Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka thënë se situata financiare në vend është kritike.
Sipas tij, shkak për këtë është papërgjegjshmëria e qeverisë së kaluar, e cila ka bërë që borxhi publik të shkojë në 67%.
“Paratë janë harxhuar ndjeshëm gjatë 8 mujorit të parë dhe për pasojë borxhi publik nuk do jetë 64% sa ishte zotimi i qeverisë së mëparshme, por mbi 67%. Këtu nuk kam përfshirë pagesat për punimet e kryera gjatë viteve, pasi po të shtojmë edhe këtë pjesë të borxhit të fshehtë, vetëm pjesën e detyrimeve që shteti i ka bizneseve, deficiti duhet të arrijë jo më pak se 73%”, tha Cani.
Ai është shprehur se tashmë synohet të vihet borxhi nën kontroll.
Cani theksoi se niveli i të ardhurave për 8 muajt e parë të 2013 është 7.2 % më pak nga sa ishte parashikuar në planin e buxhetit, të ardhurat këtë vit pritet të jenë 23.7 për qind dhe kjo është performanca më e keqe me përjashtim të vitit 1997.
“Ne kemi nevojë për 24 miliardë lekë borxh shtesë. Deficiti do të arrijë në 6 për qind të PBB-së nga 3.5 që qe planifikuar. E vetmja zgjidhje që na la qeveria që iku është rritja e deficitit dhe e borxhit”, tha Cani.
Ai ka garantuar daljen nga emergjenca, stabilizimin e gjendjes dhe kthimin e rritjen e qëndrueshme ekonomike.
Ministri premtoi paraqitjen e një pakete shumë shpejt, që nga rimodelimi i skemës së pensioneve, reforma strukturore për tatimet e doganat, heqjen e TVSH-së për medikamentet, ndihmë për shtresat në nevojë dhe paraqitjen e taksës progresive.
Ndërsa shefi i FMN-së në Shqipëri, Nadeem Ilahi, theksoi se ekonomia shqiptare është e dobët, ndërsa pritet që rritje e saj në vitin 2013 të jetë 1.7 për qind.
“Ne mendojmë që vitin e ardhshëm rritja ekonomike mund të arrijë 2.3%. Shikojmë devijime të konsiderueshme të politikës fiskale për shkak të mosrealizimit serioz të të ardhurave, krahasuar me pritshmërinë dhe historia e detyrimeve të akumuluara të pashlyera. Problemi ka ardhur duke u përkeqësuar dhe një nga detyrat e misionit ishte të bënte vlerësim të detyrimeve të prapambetura. Një vlerësim paraprak i tyre është 56 miliardë lekë. Nëse do të renditeshin në shifrën e borxhit publik të shpallur, atëherë shifra do kalonte 72%”, tha shefi i FMN-së, Ilahi.
Ai theksoi se qeveria duhet të ndërmarrë një plan afatmesëm për qëndrueshmërinë e financave publike, ndërsa vlerësoi se ndërmarrja e taksës progresive, një ndër hapat më të rëndësishëm.
Dhe cfar do te thuash me kete, mos valle do te na
thoni qe tani nuk i mbajme dot premtimet se Sala
na la nje borxhe te madh, sikur nuk e dinit se cfar
do te gjenit, apo jeni edhe ju si Sala qeverri tallava
….lexoje deri ne fund lajmin se vetem 5 rreshta jane…”Ai ka garantuar daljen nga emergjenca, stabilizimin e gjendjes dhe kthimin e rritjen e qëndrushme ekonomike”
Jo jakob, akoma nuk dihet asgje sepse PS s’ka pasur statistika reale per shpellen qe le pas PD-ja – dhe ato pak statistika qe nxirreshin po kuptohet qe kane pasur synim te mbulojne fytyen e Sales.
Sakte!
E degjon o Jokob injoranti, puna eshte se Salih ka genjyer ne vazhdimesi. Tani situata eshte edhe me e rende se sa socialistet mendonin se do e gjenin.
Por mos u merakos, keta jane profesioniste dhe do e rregullojne gjithsesi. Nuk jane pune shpellares dhe te paaftesh..
Hajd Tung tani o Jokob..
O shpellar nga kuci i vlores, sa shume ma paske lodhur
mendjen e dores, duke thene qe ( jane profesioniste dhe
do e rregullojne gjithsesi). ate nuk e dime ne do ta
rregullojne apo jo, mbetet per tu pare!! por edhe ne
qofte se e rregullojne,,mua dhe ty bashke kan me na e
fut me taksa.
Mos u bej edhe ti si debilat e Saliut, qe thonin Sala
ndertoi rrugen e kombit, ku i gjeti sala leket qe ndertoi
rrugen e kombit???ja dha baba vet?? jo ore jo,, mori borxh
dhe do ta laje populli ket borxhe qe ka marre.
mbetem me shpres te madhe se ministri i financave fale transparences me ndihmen e nderkombetareve do e kaperceje krizen
Z. Minister a duhet te vihet dikush para pergjegjesise per kete situate te krijuar. Qofte edhe per mashtrimet se jemi si Gjermania e franca
Te bllokohen ne bankat e Zvicres 13 miliarde leke te Kriminelit Sali.
Populli kerkon parat e tij mbrapsh.
O Shkelqim,
I kemi marre me mend keto gjera, prandaj ju zgjodhem ju si Parti me Ramen ne krye. Prandaj, skemi nevoje per deklarata qe me teper shprehim frike dhe pasiguri. Duam vendosmeri per ti treguar vendin te gjithe shmangesave te taksave dhe detyrimeve.
Hurin ne njeren dore dhe lapsin ne tjetren
Ku dhe kush eshte pergjegjes qe jane zhdukur 56 miliarde leke te popullit ?
Populli me keto 56 miliarde leke do jetonte shume e shume me mire si Europa.
Kush i ka mare leket tona ?
O palle populli shqiptar nuk harxhon 56 po 100 miliard ne vit vetem per nafte per me bo xhiro neper tiron.Thrrite menies o palle kur shkru qe me 56 miliard do rronim me mire se europa.Mbase po ti kisha vetem une ato kisha per te jetu shum me mire se europianet
67% ??? Cbehet ?? Ky eshte shperdorim i financave publike. Z. Cani drejtoju prokurorise per hetim, apo ke frike? E shkuara si politike dhe ekonomike kur eshte kriminale duhet denuar. Ju sic duket mendoni me pas dhe per veten, apo jo? Ne rast se i ke dale Zot punes beje.
çimo
po qe se ndodh ajo që thuhet”Turqia, asi ekonomik i Edi Ramës?”,dmth që do të merret një kredi(borxh)nga turqia,prej 3.8 mld!
sa do të shkojë përqindja?????
e dimë që do të bëhet për të mirën tonë dhe për xhepat tuaj,por jam thjesht kureshtar sa do të më duhet mua dhe kalamajve të mi të paguajm në të ardhmen!
wqwqanticccceeen,
Mos shif endera me sy hapur. A e di se sa jene 3,8miljarde dollare? Amerika i jep Egjyptit cdo vit nje ndihme ushtarake prej nje miljarde Dollar. Thashe Amerika.
Z. Cani,
eshte e dyta here qe ai minister katunar nga fushat e Plases e con vendin ne katastrofe financiare (as na duhet se cfare ka bere salepi i mallkuar) – heren e pare katunari Bode mezi qiste ndonje ze per firmat piramidale dhe tani pas me shume se 15 vjetesh perseri deklaroni se ja ka shkerdhu robt financave – A do te pergjigjet ndonjehere ai kokmut se bashku me ate koktulin fullani qe mezi fliste para 23 Qershorit.
Z. Cani coni ne ndjekje penale te papergjegjshimit e ketij vendi – pikerisht pandeshkueshmeria na sjell verdalle me keta plehra !!!
ore ca po na thoni keni dhe gurin dhe aren kush ka fut doren tek taksa pagusit te vej ne prokurori. jo llafe se do ta kerkoni prap voten e popullit
ATEHERE ATE QE KAN SHKAKTUAR KETE PROBLEM TE MADHE FINANCIAR TE VIHEN PARA DREJTESISE….DIKUSH DUHET TE MBAJE PERGJEGJESI PER KETE QE KA NDODHUR.
Djema, ministri harroi te permendi faktin se, qeveria shqiptare duhet te paguaje cdo vit, vetem si norma interesi per borxhin publik te marre, shumen prej 52miljarde leke te reja.
Mendoj se, ministri ben shume mire qe thote te verteten sepse, transparenca eshte nje gje shume e rendesishme. Mendoj se, neve kohe te veshtira na presin sepse FMN, nga eksperienca greke, do kerkoje qe te ulen rrogat, pensionet, hiqen njerez nga administrate e fryre ( mbi 80mije punonjes ), shkurtime socjale, shitja e pasurive publike, dhenje me koncension te pasurive publike, rritje taksash etj.
Kuptohet se, nga ana tjeter FMN do te na ndihmoje duke na dhene kredi te buta (me interesa te vogla). Mendoj se, qeveria e ka filluar mire punen. Situata nuk eshte kaq keq, Greqia, para pese vitesh, kishte nje borxh publik prej 160% te PBB. Mendoj se, qeveria duhet te beje kursime te medha ne lidhje me trajtimin e qeveritareve me makina, sekretare, Bodyguards,zyre luksose etj. Shifni ju lutem Jozin me 6 bodyguardat si dhe seline e presidentit tone te pa afte :
http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2013/02/topalli2.jpg
http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2013/07/image4.jpg
Ne jemi vend i varfer dhe nuk kemi luksin qe, te lejojme qe keta horra te vetetrajtohen keshtu.
Alte,wie lange PS und PD sich gegenseitig beschuldigen situata financiare do mbetet njesoj.Gabimet strategjike nuk jan te denueshme,por deshtime politike,”gabimet” ligjore jan te denueshme.
Keshtu qe PS mos te harxhoi koh me fajsime.
Gabimet e PS jan premtimet qe bene per lehtesimin e tatimeve kur dihej dhe ishte parashikuar qe situata financjare e fqinjit jugor do te zhvendosej tek ne(qe do sjelli masat qe duhen marre si thua ti) dhe arka e shtetit do te zbrazej.
Pamvaresht se zhgenjen elektoratin,qeveria aktuale nuk duhet te uli taksat,ndryshe do shkoje jo ne kocke por deri ne palce.
Per dijeni,Yield-i mesatar i ponderuar ne ankandin Nr 1406 me 13.10.2009 me afat maturimi 12 mujor interesi ka qene 9,43%,ndersa ne ankandin e fundit Nr 1603 po me afat maturimi 12 mujor interesi ka qene 4,04%.Keshtu qe qeveria ka mundesi te favorshme per borxhin e mbrendeshem.Un per vete nuk dua para,por ti shoh para bankes se akuzuarve ata qe kan abuzuar me fondet publike(nenkupto edhe birbot e PS ne Bashkite e rretheve).Le te presim.
Zigur Qarri,
Kisha keto gjera :
– Me pelqen fakti qe, me njofe se kush jam.
– Me behet qejfi qe, shkruan perseri ne forum. Duhet te dish se kemi nevoje per shkrimet e tua.
– Jam dakord me ty se, gabimet strategjike nuk jane te denueshme.
– Nuk e di se sa % te PBB bejne shpenzimet qeveritare. Kam mendimin se, ketu kemi rezerva te medha, ne se shkurtojme ne menyre drastike bodiguardet, makinat, sekretaret dhe shpenzmet e tjera kolosale administrative. Ne jemi nje vend i varfer dhe nuk kemi luksin te lejojme politikanet te marrin kot.
– Edi ne fjalimin ne kuvend tha : Armiqte tane me te medhenj jane papunesia dhe varferia.
– Borxhi publik i jashtem eshte vetem 300miljon dollare dhe pjesa tjeter eshte borxh publik i brendeshem i cili eshte reth 9,600miljarde dollare.
– Mendoj se, transparenca eshte nje gje shume e mire. Populli duhet te njofe situaten. Mendoj se, lufta kunder korupsjonit do te stimuloje bazen e kapitalizmit qe, eshte konkurenca reale. Ne se konkurenc eshte reale atehere, kjo gje do te mbuloje edhe rritjen e taksave dhe masave te tjera shtrenguese.
– Shpresoj se qeveria do te gjeje nje ekujliber te shendoshe midis zhvillimit ekonomik dhe faktorit socjal. Ne kete pike ja kam pak friken deputeteve te LSI, te cilet jane mesuar tashme me poshtersira.
– “Zigur”, anglezet thone : In every cloud , there is a silver line. Ne cdo re ka gjithmone edhe nje linje te argjente. Die Hoffnung stirbt zuletzt. Shpresa vdes e fundit.Let’s hope and pray. Le te shpresojme dhe te lutemi.
Te uroj nje jave te mbare, ty dhe familjes.
Thjesht fare cojeni borxhin 80% parate jua japin bankat shqiptare qe skane ku ti cojne paret sepse kane frike te ja japin privateve e rrezik falimentojne nga kredit e keqija .Me borxhin e ri shlyeni firmat e ndertimit e borxhet qe ka shteti privateve.Firmat private keshtu fillojne te shlyejn kredit e keqija dhe paret shkojn prape ne banke te cilat lirohen dhe fillojne te japin kredi per familjet dhe bisneset e vogla qe te fillojne te konsumojn prape keshtu rritet ekonomia prape mbi 3% mbase 6 % sa perpara nga 2015 deficitin e mban 3% me te ulet se rritja ekonomike dhe ne 2020 borxhin e ke prape 50% te gdp pastaj fiton Sala se Edi do kete fillu me vjedh fuqishem edhe ekonomin do e ken blloku prape Dulaku,Fideli e na nji tjeter Sala fillon prape me ndertu rruge ose na nji gjo tjeter qw re boj me pare te vetet e ne 2025 prape aty ku ishim dhe ne qeveri vjen prape Edi nga e para.Kjo eshte demokracia asgje per tu shqetesuar mos boni tifozllik si budallenj kot
Loni,
Mos harro te lutem se, borxhin nuk ta jep njeri pa interesa. Qeveria jone sot, ne cdo vit, VETEM per intereat e borxhit publik duhet te paguaje mbi 52miljarde leke te reja.
Une kam mendimin se, nje kryetar familje e di shume mire se borxhi nuk mund te lahet duke marre perseri borxh.
Ne fakt kjo qe, thua ti i ngjan teorise se ekonomistit te madh anglez Keyeness i cili, thoshte qe ne kohe krize, shteti duhet te krijoje vete vende pune duke investuar me borxhe ne ekonomine publike duke ndertuar hidrocentrale, rruge, ura etj. Keshtu njerezit kane pune, leke ne xhep, rritet konsumi i brendeshem, tregu reagon dhe rrit oferten me mallra te reja dhe ekonomia e merr vehten. Kjo ne fakt eshte shkolla anglo-saksone.Ne fakt kete gje e beri edhe Ruzvelti ne kohen e depresionit te madh ne vitin 1932 ne Amerike dhe po e ben edhe Obama tani. FED-i ka mbushur tregun me leke te lire ( interesi pothuaj Zero) qe te stimulojne kredine dhe inisiativen private.
Ndersa shkolla gjermne thote se, kriza luftohet duke marre masa drastike kursimi, sic po ben tani FMN,BQE dhe Brukseli me Greqine. Rezultati dihet, Greqia ka hyre qysh 5 vjet me pare ne recesjon,. Prodhimi bruto industrial vjetor ka rene ne 25% etj.
Politiken ekonomike dhe financjare qeveria greke ja ka deleguar tashme FMN, BQE dhe Brukselit. Qeveria greke ka vetem celesat e kashtes ne dore. Asnjeri nuk te jep para kot dhe pa kushte.
Gjermanet thone : Wer bezahlt, befehlt. Ai qe paguan,komandon.
Pershendetje
O ti “wqwqanticccceeen”
Pse nuk pyet Salen mo se sa te vete???
Ai ta jep ne tave dhe te sakte se ai nukgenjen kurre, Saliu me nam
na beri si gjermania neve ai por ja erdhi rama dhe me nje jave na coi si Kongo
Pyet salen se sa do te veje borxhi kalamajve te tu
se me 21 janar thoshit mire ja bene qe vrane
mire ja bene qe bene 1,3 miliarde rruge kur kushtonte vetem sa gjysma
e keshtu me radhe
hani mut me dore tani
legene njeres
militante
BOLL DHE AMAN ME VAJTIME!
Ministri i Financave e ka filluar punen me vajtime dhe duket sikur flet jo me llogjiken e ftohte te financave konservatore, por sikur leshon ne media deklarata pa dogane te politikanit RILINDAS te papergjegjshem. Ndryshe si ta kuptojme daljen nga emergjenca e borxhit fatal me ZERIME enveriste te taksave dhe heqjen e TVSH-se per barnat me shume bamiresi komuniste nga pas? Ku do t’i gjeje LEKAT Cim Cani per keto bamiresi ne “Kohen e Koleres” kur ankohet papushim per borxhin qe po i le pas Saliu? Po BOLL dhe AMAN me ankesa se shirfa 67 % e borxhit nuk eshte “Fundi i Botes” per nje shtet ku PRODHIMI vendas funksionon fjolle. Po degjoje nastradinin o Cim Cani, se Edi Rama nuk do ta degjoje dhe nuk e kupton ate. SHBA-s e kane borxhin e tyre 107 % te GDP-se dhe nuk e rruajne fare. Pse keshtu mund te pyesesh ti? Sepse vetem brenda vitit prodhimi amerikan ne Bote mund te shlyeje qindra trilonat dollare qe SHBA-s u kane borxh te tjereve, prandaj edhe shtetet e Botes jane vene ne radhe kush me pare t’i jape borxhe ketij Gjigandi te Prodhimit Boteror. E njeta gje vlen edhe per Japonine dhe shume vende te tjera te zhvilluara. Prandaj degjoje nastradinin se i njeh financat dhe ekonomine me shume se dallkauket e tjere: Ilaci cudiberes per ekonomine qe do te shpetoje ekononine e falimentuar shqyptare eshte PRODHIMI dhe jo “bamiresite” alla enveriste te ZERIMIT te taksave, as taksa famoze PROGRESIVE e Edi Rama e reklamoi si nje shpikje te vet gjate fushates elektorale kur biznesi shqyptar eshte strukur ne brimat e miut dhe s’ka force qe t’i nxjerre prej andej. Mendoni si te rimekembni prodhimet me vulen “Made in Albania”, te cilat te jene me TVSH te larte dhe jo ta likuidoni kete takse jetike per funksionimin e shtetit. Jo biznesit te plehrave, jo biznesit te fasoneve, jo biznesit te droges dhe prostitucionit, por biznesit te ndershem sic e filluan familjet e para borgjeze para se Enver Hoxha te mbillte faren bolshevike te se Keqes ne vendin tone. Prandaj edhe nastradini ju ben apel te cilter qytetar:
BOLL DHE AMAN ME VAJTIME!
Populli me keto 56 miliarde leke do jetonte shume e shume me mire si Europa. Kush i ka mare leket tona ?
Beni Anastas Angjelin Minister te Financave dhe ju a tregon ai si zgjidhet ai ceshtja e borxhit.
Asi nen menge nuk jane 3 miliardet nga Turqia por Anastasi qe rregullon edhe marredheniet me Greqine dhe SHBA. Per kater vjet borxhi behet 58 perqind dhe rritja ekonomike behet 3-4 perqind.
Mos u merziteni,Cani dhe qeveria do i rregulloje te gjitha. Cani si propozim te pare theksoi te uli ndjeshem pensionet se jane shume te larta. Sala edhe ne momentin e fundit ngriti pensionet njerezeve me te varfer te ketij vendi. Qeveria e re do e filloje punen me uljen e pensioneve dhe ngritjen e moshes se pensionit nga 65 vjeç ne 67 vjeçe. Suksese qeveri e fukarallekut.
situat e veshtire