TemA TV/ Celibashi konfirmon: Do të ndërhyjmë në ligjin për nënpunësin civil (VIDEO)

26 Shtator 2013, 14:33Sociale TEMA

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, ka konfirmuar se pas 1 tetorit do të ndërhyjet në ligjin për nënpunësin civil për t`i bërë disa ndryshime. Ai është shprehur se në formën që është, ky ligj është i pazbatueshëm.

Sipas tij, mazhoranca do të kërkojë konsensusin e opozitën në lidhje me amendamentet që do të bëhen për ligjin e nënpunësit civil.

Ky ligj në momentin që hyn në fuqi është i pazbatueshëm. Ne duam ta bëjmë objekt te diskutimit patjetër këtë çështje pasi ky është një ligj që ka kaluar me konsensusin e të gjithë spektrit politik. Është një ligj që ka gjetur pëlqimin edhe nga institucione ndërkombëtare, por ka çështje që ne mendojmë që nga pikëpamja juridike të rishikohen, me qëllim që ligji të bëhet i zbatueshëm. 

Askush nuk kërkon që të hiqen ato garanci që ky ligj i sanksionon në momentin kur ai hyn në fuqi për gjithë korpusin e shërbimit civil dhe nënpunësit civil . Mendoj se ka argumenta juridike. Shpresoj që ta debatojmë këtë çështje duke gjetur konsensus me të gjitha palët. Ne nuk jemi ulur për ta diskutuar. Ndoshta duke u ulur do të kuptojmë që është një çështje e thjeshtë që këtu s’ka qëllime politike për të bërë lëvizje në administratë etj. Ka nevojë për rregullime që ligji të bëhet i aplikueshëm në 1 tetor .

Opinioni ynë,  bindja jonë juridike është që në 1 tetor ky ligj, pra atë çka ky ligj përfaqëson, ky është një ligj kuadër nuk është ligj i aplikueshëm drejt përsëdrejti. Ai kërkon që të shoqërohet me akte nënligjore“, tha Celibashi.

Celibashi gjithashtu u shpreh se janë tërhequr 14 projektligjet e lëna nga qeveria e mëparshme, të cilat do të rishikohen dhe më pas do të kalojnë në Parlament për t`u miratuar.

Opozita ka kundërshtuar sot  shtyrjen e ligjit të nënpunësit civil, e parashikuar  për të hyrë në fuqi në datën 1 tetor.

 

 

13 komente në “TemA TV/ Celibashi konfirmon: Do të ndërhyjmë në ligjin për nënpunësin civil (VIDEO)”

  1. safeti says:

    Ky ngjan si Ramiz Alia ne kohen qe u prishem me kinezet.

    1. armand says:

      Ta nxorri mallin o Safet?

    2. mendim I lire says:

      O Safet e kemi vene re , shume merak e kete Celibashin, por I mire eshte dreqi, plus dhe I pergatitur.

      1. safeti says:

        Esht si puna e priftit qe fillon pun si faturino ne bordello. Mund te mbroht e thot qe tani nuk jam me prift kam qen dikur, por cfar vlere ka.

        Personalisht jam kunder perfshirjes ne politiken aktive te kryetarve te KQZ-ve, pasi na verteton se 8 vitet e Nanos ky zotri na ka perdhunuar ne votusve per hir te miqve socialist me te cilet tani ka dal hapur. Njerzit e pjekur ne ambjente sociale dhe te aft nuk kan nevoj per artifica te tilla ne karieren e tyre. Kjo levizje nga publikja ke privati dhe nga privati ke publikja esht shum e dyshimt pasi ky ka akoma studio me juridike me shum klient biznesi, ndaj mua si taksapagues me shqeteson nje personazh i till ne qeverisjen e vendit.

  2. h says:

    cilibash mos ja fut kot se po mashtroni dhe do ndershkohi

    1. Joni says:

      Ti h=hije, e verteta eshte qe institucionet pas 2008 kane mbledhur shume njerez te paafte dhe ne institucionin ku une punoj ne 2009 erdhen shume te “arsimuar” pa diploma qe nje zot e di se si dhe qysh i gjeten diplomat me vone dhe zune vendet e specialisteve pas “reformimit” te struktures se Institucionit. Pas kesaj me shume kujdes u bene “konkurset” per statusin e nepunesit civil dhe papritur te gjitha keta moren pagat si specialiste te pare, dmth pagat maksimale te specialisteve dhe nderkohe specialistet e vertete ose i kaluan ne pritje dmth pa pune, ose i degdisen jashte insitucionit ose ato qe ngelen vazhduan te trajtohen me pagat minimale. Kjo eshte e verteta e administratave tona dhe e nenpunesve civile.

  3. Era says:

    Lajm i mire…..si mund te lihen plehrat qe kane pushtuar institucionet tona….nese mund te quheshin institucione ….ku paaftesia, mediokriteti, korrupsioni jane REFREN I dites…apo me mire ishin….se njerezit e ndershem por dhe te lodhur nga keta NEPUNESA te korruptuar, ja treguan vendin me 1.000.000 shuplaka

  4. liri a vdekje says:

    jo qe duhet shikuar dhe rishikuar po edhe duhen testuar se ka nepunes me 8-vjecare qe sdine te lidhin 2 fjale e duhet perkthyes te kuptohesh me ta ,prandaj zoterinj nepunesit dhe statusi duhet pare mire se jane qe ne duhet ti quajme bordi intelektual

  5. shvejk says:

    Po perse do ta rishikoni pas 1 Tetorit, kur ky ligj ne kete date hyn ne fuqi, apo tu thoni njerezve qe skishim cte benim se eshte ky ligji qe s’na le te lirojme vende pune.

    O Safet ne ate kohe shqiperia lundronte nga bolleku, me pas filluan triskat dhe racionet.

  6. tarasi says:

    Une jam socialist dhe jam i mendimit qe, megjithese me kane hequr me te padrejte PD ne 2006, eshte krim i madh te hiqen nha puna specialistet e PD-se.Jane shume profesioniste dhe shume te trajnuar keta te PD-se!!!!

    1. Qytetari says:

      Taras ,edhe une kam mendimin se jane shume te pergatitur,por problemi qendron se nuk i ka testuar dhe vleresuar asnje institucion,por vetem politika dhe kontributi ne fushate elektorale.Ne nje ministri X shume pak jane te arsimuar dhe shume pak ishin ne staturen e drejtorit.Vetem njeri te jepe pershtupjen dhe ka aftesit per te drejtuar,te tjeret jane mos me keq.Pra a mund te vazhdohet keshtu,te lihen ne pune.Por ka specialiste qe e njohin punen punojne me perkushtim dhe me profesionalizem.Ne shqiperi duhet te filloj nga e para ringritja e nenpunesit civile,te hartohet baza ligjore dhe aktet nenligjore,te filloj koha zero,pra te konsiderohen se nuk jane ne detyre dhe te gjithe te testohen nga ana profesionale;arsimi ,cv.gjuhet e huaja,vleresimi per sjelljen,karta e pastertise etj etj.Ka modele per tu marre se si ngrihet administrata.Vetem nje konkurim i ndershem do te beje qe te kemi administrate te pa lekundur,dhe te pa ndikushme nga politika.Drejtoret,shefat dhe specialistet aktual duhet te kene te drejte te testohen dhe konkurojne per te zene me konkurse vendin e punes.Ne qofte se do zvendesojme drejtoret e PD me drejtoret e PS ,Ls nuk kemi bere asgje vetem kemi pergatitur ciklin 4 ose 8 vjecare te nderrimit,po kostoja sa eshte se zoterinjte qe hiqen do te marrin rrogen si drejtor dhe do te presin radhen per tu bere perseri drejtor.Vetem konkurimi i ndershem do te beje administrat efektive,mbasi kush fiton me zotesi ja di per nder vetes dhe jo partise.Shpresoj se do behet dicka me administraten,te pakten te mos shohim me sekretar te pergjithshem dhe drejtor nga 27 -30 vjecare dhe detyra e pare e tij ishte drejtor.Ne ministrine e rendit,mbrojtjes ,shish etj duhet te futen dhe ekuivalenca me gradat ushtarake dhe policore.Psh drejtori x civil ekivalent me gjeneral major, dhe duke kerkuar qe te kete te njejten pervoje dhe arsimim.E vwshtire por e mundur.Shpresojme

  7. gezimi says:

    ligjin ta bejne si eshte me e mira po qelbesirat e lena nga saliu qe jane “nenpunesa civil” eshte e domozdoshme te hiqen pasi eshet si te ecesh me makine ne nje rruge me gozhda

  8. adi n.y says:

    iku statusi per lesh. Zoti ruajt shqiperine nga shqiptaret. popull dele ngelet tere jeten, beeeee majtas, …. beeeeee djathtas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje