FOTO LAJM/ Ministri Veliaj u flet me gjuhën e shenjave fëmijëve që nuk dëgjojnë

27 Shtator 2013, 18:42Sociale TEMA
FOTO LAJM/ Ministri Veliaj u flet me gjuhën e shenjave fëmijëve

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, vizitoi institutin e nxënësve që nuk dëgjojnë në Tiranë, të cilëve u uroi një vit të mbarë shkollor në gjuhën e shenjave.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu sot. Ju uroj shumë sukses për fillimin e vitit shkollor. Do të punojmë bashkë për ligjin e ripërfshirjes, aftësisë së kufizuar, zyrtarizimin e gjuhës së shenjave dhe shërbimin e përkthyesve”, u tha fëmijëve Veliaj me gjuhën e shenjave.

Personat me aftësi të kufizuara në dëgjim janë një nga grupimet e aftësisë së kufizuara në Shqipëri. Regjistrimi i popullsisë në 2011 tregoi se janë 37,919 persona me aftësi të kufizuara në dëgjim, mbi moshën 15 vjeç.

Një nga shërbimet që ata nuk përfitojnë është ai i shërbimit të asistencës, që konkretisht për ta është përkthyesi i gjuhës së shenjave, që është një shërbim jetik dhe domosdoshmëri për  integrimin e tyre në shoqëri, për të ndjekur shkollat e për t’u punësuar më tej, por edhe në çdo aktivitet të ditës së tyre./ep

22 komente në “FOTO LAJM/ Ministri Veliaj u flet me gjuhën e shenjave fëmijëve që nuk dëgjojnë”

  1. Sokol says:

    Bravo minister! Te lumte per deshiren per pune!

    1. sokol says:

      erjone urime po na bo ndoje vend pune pa pate mundesi se me ty kena qen dhe do jename respekt sokol halimllari

  2. Zigur Qarri says:

    Gjuha e shenjave duhet te jete e detyrueshme ne arsimin fillor per te lehtesuar sadopak komunikimin e pacienteve ne koma.

    1. saimir says:

      Po tallesh apo e ke seriozisht? C’lidhje ka gjuha e shenjave me te semuret ne koma?

    1. niko says:

      qa te lumt moj, nga mjaft doli minister ky plehra, ja ne nuk hym kurr ne europ, me keta maskarej, Delinquente.

      1. enea says:

        Ne nuk hyme ne europe per shkak te njerezve si puna juaj qe as shqipen nuk dine ta shkruajne.

  3. qytetari says:

    Puh,sa i zoti ky minister,pale Mero per ta reklamuar!
    Vetem nje gje desha te kujtoj,PO PRESIM TE RILINDIM.

    1. enea says:

      Ju jeni shembulli tipik i shqiptarit gjithmone te pakenaqur, te paduruar, dhe mbi te gjitha pesimist per te rene qe tek tuk cel ne vendin tone.

      Qytetar!!! Rilindja, apo ndryshimi fillon edhe nga gjerat e vogla, ato qe juve mund tju duken bajate, por diku duhet filluar. Boll me me kritika alla bolshevike duke marre ne shenjester individin.
      Rilindja nuk presupozon te te vije ne duar si me mrekulli, por fillon nga ty vecanerisht.

      1. Rebel says:

        Jane te paditur ushtaret e doktor vdekjes.Per te lindur duhen nente muaj.Per te rilindur duhen edhe me.

  4. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, ALSO MOVE ON ALBANIA FOR GOOD. says:

    Nuk e di se si mendoni ju komentues per kete minister, por eshte shum i moderuar dhe ka nje kuptim pozitiv ky person ne politiken shqiptare.

    1. niko says:

      po po esht shum i moderuar. bile ka then se do ja u jap 300,000 eurot qe ka marr kur ishte kryetar i shoqates mjat. ke ta jan maskarej

  5. hipno says:

    bravo bravo Veliaj…jam i suprizuar per mire nga ty..nga ty dhe Saimir Tahiri, te dy te rinj por me vullnetin e mire per t”i ndryshuar gjerat…s’ka ku te shkoje me mire…ishalla shembull beheni per te tjeret dhe shohim ca dite te bardha sepse vime nga histori te shemtuara…

  6. bularomari says:

    Un ju siguroj ju se ai fëmij qe sot as nuk flet as nigjo neser mund te behet nji kengtar i shkelqyyyr

  7. Pa emer says:

    Pse e quajne Vilajet Qurku kete?

  8. - says:

    eh me ne fund po shikojme njerez te kualifikuar dhe me qytetari.

  9. robin says:

    po gjuhen e kucedrave e flet ky veliaj?.

  10. UDHEHEQESI says:

    Populli thot:” MOS I SHIKO GUNEN ,PO PUNEN” PSE I THOTE CANI,NE NUK E DIM,LETA THOT CANI MEQENSE ESHTE ME I MENCUAR!

  11. Agimi says:

    Ata qe jane ne krah te ministrit kane ne fytyre nje buzeqeshje interesante ndermjet servilit dhe spektatoeit te habitur te cirkut.
    Serioziteti i veshtrimit te ministrit te bind per shkallen e seriozitetit te momentit…te tjeret buzeqeshin te hutuar

  12. Fatmiri says:

    Ma ne fund duket se shqiprin a kan kapur njerzt intelektual nese shqipriasht mir ne kosovaret kemi me qen edhe ma ma te mir bravo Edi edhe e gjith qeveria me njerz te kulturum ,une jetoj ne zvizerr por kur shof ksi gjestesh te mira me knaqet zemra ju lumt vetem perpara.

  13. tanino says:

    me ne fund.nje qeveri te tille prisnim,per pune dhe sherbim ndaj popullit.uroj qe te vazhdoje kjo fryme sa me gjate

  14. stela says:

    Pse flisni kundra pa lidhje o njerz vetem e vetem pse jeni te krahut te kundert! Done Zoti e punone te jete i kujte dhe kushdo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje