Partizani ka treguar edhe një herë se është ekipi i transfertave, pasi në katër takime të zhvilluara jashtë, ka mundur të fitojnë tre herë.
Të kuqtë kanë mundur nënkampionët e Kukësit 1-0 në fushën e Krujës, duke qenë se fusha e Kukësit është dënuar.
Me këtë fitore, Partizani është ngjitur për momentin në vendin e dytë, me 11 pikë, një më pak se kryesuesja Teuta, në pritje të takimit Vllaznia-Skënderbeu.
Pas ndeshjes, trajneri i Kukësit, shkodrani Armando Cungu dha dorëheqjen.
Kryesuesja e Superligës ndërkohë, Teuta, ka barazuar 1-1 në Lushnjë.
Tirana ka marrë një fitore të vështirë 1-0 ndaj Kastriotit, duke dalë disi nga zona e ftohtë, ndërsa Flamurtari ka treguar se këtë sezon do të luftojë për mbijetësë.
Vlonjatët kanë barazuar 2-2 me Ballshin, edhe pse për 45 minuta kanë luajtur me një lojtar më shumë.
Shpresoj qe kesaj rradhe Partizani te mos behet viktime e kulisave, per ta nxjerre perseri ne Kategorine e Pare!
or Artur LEGJENDA eshte ne kategori superiore aty ku e ka patur vendin prej kohesh dhe nuk e kuptoj per cfare kulisash e ke fjalen mor lum miku
PARA PARTIZANI LEGJENDA E SHQIPERSIE
Kukesi ne te paren