Rama në forumin e liderve botërorë: Europa, destinacioni brenda nesh (VIDEO)

28 Shtator 2013, 14:38Sociale TEMA

Prespektiva europiane e vendeve të Europës Juglindore ka qenë në fokus të fjalës së mbajtur nga kryeministri, Edi Rama, gjatë punimeve të forumit të liderëve botërore në Universitetin e Kolumbias në SHBA. Kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se vendet kandidate dhe ata potencialisht kandidiate në BE nuk duhet të presin se çfare legjislacioni propozon Brukseli për ta adoptuar më pas, por të bëhen palë aktive në hartimin e këtij legjislacioni.

Europa përfaqëson vetëdijen se veprimet tona të përditshme si vendimmarrës prekin jetën dhe mundësitë e njerëzve sot, por edhe të gjeneratës së të nesërmes, të gjeneratës tjetër të Evropës. Çelësi i axhendës së Europës Juglindore për zgjerimin duhet të jetë ky shqetësim, që e ardhmja e përbashkët e gjeneratës tjetër të Evropës po ndërtohet në vendet anëtare, po aq sa dhe në vendet kandidate, e po aq sa në vendet potencialisht kandidate, pra në Europën Juglindore. Dhe, pyetja që shtrohet nuk është sesi ta bëjmë Europën Juglindore gati për Bashkimin Europian, por se si mund të ndërtojmë Europën e Bashkuar të gjithë së bashku; se si mund të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët evropiane të gjithë së bashku. Me marrëveshjen e kohëve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës, rajoni ynë mbylli njëherë e mirë një kapitull konflikti duke hapur një kapitull të ri për shqiptarët, shqiptarët e Kosovës, malazezët, serbët, maqedonët, boshnjakët. Ky duhet të jetë fillimi i veprimit dhe sjelljes si vende kandidate. Dhe të veprosh si vend kandidat do të thotë të mos presësh se çfarë lloj legjislacioni do të të propozojë Brukseli për ta adoptuar atë më pas, paçka nëse e zbaton apo jo. Sjellja si vend kandidat do të thotë të jesh palë aktive si në hartimin e këtij legjislacioni ashtu dhe në transformimin e tij në realitet në vendet tona. Sjellja si vend kandidat do të thotë të jesh i orientuar drejt rezultateve në procesin e përmbushjes së kritereve të anëtarësimit”deklaroi Rama.

Kryeministri Rama u është përgjigjur pyetjeve të studentëve të këtij Universiteti, të cilët treguan interes të veçantë në punimet e këtij forumi të drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë. Më herët në këtë forum kanë zhvilluar ngjarje të tilla edhe Herman Van Rompui, president i Këshillit të Europës, kryeministri italian Enrico Letta, presidenti i Sllovenisë Borut Pahor si dhe lider të tjerë nga e gjithë bota.

5 komente në “Rama në forumin e liderve botërorë: Europa, destinacioni brenda nesh (VIDEO)”

  1. S H K O R A N I says:

    Presentim i shkelqyer i kryeministrit, piktotit, basketbollistit Edi Rama. Ne nje nder Universitetet me te njohura te botes. Salla ishte plot, kryesisht studet nga te gjithe bota. Salla ishte rezervua dite perpara. Komentet pas ligjerates ishin te larta

    1. Fatmir says:

      Hallall “PLAKO”

  2. Sokol says:

    Bravo Kryeminister!
    Sjellja si kandidat eshte ndreveprim, eshte vet njohje, vet kosiderim European ! Ju lutem jini me te shpejte ne rrugetimin tuaj te rilindjes. Se ai HaleQeni e mori peng Shqiperine per 8 vite e fundit.

  3. Ilir says:

    Edi, duhet te kthehesh ne shtepi. Populli te zgjodhi qe te punosh per Shqiperine. Mjaft me takimet neper bote. E kuptoj qe duhen para per Shqiperine dhe nje reputacion i mire por ne Shqiperi ka shume halle per te zgjidhur. Pervish menget dhe harroje boten per nje fare kohe. Merr kontrollin e vendit ne duar dhe vendos rregullin. Perndryshe te gjithe (ministrat) do te krijojne pershtypjen le te shkojme jashte shtetit sa te mundemi. Ky eshte nje mesazh dashamires. Kryeministri eshte si babai i vendit. Nese babai nuk eshte ne shtepi gjerat marrin kot.

  4. Mimi says:

    Ku kisin pa keshtu ata ,ishin mesu me ate injorantin qe nuk ishte per gje,bravo edi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje