Ministri i Energjitikës dhe Industrisë, Damian Gjknuri, ka zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme me banorët e Zharrëzit në Fier, të cilët prej kohësh ankohen për lëkundjet si pasojë e shpimeve për gjetjen e naftës.
Ndërsa ka thënë se kjo situatë do të zgjidhet, Gjiknuri është ndalur veçanërisht në situatën e krijuar në kompaninën e Albpetrol.
Ai ka thënë se janë bërë abuzime në miliona dollarë, ndërsa ka premtuar transparencë.
“Albpetroli ka pasur para por këto para janë shpërdoruar. Miliona e miliona dollarë të shpërdoruara me ankande fiktive, me vjedhje nafte, vjedhje fizike dhe vjedhje me ankand. Është ndërmarrja që meriton të hetohet plotësisht, dhe shumë shpejt do të kryejmë edhe ndryshimin në drejtimin e Albpetrolit. Publiku do të mësojë për të gjitha ato të zeza që kanë ndodhur në atë ndërmarrje. Shumë shpejt do të kemi ndryshimin e drejtimit të Albpetrolit, një transparencë të plotë se çfarë është bërë aty, si janë harxhuar ato para”, ka thënë Gjiknuri.
“Ju e dini se Albpetroli nuk e ka më atë aktivitet ekonomik dhe ai ushtrohet nga kompani koncesionare, por ne si shtet nuk mund të lajmë duart duke thënë e ka marrë privati e tani le të bëjë çfarë të dojë. Jo, këtu publiku siç e thashë meriton një përgjigje. Përgjigja është se kompanitë e huaja kanë marrë këto kontrata por ato kontrata duhen zbatuar. Nuk mund të pranoj unë që kanë vite këto kompani dhe na dilkan me humbje kur ju e shikoni e jeni dëshmitarë të pagave të tyre të larta, të investimeve e blerjeve të mëdha. Si bëhen këto, pa para? Natyrisht që nuk bëhen pa para, ndaj paratë janë aty. Shteti duhet të monitorojë zbatimin e drejtë të këtyre kontratave që shteti dhe publiku të marrin përfitimin mbrapsht nga nafta. Kështu u jepen zgjidhje edhe problemeve sociale që dalin nga ristrukturimi i kompanisë dhe problemeve me papunësinë”, vijoi më tej Gjiknuri.
Po te mbyllen dyert e bashkepunimit, qeveri- hajdutet,borxhi publik do ulet me shpejtesi,ne te kundert na pret katastrofa.
Mos prisni permiresime mikroskopike nga “ngritja e moshes se pensionit”,kontrolloni vjedhjet dhe korupsionin,suksesi nuk vonon.
ORE LERE TRANSPARENCEN SE U NGOPEM ,E FUT DOT NE BURGE BODEN DHE TACIN .PO KENI BY………,,,BEHE PO SKE MOS NA TREGONI ME PERRALLA SE U NGOPEM
ABUZIMI NUMER 1:
http://goo.gl/pEo6Bc
Me ke do besh transparence o Damjan, me drejtorin e Koqo Kokedhimes qe po pergatiteni ta vini drejtor te albpetrolit?
fjalet le ti shoqerojme me vepra zoti gjiknuri
A mbani mend qe rama te jete pronocuar ndonjehere kunder Tacit. Po ashtu sic nuk pronocuar ndonjehere kunder Delijorgjit. Vetem Brace hde Baze jane pronocuar kunder tyre por edhe atyre Rasma ja ka mbyllur gojen. Kjo historia e transpraneces eshte per te fituar kohe sa te fillojne te marrin keta ministrat e rinje zarfat e tyre. Dhe marrja e zarfave fillon kur te emerojne miqte e tyre si drejtues ne albeptrol. O popull i zones mos prisni qe gjera te ndryshojne se jane zevendesuar disa me disa te tjere dhe historia vazhdon si me pare.
zoti minister;
JO vetem konstatime,konstatime ka ne arkivat e KLSH,ka ne arkivat e auditimeve te brendshem ne cdo ministri,dhe do te dalin perseri nga auditimet e ministrive te rindertuara.
Ka 8 vjet,qe ka shifra te pa arketuara e vetem konstatime.
Ka ardhur koha qe te arketohen parate e vjedhur e te mbushet arka e shtetit.
kjo do te forcoje rolin e shtetit,e per rjedhoje edhe arken ekonomike.
Cdo auditim kur fillon gjeja e pare njihet me akt-kontrollin e fundit,dhe shikon si jane realizuar masat e mara e detyrat e vena.
kaq mjafton qe te ndiqen me kundravajtje administrative, per ata qe i kane lejuar qofte Titullar i institucionit, ose per ndjeke ligjore, penale.
Me ke do e beje inspektimin ministri? Me ceten e hajduteve te Nanos dhe ministrise se ekonomise qe i ka marre tani ne ministri?
-Shikoni borderote dhe gjeni rrogtaret ku jane dhe sa kohe kane pa ardhur
ne shqiperi.
ORE ABUZIMI ESHTE VJEDHJE,KESHTU QE HAJDUTI ESHTE REAL…SHUME KOLLAJ KAPE ,SEKUESTROJE ,DENOJE DHE FUT PARET NE BUXHET…KETE E KA BO EDHE SULLTAN SULEJMANI…JU BONI PORDHE ,,,VEPRO DHE LERI LLAFET..LIGJI KA QENE DHE ESHTE,,DHE HAJDUTI ESHTE GJALLE CFARE PRET ..MBUSHNI ARKEN MEPARET E HAJDUTEVE
Sa per informacion, ALBETROLIN tani e Ka marre Koco Kokedhima. Endri Fuga, njeriu me i afert i Kocos eshte bere Drejtor i Albeptrolit. Shpresojme qe menaxhimi i mire i Kocos ta nxjerre ndermarrjen rendabel me fitim ne menyre qe punetoret tu paguhen rrogat e prapambetura.
Abuzime kane bere pastruesit e zyrave, kane shperdoruar bishtat e fshesave,te larterit “nuk kane vjedhur,kane turp te vjedhin”.Kjo eshte transparenca.