Beqaj: Tarifa zero për shërbimet mjekësore për kancerin

1 Tetor 2013, 12:45Sociale TEMA

Në ditën e parë të muajit për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për kancerin e gjirit,  ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka urdhëruar që tarifat për shërbimet mjekësore të ofruara për të sëmurët me sëmundje tumorale të bëhen zero.

Përmes një njoftimi  Beqaj thekson se , “po nga sot, kam urdhëruar edhe përjashtimin nga aplikimi i tarifave për shërbimet mjekësore të ofruara për gratë shtatzëna, një premtim i kahershëm i Partisë Socialiste, i bërë tashmë realitet me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.”

Ai ka ftuar vajzat dhe  gratë të diagnostikohen, me qëllim parandalimin e sëmundjes.

“Me qëllim rritjen e mundësive për parandalimin e kancerit të gjirit, ftoj vajzat dhe gratë e çdo moshe dhe profesioni të mos hezitojnë, por të bëjnë të gjitha ekzaminimet e mundshme të vetëkontrollit për diagnostikimin dhe kurimin e hershëm, të cilat mund të shpëtojnë jetë”./A.XH

12 komente në “Beqaj: Tarifa zero për shërbimet mjekësore për kancerin”

  1. tanino says:

    me ne fund vjen era shtet

    1. 1 000 000 shqiptare. says:

      ok, shteti i ben tarifat zero.BRAVO.

      po doktorit qe viziton ne shtet, si do tja bejne qe nuk te ze me dore po nuk i fute leket ne xhep???????????????????

      kjo eshte kryesorja qe duhet zgjidhur,,se me thene te drejten nuk te vret tarifa e shtetit,,, por te vret xhepi i doktorit

    2. Tiku says:

      Vazhdojne me perrallat keta. Mire o popull, mqs po e hani sa krahu me keto show-et e ketyre, uroj me gjithe shpirt qe t’i perjetoni keto te mira! Do Zoti nuk zhgenjeheni serish, si sapun ngrenesa qe jeni

  2. TA PIKI says:

    TE GJITHA BEJ I FALAS ASHTU SIÇ I KENI GENJYER POPULLIN SE EDHE TEMA JU LAVDERON ME SHUM

  3. mbase says:

    -Duhet bere depistim i popullates,pasi kjo semundje eshte ne shifra alarmante.Kaq gje e meritojme..

  4. tomorri says:

    Do te deshiroja shume z.minister qe Rilndja te triumfoj ,dhe do te triumfoj por nje merak e kam: Mos degjoni pallavraxhinjte,antishqiptaret,kopuket,injorantet jo malesoret por maloket e ndyre qe edhe per 23 vjete nuk u bene njerez se ajo rrace eshte por shikoni perpara.Ky lajme eshte nje kryeveper me shume per vajzat dhe grate shqiptare,se mjafte i genjeu doktoreshe Liria dhe i grabiti edhe piken e fundit te djerses.Poshte kreminelet.

    Injoranitit TA PIKI i them me qetesi : gjerat nuk behen me suste por duane nje kohe minimale more malok i trashe,more bari dhishe.

  5. Meri says:

    BRAVO..! me ne funde po na kthehet shpresa e humbur.

  6. kalciani says:

    Shko ne “55” dhe ha pace me Balliun!
    “Ta Ciku”!

  7. boll says:

    Ta pik vertet tap dhe pike qenke po kaq I trashe sa nuk e kupton dot

  8. Epirioti says:

    Të lumtë goja! Ashtu duhet…
    Vetëm se ju po ofroni falas atë që nuk e shërbeni. Është si të shkosh në kinkaleri se I zoti ka vënë një reklamë që ofron mish qengji falas. Interesohu njëherë, çfarë mund të ofrosh, sa janë mundësitë, ç’kosto kanë dhe nga kush do mbulohen, pastaj jep me detaje këto që duhet ti mësosh. Leri populizmat, ji serioz, bëhu profesionist, ji I detajuar se do merosh njerëzit që do turren si turmë para spitalit, krijohet kaos, pakënaqësi, e pastaj na e denigron votën që ju dhamë për të bërë shtet, e jo qyfyre. Hajt mor çun, me krahë të lehta posti e me mend në kokë

  9. PS says:

    Jua them une cfare do ndodhi: Ky palla (si gjithe pallat qe kane hyre gjithnje ne zyrat e shtetit tone te pjedhur) thote do jap kete e ate falas, por nderkohe nuk ka as tekonoligjine, as ilacet dhe as fondet per te trajtuar semundjet kancerogjene falas.
    Njerezit do shkojne neper spitale dhe do i kerkojne stafit sherbime falas se me demek paska thene Beqje idioti, ata s’do kene cfare t’i ofrojne dhe do krijohen konfliktepasi katnari i trashe nuk kupton se Beqja i ka genjyer.
    Keshtu ndodhi edhe kur keta mjeshtrat thane qe do japim sherbim spitalor falas gjate fushates. Shkonin injorantet e pasiguruar i kerkonin mjekeve te mos paguanin faturen e percaktuar nga shteti. Ky popull eshte injorant, o sqarojeni mire cfare perfshihet dhe cfare jo ose mos llapni populizma dhe aq me teper kur nuk ia ofroni ate sherbim. Beqje koqja

  10. naun kule says:

    sot ne daten 16 tetor ne spitalin e onkologjikut ne tirane nuk kryhej sherbimi falas per kancerin e gjirit pergjigja ishte nuk na ka ardhur asgje me shkrim. u larguam te zhgenjyer. si eshte e verteta?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje