e gjete ide o vlla? Ne ketej nga nahija jone, e kena xhan. Biles kena shok dhe te vellain ?

  19. Shkodrani says:

    Po kusht ta var ty moj koqe edhe atje ku ke shku shkove per biznes me shit bileta 100 dollarshe me i nxjerr ndonje shpenzim sal ram berishes sa dollar mblodhe dhe a ja cove atij te tana se te heq prej detyret . Edhe ata shqiptaret qe te thirren ty ne Amerik ishin tan ata qe i financonte sala me leket tona

    1. Wendy-B says:

      Big like per ty Shkodrani. Do shtoja ,inshallah nuk e shetisin ata qe e kan ftu andej nga Dearborn , se e marin per arab. E mbajne atje e s’na e kthejne me.

  20. llalla says:

    Presidenti eshte kukulla e PD dhe Sale, te cilet Amerika dhe EU i ka bere dalje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje