Spastrohet QSUT. Pipero: Emergjenca e vërtetë janë medikamentet

28 Shtator 2013, 09:09Sociale TEMA

Pas urdhrit të dalë nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, QSUT është spastruar nga kioskat që shisnin fruta- perime, një pjesë e mirë e kafeneve, por edhe nga furgonat e linjës që kishin pushtuar oborrin e Spitalit Onkologjik.

Kioskat janë spostuar të gjitha në hyrje të QSUT-së, ndërsa edhe ato lokale, të cilët nuk janë larguar ende për shkak se nuk u ka skaduar kontrata, u janë hequr çadrat, rrethimet prej muri e tulla që kishin bërë dhe u është lënë afat deri në përfundimin e kontratës.

E gjithë rruga që kalon mes për mes QSUT-së është blinduar me polici private, e cila nuk lejon asnjë automjet të parkojë ku të dojë duke e lënë kështu rrugën e hapur për autoambulancat, që pas shumë vitesh nuk kanë nevojë që t’i bien borisë që t’i hapin rrugën.

Por për Pëllumb Piperon, ish- Drejtor i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe aktualisht shef shërbimi tek Spitali Infektiv, kjo është një nismë e mirë, por emergjenca e vërtetë janë medikamentet dhe mjekimi i të sëmurëve. Ai ka reaguar pas fotove të publikuara nga kryeministri Rama në Facebook.

“Unë dua të shtroj një pyetje: Kush është prioritare në kushtet aktuale? Prishja e kioskave, mbyllja e lokaleve, lulishtet, parkingu, etj. Nuk jam kundër tyre, sidomos nëse lirimi i tyre i shërben zgjerimit të mjediseve në dispozicion të pacientëve, studentëve dhe mjekëve e pedagogëve, mjedise të cilat ju mungojnë, dhe nëse i kanë, ato lënë shumë për të dëshiruar.

Por unë mendoj se prioritet i prioriteteve duhet të jetë diagnoza dhe mjekimi, laboratorët e furnizuar dhe farmacitë spitalore me medikamentet e nevojshme, sallat e operacioneve me materialet mjekësore dhe reparti i dializës i furnizuar, onkologjia me radio e kimioterapi të vazhdueshme dhe eficente. Madje këto janë kërkesa minimale për një qendër spitalore universitare. Çuditërisht të gjitha ekipet drejtuese të QSUT në 7-8 vjetët e fundit janë marrë vetëm me shfaqjen, formën e spitalit dhe jo përmbajtjen, janë marrë me pemë, rrugë e lulishte, por jo me të sëmurin.

Është e domosdoshme të ndryshojmë menjëherë mënyrën e drejtimit të QSUT. Duhet menjëherë t’i jepet roli që i takon shefit të shërbimit dhe shefit të klinikës, i duhet dhënë përgjegjësia që i takon Këshillit të Profesorëve dhe Këshillit Konsultativ të Drejtorisë në zgjedhjen e Drejtorit Mjekësor, hallka më e rëndësishme për të hyrë realisht me spital, për të shkuar të pacienti, ndoshta Drejtori Mjekësor mund e duhet të jetë një nga shefat e shërbimeve, por ai duhet të jetë një autoritet shkencor i spitalit dhe me bashkëpërgjegjësi statutore me Drejtorin e Përgjithshëm, i cili siç është bërë zakon mund të mos jetë me formim shëndetësor”, shkruan Pipero.

22 komente në “Spastrohet QSUT. Pipero: Emergjenca e vërtetë janë medikamentet”

  1. artan says:

    O Pipero nuk je mjek profesionist…prandaj updetoju me te dhenat e mjekesise,kur ishe drejtor vetem neper media prononcoheshe se per llafe je I vetmi.Merru me shkence se je dhe shef sherbimi ne Infektiv dhe specializimin e ke 6-mujor,gjithsesi nuk e meriton ate vend dhe mos fol shume se per Meten nuk je me ai qe ishe.

  2. Mjek&Pacient says:

    Dikush duhet t’ia mbyllë gojen nje haleje si Pipero…

  3. dumdum says:

    Është e habitshme se si Pipero qahet tani ndërkohë që ka qenë përgjegjës për atë punë… Apo tani që është në spital ka zbuluar se në spital nuk ka ilaçe?

  4. Arber says:

    Funderrina e lsi dhe qenia me korruptuat nder mjek!!! Futura e tit vasilit dhe like meta

  5. dajt says:

    WHAT?!!!! Pipero felliqesira perseri ne krye te shendetesise??!!! O Rilindje o te keqen

  6. arber berdaj says:

    po pse nuk e pastrove ti o pipero kur ishe drejtor apo se u merrje leke kioskave dhe lokaleve dhe tani ske cben se te kerkojne leket ata eee. o pipero plehra po pse nk bere gje kur ishe apo ta kishte mbyllur gojen xhaxhi salakurse.sot leh si qen se te ka dhene urdher te.lehesh.madje jo vetem ty po te gjitheve ju , o plehra qe e bete vendin tone sikur te jete pa zot.o pipero te uroj paqe se po ke bere zullume do vesh ne burg vlla.do vihet shteti nje dite ketu.

  7. dum says:

    Pellumbi: “Çuditërisht të gjitha ekipet drejtuese të QSUT në 7-8 vjetët e fundit janë marrë vetëm me shfaqjen, formën e spitalit dhe jo përmbajtjen,..” Memecit i erdhi goja! Ku ishe ti deri tani?!!

  8. gaz says:

    Pipero plehra eshte shkaktari kryesor i katrahures ne QSUT, bente marreveshje te pista me gazetaret e shendetesise duke i derguar jashte shtetit apo duke u dhene perqindje nga reklamat qe te mbyllnin halene

  9. Adi says:

    … ate emergjence duhejn ta kishe zgjidhur keu vrisje e prisje ne ministrine e shendetsise o Piper, … ndrimi i pushtetit nuk do te thote shkarkim i pergjegjesive si ne rastin tend p.sh. qe nuk eshte se ke qene askushi dhe po sjell nje fryme qytetare, ti je Pellumb Pipero ish nivel i larte ne min e shendetesise ne kohen e Tit Vasilit. Ndaj mos bo kompetentin dhe kritizerin por pik se pari duhet te thuash me ze te larte BRAVO per c’ka po behet se ishte bo spitali si tregu cam.
    ….morre vesh o Piper (i zi)

  10. arjanita says:

    Nuk te takon te lehesh.
    Nje pergjegjesi shume te madhe per
    gjendjen e shendetesise ne vend ke
    edhe ti
    Nuk ka faj PS qe e gjeti arken e shtetit
    bosh dhe rezervat e medikamenteve
    zero.
    Njeriu ben ate qe mund dhe duhet
    te beje.Ti kur ishe nuk i bere.Pra e
    ke marre rrogen kot.
    Hesht Pellumb dhe leri te tjeret te pu
    nojne sepse ti vetem ke..rrjepur.

  11. artan says:

    Sic ke mbiemrin ashtu je ne te vertete…piper je.Nje keshille boll me mos dil te flasesh.

  12. Dita says:

    Si si vjen turp ketij Piperos,ai s’duhet te jete ne spital fare,se ka qene ne ministri dhe nuk ka bere asgje per furnizimin e spitaleve me ilace.pa le na qenka bere dhe shef sherbimi dhe na kwerkoka dhe kompetenca me shume.Keta te pa aftet e cuan shendetesine ne kete gjendje.

  13. eni tr says:

    pas kaq vitesh po lind shpresa per nje shtet te denje tek ne,do kete gjithmone parazite si ky qe kerkojne te vene “shkopa ne rrota” por uroj dhe jam i bindur qe dhe ne do ndjehemi njehere te plote ne vendin tone.Jemi ne zemer te europes dhe i kemi te gjitha mundesite te ecim perpara dhe e para gje qe duhet bere ti japim vendin qe meritojne ketyre piperonave me shoke…

  14. Iliri says:

    Historikish ne konflikt gjigand interesi, duhet te heshte pergjithmone ky pipero (ne sensin e prononcimit publik). Si pronar i nje depoje farmceutike albMgifarma, pipero ka shire si i ka dashur menderja me hallet e njerezve. nese do ishte shteti me i kujdesshme do vente re jo me veshtiresi se pas piperove te vegjel, fshihen piperolleqe te medha

  15. sali saliu says:

    E them me plot goje qe tani Edi Rama eshte bere nje politikan Shihni fotot per spitalet e gjendjen e tyre Pse se di Rama se kush e drejtoi shendetesine per kaq vjet ,se se di Rama se partneri i tij me i mire eshte nje kryehajdut Ai me postimet e tij i tregon klanit Meta se ja si katandisesh po te bashkepunosh me ty Ai se ka me Saliun kete pune Ai e ka me Meten per te pas argumentin se neser se ka fajin PS por bashkepunimi me LSI dhe keshtu ai na del me duar te pastra BRAVO

  16. arsen says:

    Sa me fat ky skraparlliu?
    Drejtor
    Keshilltar
    Mjek
    Injorant
    Legen

  17. nuri says:

    Arsen, me ke pelqyer, thjetsht dhe i ke thene te gjitha per kete bufon qesharak por dhe shume hajdut.

  18. Theofan says:

    O Pipero, sa i pafytyre qe je mor i zi. Se cili eshte kapaciteti yt duket se si shkruan. Mendimi yt mbi perparesite e perparesive eshte detyre mbi te gjitha detyrat e QSUT. Harron se edhe vete ke qene drejtues i ekipeve. Se sa e njeh administrimin spitalor duket nga budallalleqet qe shkruan. Paturpesia yte shpreh qarte nivelin kulturor e intelektual tendin.

  19. Emergjenca..! says:

    Ilacet asnjehere nuk kane qene problem emergjent. Asnjehere nuk ka patur. Personalisht kur me eshte dashur te shkoj ne spital per njeres te afert nuk di rast te mos i kem blere ilacet, te paguhet infermjerja si edhe sanitarja per nje larje.
    Per te ngrene kam pare qe vinte ndonje ushqim me kova plastike si ato qe perdoren ne fshatra per larje. Keto si me kane thene jane firma qe kane fituar tenderin e ushqimit. Qe nga pamja nuk mund te ahen ushqimet e tyre.
    Te me falem ajo pjese e vogel e mjekeve qe mund te kene aspekt te punes edhe perparimin individual ne shkencen mjeksore, por nga kontaktet dukej nje nivel i ulet i intelektualit te pergjithshem. Nuk besoj se behet fjale per shkence ne kete institucion. Totalisht i gerryer ne ndergjegjegjen minimale. Kane mberthyer cdo qelize dhe mbyllur cdo shteg “doktoret” e pazevendesueshem, nuk lejone te hyjne mjeket e rinj te shkolluar jashte. Keta doktore per shkence kane pangopesine, mundesisht trashegimin e injorances e pangopesise tek femijet dhe ne pamundesi tek nipat e mbesat e tyre. Sigurisht pasi mbarojne shkollen me notat 10 -ta te tyre…se edhe universiteti i mjekesise ne keto nivele do te binte. Spitali nuk ka emergjence , ka vite qe duhet te kete ndonje emer tjeter.

  20. Arbereshi says:

    Ti ne vend qe te flasesh duhet te japesh llogari perse e ke ditur qe te gjitha keto probleme ekzistojne dhe nuk ke bere asgje, thjeshte sa ke ngrene leket e tatimpaguesve pa bere asgje.

  21. alb_man says:

    shko njona te doktori me qep “zogun” , sa bohet gati me fillu dok. i thot kjo ta boj edhe nje her me ish dashnorin qe te mos me ngeli pishman ,ok i thot ai . kthehet ,pa u shtri akoma thot aman dok. ai roja poshte shum simpatik dhe nje here me ate pastaj qepe ,hyn ne dhome zhvishet dhe i lutet dok. me ty thot dua ta mbyll pastaj qepe per fare ,mir mir i thot ai . pasi mbarojne pune shtrihet kjo, i fut i cigare dhe si mbaron cigaren e pyet dok. he e qepe i thot ,sta kam qep i thot doktori por te kam ven zinzhir hape ,mbylle sa her te dush se ste rri “zogu” rehat ty

  22. sg says:

    Mendoj qe Luzhiana nuk duhet te vihet ne drejtori te QSUT.As Fatosi qe ishte ne drejtorine farmaceutike nuk duhet te kthehet me , as ai ZHANI haduti nuk duhet te rrije me se ketyre u ka dale boja fare.
    Pipero e TAVO nuk duhet te vendose me fatet e shendetesise me vjen keq, por eshte me mire te ngopesh se ta pesosh!

    Mendoj qe doktoret duhet te perfitojne nje pjese te arketimeve(tip bonus) qe realizojne nga puna e tyre.Kjo do te ishte “fair”

    Mendoj qe cdo departament duhet te mbaje pergjegjesi te dokumentuar per mallrat ne ngarkim, ku, kur, si u konsumuan.

    Te kete penalitete te renda per cdo mjek per veprimet e gabuara dhe neglizhencen,cdo infermjere per indiferencen, cdo sanitare qe nuk kryen detyren per te cilen paguhet.

    Njerezit denoncojne vetem nese shohin reagim te shtetit ndaj fenomenit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje