Në ditën e tretë të zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e Turqisë, Abdullah Gyl, presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev, presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviç, kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, si edhe drejtoreshën e Përgjithshme të PNUD, Helen Clark.
“Gjatë takimit me presidentin turk Gyl, kryeministri nënvizoi edhe njëherë partneritetin strategjik mes dy vendeve tona. Ndërkohë që kreu i shtetit turk e përgëzoi Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve dhe qeverinë e re. Presidenti Gyl dhe kryeministri Rama biseduan edhe për nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tregtare mes Shqipërisë dhe Turqisë. Një vëmendje të posaçme në këtë takim pati gjithashtu edhe ndihma që qeveria turke mund të japë për përmirësimin e sistemit shëndetësor në vendin tonë.
Në takimet e veçanta të zhvilluara me Presidentin e Kroacisë dhe Bullgarisë, të dyja vende anëtare të BE, bisedimet u përqendruan më shumë në udhëtimin evropian të Shqipërisë, ku qoftë presidenti Josipoviç, edhe presidenti Plevneliev, e siguruan kryeministrin Rama për mbështetjen e plotë që këto dy vende do t’i japin Shqipërisë në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE në dhjetor”, thuhet në një njoftim të zyrës për shtyp të Kryeministrisë.
Ndërsa takimi i Ramës me homologun e tij malazez Gjukanoviç u përqendrua në bashkëpunimin rajonal, në mënyrë të veçantë në dy fusha: studimin e mundësisë për degëzimin e rrjetit të TAP drejt Kosovës dhe Malit të Zi, si edhe krijimit të një projekti të përbashkët për ndërtimin e një autostrade, që do të kalonte nga Kroacia drejt Malit të Zi e Shqipërisë, për të lidhur bregdetin Adriatik me atë Jon.
Kjo eshte rruga e drejte, bisedime, bisedime, te mos mbetemi te burgosurit e se kaluares, thote Obama. Me bisedime njofim me mire ineresat e njeri tjetrit, njofim pikat ku ndahemi dhe ku bashkohemi. Ne baze te pikave ku bashkohei te zhvillojme bisedimet ne interesin reciprok. Secili shtet dhe qeveri mbron intresat e veta gje qe eshte krejt normale.
Duhet gjetur nje rruge dhe te behet nje kompromis ku shtetet te kenaqin deri diku interesat e tyre. Kjo ishte edhe rruga e krijimit te BE. Kokat e Gjermanise, Frances, Italise, etj, vendosen qe, Europa te mos bente me luftera dhe per kete u gjet kompromisi qe, plotesonte deri diku interesat e tyre dhe arriten te krijonin kete ender te bukur qe, ishte Bashkimi Europjan. Qellimi kryesor i krijimit te tij ishte PAQJA NE EUROPE.
@henri
Mos ki kaq sh besim te qellimet”paqesote” te BE. Historia ka treguar ndryshe, eshte skile e vjeter.
Paqja ne Europa dhe Ballkan eshte rruga qe duhet te marri Mali i Zi me shqiptaret ne troje te tyre nen Mal te Zi.
Cdo gje qe z. Edi Rama deshiron do behet jo me “nacionalizma” si i kaluari kryeminister me vota te vjedhura dhe retorika falce qe ushqej at komunitet me propaganda dhe genjeshtra. Deri sot nuk eshte be ase nje sende ma te vogel ne arsim, shendetsi apo ekonomi qyshe ne 1945 kur hyri ne fuqi “komunizmi” dhe Mali i Zi u lejua te beje placke Shkodren dhe Shqiperine me “Koci Xoxen dhe vrane shqiptaret pertej kufinit me mijera dhe bene nje sundim te forte dhe rraciste qe po vazhdon dhe sote, te vetmen ndihme qe shqiptaret kane marre eshte prej Kosoves ne kohen e Mahmut Bakallit nje godine per arsim dhe dhene mundesia per te marre shkollim falas per rinin shqipetare.
Sot shqiptareve u duhet nje inxheksion ekonomike dhene dhe kontrolluar nga shqiperia perndryshe do te shkoje ne kanale te dikujt tjeter.
Z. Edi Rama nuk eshte be kryeminister pse nuk ka dijte por eshte ne komande me shoqeri te forte dhe bindese prandej duhet filluar ndihma perndryshe eshte teper vone, duhet treguar Mali te Zi se shqiptaret jane ne mjerim ato plane qe ke z. Rama jane te mira por sa u shkojne shqiptareve autokton ato ndihma Mali i Zi do i haje te gjitha kjo eshte kultura e tyre.
Iua mbeshtjell doren Rama ste fal- doktori vetem i shtynte