TemA TV/ PD: Albpetrol ra në duart e Koço Kokëdhimës, Rama po shpërblen miqtë e tij (VIDEO)

30 Shtator 2013, 15:01Sociale TEMA
TemA TV/ PD: Albpetrol ra në duart e Koço Kokëdhimës, Rama

Partia Demokratike ka reaguar me anë të zëdhënëses Laura Vorpsi në lidhje me emërimet e fundit të mazhorancës, sidomos për drejtorin e ri të Albpetrol, Endri Puka.

Vorpsi ka thënë se Puka njihet botërisht si krahu i djathtë i Koço Kokëdhimës, i cili me këtë emërim ka konflikt interesi.

Sipas saj, Rama tashmë po shpërblen miqtë dhe klientët e vet.

“Emërimi i sotëm i drejtorit të Albpetrol është shembulli i skemës që ka kryeministri Rama për të vënë asetet kombëtare, shërbimet, dhe pasuritë e shqiptarëve në duart e klanit të tij privat.

Drejtori i ri i Albpetrol njihet si personi më i afërt dhe i besuar i Koço Kokëdhimës, që ka drejtuar për vite me radhë firmat e tij private. Pa kaluar dy javë nga marrja e detyrës, Rama po shpërblen botuesin, mikun dhe ideologun e tij, Kokëdhima.

Ky është një emërim në konflikt të pastër interesi. Kjo pasi z. Puka do të jetë titullari i një institucioni me të cilin z. Kokëdhima ka marrëdhënie biznesi dhe debit-krediti, dhe Puka deri më sot ka qenë administratori i firmave të z. Kokëdhima.

Me emërimin e sotëm, mesazhi i z. Rama për shqiptarët është ky; unë do të qeveris si të dua vetë, me kë të dua vetë. Do të qeveris për të shpërblyer miqtë dhe klientët mi. Do të qeveris pa respektuar ligjet dhe normat publike.

U deshën më pak se dy javë për të vërtetuar denoncimet e Partisë Demokratike mbi modelin Rama. U deshën më pak se dy javë për të parë se në duart e kujt ka rënë qeveria e vendit.

Z. Kokëdhima, e gëzofsh Albpetrolin”, tha Vorpsi gjatë fjalës së saj.

52 komente në “TemA TV/ PD: Albpetrol ra në duart e Koço Kokëdhimës, Rama po shpërblen miqtë e tij (VIDEO)”

  1. lilo says:

    eshte pak me dyshime ky emerim. pak si shume do thosha.

    1. popolo di Bathorja says:

      Ja kush eshte Endri Puka (sipas Internetit):

      A ju thone gje firmat e meposhteme?

      Endri Puka’s Overview

      Past
      CEO at Shekulli Media Group
      Chairman of the Board at abissnet.sh.a (Sole Proprietorship)
      General Manager at A1 Televizion
      see all
      Education
      University of Bucharest
      University of Bucharest

      1. safeti says:

        Nuk i njaftonin 5 ministri dhe Parlamenti, por LSI mori dhe nje “ministri” tjeter Agjencin Kombtare te Burimeve Natyrore me Dael dervishin nipin e Monikes. Kam pershtypjen qe Edi esht vetem per fotografi qeveria esht e mjeshtrave Meta-Kokdhima.

        1. kalemi says:

          Po lerini more keto, cfare rendesie ka ku ka punuar robi, rendesi ka te beje ate pune qe ka marre ne dore, jo te rrije e te mbaroje porosite e Jozefines e Lulit.
          Administrata aktuale edhe mbiemrat i ka njelloj.
          Futja kot tani, na vodhet per 8 vjet, tani dolet ju te PD, hajdute me cizme te gjithe, e beni moralistat

          1. safeti says:

            Nuk ka rendsi fare ku ka punuar robi, nuk ka rendsi ku e ka ber burrgun, ku e ka shit drogen, ku e ka vjedh shtetin dhe ku i ka ven gjobat, rendsi ka te bej punen. Ka nje inspektoriat qe kontrollon konfliktet e interesit. Ka nje Keshill evropian qe kerkon zvoglimin e korrupsionit luften per pastrimin e parave. Po fotografin e ismail qemalit? Po Ismail Qemalin pse e turpron. Do rij qemali ne zyren hajdutve koco ilir? Kto ishin kartat qe Edvini mori votat, mashtroi genjeu qe javen e dyt. Ndersa qeveria Berisha cedoi disi mbas 4 vitesh mbas 2009 ne bashkqeverisje me LSI, keta po fillojn vjedhjen qe javen e dyt. Votues te mashtruar votues naiv votues gjynaf.

          2. analisti says:

            eh mor popull i ngrate,

            kjo puna jote qe vure Edin ne krye ne vend te Sales, do te kujtohet si puna e asaj shprehjes…

            per inat te sime vjehrre shkoj e fle me millonane

          3. shqipetari says:

            Po do mbaroje te kocos mo lale.
            Dhe problemi eshte se nuk eshte as i afte po e ka majt ai nga mrapa

        2. student says:

          A ka qene menaxher kryesor ne kompani kryesore?

          Po ca duhet me shume. Jo po te vendosin Agim Shehun

      2. lilo says:

        nuk veme ne dyshim nivelin e tij. por miqesine qe mund te transformohet ne interes per kocon.

    2. Keno says:

      kurioz jam te di tashi se si do ja bej laura qe ska me ate Kamera HD dhe qe ja rregullonin aty ftyren me pucra qe ka !!
      E meqe ra llafi : A ke mend ti moj vajze apo jo !! te pakten kur te dalesh ne konferncat e tuja thuaj te pakten qe te kan detyruar te dalesh se kshtu si flet ti, duket thjeshte qe je si ato vajzat xheloze per shoqet e ngushta!! hapi syt moj se le nam se sjan drejtorat e PD-se ato qe thjeshte din te vjedhin !! qeverija e re po e tregon shume mire se kush jan dhe sa te afte jan

    3. maksi says:

      o laura kush ti shkruan keto tekstet ?! Po ku keni ftyre ju te flisni per ato njerez aman !! zemra ju rrin te Koco !! po shifni si do punohet pastaj folni !! se ju jeni ato qe keni bere krim te pa fundme e ktej na dilni e flisni sikur jeni te ndershmit e shekullit!! ky staff eshte staff i ri dhe seshte si staffi juaj qe ne 100 gjera qe duhet te benin per neve , ato thjeshte na shtuan dhe nje 0 duke e bere ne 1000 gjerat qe duhen bere se thjeshte dini te vidhni e jo te na ndimoni !! juve sduhet te egzistoni me si parti !! e jeni qe jeni kthejeni pak ate shpin e oficerve se e vodhet pa piken e turpit

    4. Boralda says:

      PD ka seriozisht nevoje per nje opozite ndaj saj. Kjo te mos jete Qeveria, sepse kjo e fundit duhet dhe po eshte ne krye te puneve te vendit.

      Opoziten PD-se duhet t’ja beje populli vete. Sic i dha 1 milione shuplaka me 23 qershor, te vijoje ta “godase” qe te mos thote me “fjale turpi” ne TV e kudo gjetke, por te jete konstruktive dhe te beje opozite burrnore ne kuvend.

      Kjo seshte opozite, por nje zgjatim i keq-qeverisjes se djeshme e cila vjell vrere cdo dite duke perfolur jete e indvideve e duke lene menjane(sic ka bere ngahera) interesat e popullit.

      Te mos shpife e sajoje lloje e soje te paqenash, por te jete vigjilente ne detyren qe ka ndaj popullit, pra te beje opozite reale.

      Ndaj: #ThuajJoShpifjes tani!

    5. D12 says:

      po tani meqe ka punuar per nje bisnes privat nuk mund te punoj per nje ndermarrje shteterore????? Ne cilen pjese te ligjit eshte e shkruar??? Lerini profesionistet e vertet te marrin ne dore ndermarjet shteterore qe ju PeDe-istat i shkaterruat. Boll shpifet mbi kedo boll u qurravitet per cdo gje qe ben qeveria ne te kundert do te do te katandiseni me keq se zgjedhjet e fundit.

    6. KOPI GOPI = Lule Basha & Co says:

      Na sqarove per Koqon, tani

      Na thuj ndonji gjo per Cacin o Laura:

      http://bit.ly/1bmQJan

    7. KOPI GOPI = Lule Basha & Co says:

      Per Koqon na sqarove.

      Tani na thuj ndonji gjo per Cacin:

      http://goo.gl/NtKW4R

    8. Mato Labi says:

      Per Koqon na sqarove o Laura.

      Nashti na sqaro edhe per Cacin:

      http://tr.im/4gssl

  2. baca says:

    që mund të kenë të drejtë për atë që thonë, jam dakort, po ta thonë këta që për 8 vjet e ropën këtë shipëri sa i nxorën ujë të zi kjo nuk ka vend ku të rri

    1. Vendi says:

      SEPSE PERGJITHESISHT,
      Te drejtet dhe te ndershmit njohin shume mire vehten e tyre.
      SEPSE PERGJITHESISHT,
      Te korruptuarit dhe batakçinjte njohin shume mire njeri tjetrin.

  3. kujtimi says:

    Pse cfare kujtuat ju?? Mbajeni Koqon tani

  4. Stefan H says:

    E pse po shperbleka Kokedhimen? Nuk ka te drejte Edri Puka te sherbeje ne nje ndermarrje shteterore meqe paska qenen ne nje ndermarrje private? A mos duhet te vere aty femijet e Berishes? Apo te Xhosit. Eshte me se normale qe ne nje ndermarje qe ka deshtuar qeveria te vere ate qe ka kapacitet drejtues. Dhe te drejten per te vleresuar keto kapacitete e tani Ps dhe jo zonja vorpsi, ajo e ka kaluar rradhe per tete vjet, le te prese rradhen kur te vije prape ne fuqi.

  5. Erla Mhilli says:

    KEMI FAKTE,
    JA FOTO E KRYEHAJDUTIT!
    http://goo.gl/eHzyAE

  6. Genci says:

    Mire e ka. Po na merzit si shume, po ben levizje bajate me ca njerez pa lidhje fare me partine socialiste e me ne qe kemi qene ne vijen e pare te fushates.Ta dinim do silleshim edhe ne si ca te tjere qe kane dhene urdhera nga zyrat dhe po shperblehen me drejtori.Jam shume i insinjuar per emerimin e ketij Endri Pukes. Po zhgenjehemi me qeverine qe zgjodhem pa e filluar akoma punen sepse po sillen njesoj si partia qe rrezuam.

    1. Sali=Geddaf says:

      Pik e zeze kur po ben dhe ti si ish-opozitare ne vijen e pare !

      Ik re kaqol i lulashit e hidhja ndonje tjetri keto, ti je ndonje nga ata qe marrin rrogen vetem per te shkruajtur komente dhe ben si nje socialist i indinjuar me qeverisjen e re ?

  7. Punonjesi says:

    Haha po per Kokedhimen kane punuar 60% e njerezve ne Shqiperi se ka 20 vjet me biznese. Ku te gjenin ndonje qe se ka lidhur puna qe te kenaqej Laura ?

    E Laura Vorpsi vete do kete marre ndonje rroge nga Kokedhima ne nje fare pike ne karriere haha.

  8. Edi Rama says:

    O Sali ta futa,Jam kryeminister tani si ishe ti atere.

  9. henri says:

    Kam mendimin se keta te PD bejne gabim qe i bien akoma fyellit ideologjik dhe primitiv te Sales se viteve 1990. Nuk e kuptojne se populli shqiptar tani hyn ne Internet dhe ka shume mundesi qe per nje Problem te caktuar te degjoje shume kembana.

    Cfare jane keto shprehje idiote qe nuk thone asgje te tipit Sali Berisha si : ” Z. Kokdhima, e gezofsh Albpetrolin”.

    Sapo pashe panelin tv ne “Opinion” me teme “E ardhma politike e Sali Berishes”. Po patet mundesi shifeni edhe vete ne Internet. Aty ishte edhe ish kryetari i PD Doktor Dritan Shehu ( ai i prasit te Lushnjes). I shkreti Doktor, fliste, fliste, fliste dhe thoshte nje Qind here te njejten gje deri sa Grida Dume (ish zv.ministe e PD ) i tha : mjaft se i kemi thene keto gjera gjate fushates.

    Moj PD e dashur, hiqini keto galloshe te vjetra si puna e Sales dhe ketij “doktor-prasit” Dritan Shehu dhe dergojini neper museume. Bota dhe shoqeria shkon perpara dhe ketyre gallosheve te vjetra ju ka mbetur ora ne vitin 1990.

    1. lule bajame says:

      Henri-Veronika-Inspektori-Askushi-eksperti je nje tarallak qe nukdi ku do dalesh. keshtue fillove me veronike e bastaj shaje Edi Ramen. Kuptohet paguhesh per kete pune ngai palo shish i kriminalizuar. Kujton se mund te nai hedhesh?????????????????????????????????????????????????????????

      Do te ngrihet nje SHISH i RI me asistencen ekselente te vete TonY BLAIR.

      Dero atehere bej gati vrimen ku do futosh me gjithe ata trfaikantet qe i ke ushtaret e tu dhe sigurisht te eprorit tend….

      Ndonjehere thua se je ne Zvicer e Austri, sepse ke frike, por me ate maskimin tend grotesk njihesh 2000 metra larg. Je me se i neveritshem, vetem se pranon te perdoresh nga te tjeret per ca para qe ty s’te hyjne ne pune me ate surrat qe ke.

      Babi yt profesori i frengjishtes gjithashtu e ka bere keq punen e vet sepse njihej publikisht si spiun.

      C’te te them pa njerez si ty bota nuk do ishte kaq e bukur.

      RRFSHIN SPIUNET DHE BUDALLENJTE sepse po nuk ishe budall s’mund te ishe spiun.

      1. henri says:

        lule bajame,
        Kisha keto gjera :
        – Une kam Pension ne Zvicer dhe jetoj jo keq. Sa per dijeni familja ime, gruaja dhe djali, jane me pushime dy javore ne Bercelone.
        – Une nuk kam jetuar ndonjeher me shume se nje jave ne Austri.
        – Babai im nuk dinte frengjisht. Ka mbaruar shkollen e Fullcit ne Tirane ne kohen e zogut dhe ka qene zv.ministe ndertime ne kohen e “xhaxhit” dhe vdiq si komunist i bindur.
        – Mos me ruaj me trapin me budallaliqet qe shkruan.

  10. Po pse o Stefan Bardhi Endri Puka paska te drejte te behet drejtor dhe nuk ka te tjere.Çfare suksesi ka pasur Endri Puka ne kompanine private 2K e cila tashme eshte e falimentuar.Ju do thoni se e falimentoi Berisha. Nuk eshte aspak e vertet.Pyesni Spartak Poçin per punimet e kesaj kompanie, por edhe ministrat e tjere te PS-se.Ky emerim nuk ka nevoje per asnje koment. Edi Rama e ka filluar keq duke shperdoruar besimin e njerezve. Te nderroje rruge se per ndryshe do shkele bishtin e shatit dhe ai do i bjere kokes.

  11. bruno says:

    Znj Vorpusi ju thoni qe diet boterisht une nuk e dija se jetoj ne itali po pyeta edhe disa italian edhe ata me thane qe nuk e dinin pradaj zvogeloje fjalen boterisht,ju doni te beni opozit gjasme te eger por dili bllof se keto ju i keni bere me mijra here si pd

  12. Ben Dover says:

    Amam Mero mos posto me komentet e ketij plehre bolshevike! Shyqyr qe e hoqem qafe.

  13. ramy dibrani says:

    po mbaroka pallati ne qender

  14. Luli says:

    A ja fus kot apo drejtori i ri i AKPN eshte ish sekretari i ministrise ne Energjitikes ne kohen e Sali hajdutit…………..

  15. albani says:

    kta te pd mos te ndihen fare per emerimet, se e katandisen ket vend si mos me keq.

    le tu lem kohe njerezve te rinje te tregojn veten si do administrojn shtetin dhe pastaj ti gjykojm, sepse duke paragjykuar nuk zgjidhim gje,

    te kompania Albpetrol te behet auditimi i administrimit te kaluar, te shohin njerezit si esht menaxhuar e pastaj te shohim kan goj te flasin keta pd-istat ….

    1. shqiptari says:

      Çfare po flet per paragjykime ??
      T´i leme edhe keta te na godasin pastaj shohim e gjykojme !!

      Politikanet dhe Lidhjet e tyre te drejtperdejta nuk kane asnje pune absolutisht me marrjen ne dore dhe drejtimin e kompanive strategjike shqiptare.

  16. askushi says:

    Shikoni meqe shan PD nuk duhet ti vejme veshin? Nuk eshte keshtu. Po qe se ky njeri qe vihet nuk eshte ndonje djale i shkelqyer, por taksambledhesi i njerit apo tjetrit, te pakten ne nuk duhet te rime indiferen. Se ne asgje nuk kemi ne dore.
    Ata qe e njohin kete njeri, le te na e pershkruajme. Se nuk flasim dot pa e njohur.
    Sa per Kokdhimen, ai me gazeten SHEKULLI beri opozite te vertete ndaj Fatosit dhe Sales dhe eshte njeri i besueshem.
    Pra kur PD shan Kokedhimen nuk jam dakort, kurse per emertimin “kush e njeh personin te na thote”

  17. Kozmo says:

    Ky eshte vetem fillimi !!!!!

  18. bimbash says:

    Po te vinte njerez te PS-se, po ben emertime politike, po te vendose menaxhere te zote qe kane ekperience, po ua jep albeptrolin bisnesmeneve…Ke duhet te vinte Edi Rama drejtor ne Albeptrol? Nje mesues fizike sic vuri Saliu? Apo ndonje femi deputeti?Apo ndonje kengetar me eksperience ambasade? Endri Puka eshte fierak, familja e tij eshte familje naftetaresh, ka ekperience menaxhimi te kompanive te medha…Le te shohim nje here se cdo beje, se mbase e sjell ne vete kete kompani te shkaterruar dhe mbase e harroni ku ka punuar me pare…

  19. kuq e zi says:

    spo na thone meqe po ja japin ketyre lind pyetja
    KUJT JA HOQEN???????????

  20. rubo says:

    Po mire sipas Laures ,Endri Puka duhet te qendroje domosdoshmerisht,ne pune private,nuk paska te drejte per arsimimin qe ka per C.V -ne qe e shoqeron (mbaruar me medalje Universitetin ne Bukuresht),te zevendesoje nje injorat mesures, hajdut te dhe ordiner ,qe sa here merr pushtetin PD-ja rivjen nga Kanadaja,dhe sa here humbet Pd-ja shkon po atje si ,Ferdinand Murati.Cdo njeri ka te drejte te provohet ne njohurite dhe performancen e tij ne pune aq me teper qe keto vende pune kane nje suport politik dhe Ministri i ri nuk do te punoj perseri me hajdutet dhe kryehajdutet qe e kane katandisur Albpetrolin vetem emrin i ka ngelur prandaj dhe Laura me SALIUN i thone ta gezosh se mut do te gjesh aty,mut maloku.

  21. marko says:

    Nga ,thena ne te bere eshte ne mes nje det i tere-thote populli.Kryeministri,.z.Rama,pas zgjedhjeve beri thirje per nje aktivizim te potencialit intelektualo-shkencor brenda dhe jashte vendit,per ti aktivizuar ne qeverisjen e re dhe per te ndryshuar mentalitetin e vjeter qeverises e per ta bere ate bashkekohor.Atehere vershuan curriculum Vitae dhe plot 10-mije te tille ndodhen ne Zyrat e kryeministrit.Edhe shtypi i beri jehone disave qe punonin ne disa institucione prestigjiose dhe qe iu pergjigjen pozitivisht kerkeses se kryeministrit.Epo -theu dreqi kemben,menduam te gjithe:do te gjenden 20-30 shqiptare qe dine te menaxhojne eadministrojne sic behet ne p.sh Gjermani,apo Angli,apo France,apo…
    …por s,ishte e thene.Jemi te denuar te degjojme ata emra qe kemi degjuar qe nga 90-ta e larget.Megjithate,ka kohe per te reflektuar.Le te shpresojme.

  22. Premtimi Socialist, Albanian Elections says:

    Dhe mbi te gjitha ne socialistet jemi duke pergatitur nje Premtim Elektoral,
    Premtim te cilin mund ta bejme qe tani:
    Nuk do vjedhim ne menyre kaq flagrante,
    Siç kane bere Demokratet dhe LSI-stat,
    Por do te vjedhim me bukur.

    TOP CHANNEL
    TOP STORY LIVE

    RILINDJA SOCIALISTE
    EDUARD SHALSI

  23. Don says:

    Eh mor analist, e kupton se cka bere berisha, me fazllic& kompani!
    Edhe sikur m…, te vedosi kjo qeveri, 1miljon veta jane dakort se eshte prape me mire se qeveria Sales!

  24. Billy says:

    O LaUra! Mire qe na thua kush eshte Endri Puka, po pse nuk na thua kush eshte Ferdinand Murati dhe me ke ka lidhje ky drejtor pronar i Albpetrolit.Po pres te flasin fieraket per kete hajdut dhe shkaterrues te kesaj pasurie te madhe te vendit. Prisni, pa do te shihni cudirat qe ka bere Ferdinand Murati ne Albpetrol.

  25. korabi says:

    Kjo eshte qeveria e dyshes Kryemadhi-Kokedhima,prandaj mos prisni te emerohen drejtore qe nuk kalojne ne siten e tyre

  26. ARUSHA says:

    LEXO “PETER LUKEN ” MOJ ZHAPIKE DHE “TU PENNA ” E TIRONES ;SE ME POLITIKEN E JUJ PO NA LINI SHQIPTARET PA SHQIPNI O RACE E FELLIQUN QE VDISNI MAS PARES DHE JO MBAS IDEALIT VIRTYTIT DHE DINJITETIT !

  27. Bali says:

    Ceshtja eshte kush e gjen se cila eshte llidhja perverse Rama-Kokedhima , te jete per leke atehere do kete fatin elidhjes Gomxhe-Rama ku ky i fundit doli me gisht ne goje. Te jete per masturbim psikologjik qe koco i ben Rames atehere mjer ne dhe Shqiperia . Ti lesh dikujt qe ska ndritur asnje nga aktivitete e tij ne dore naften e Albpetrol, energjine e chez me tashme kukllen dollapi ,fondin e zhvillimit dhe Ministrine e ekonomise dhe ky te quhet Koco Kkoedhima ose te kane pjerdh trute ose perversiteti te ka heq shikimin. Rame nga Frangaj ne Kokedhime , nuk e kuptoj ndryshimin por te pakten Frangaj ka dhe nje histori suksesi per bizneset e tij kurse Koqo vetem llogje ka. Dhe me e temershme eshte qe militantete ps ngushellohen akoma me faktin qe keshtu e beri dhe berisha. Popull rumpallone?

  28. basriu says:

    Kjo eshte qeveria e Koke-Dhimes dhe Krye(Koke)-Madhit, te tjeret merre me leng se mishi u mbarua.

  29. lol says:

    vendimi me i korruptuar qe edi rama mund te bente.

    eshte njesoj si ta kete marre albpetrol nexhmije hoxha…

  30. robert lufi says:

    Sa bukuroshe qenka kjo ore. Dashnorja e re e Lul Bashes!Bukur. vetem per te fjetur nje here me kete nimfe anti-socialiste, jam gati te behem demokrat. O Lul, aman ore, se vdes per kete zedhenesen tende.

  31. guerrilas says:

    Deri tani gazetat po jepnin,per fatkeqsine qe kish gjetur albetrolin,nen qeverisjen berisha,dhe kjo ishte mese e vertet,se albetroli ishte kthyer ne fabrike parash per ca e ca pd-ista,po midis ketyre na ishte dhe nje biznesmen I ndershem,qe me gjithese ne kushte shume te veshtira,per kohen,se ky na ishte socialist I thekur ne gizen e sobave te enverit,prape vazhdonte te punonte,duke marre tendera,e duke mos shlyer leket,duke mos paguar puntoret,e duke genjyer ore e cast,per perfundimet e puneve qe kishte marre persiper,dhe ky s’ishte askush tjeter vecse bossi vorioepqiriot kocos kokedhimas,te cilit partia socialiste,si njeri I nderuar qe eshte po I servir torten me mbishkrimin Albetrol,tani keni per te pare ju o popull cdomethene vjedhje,se deri tani vertet eshte vjedhur e shitur pa hesap,po prape,skane qene profesioniste,si ky mostra kokedhima,tani e di vete ky lali cdo bej,mjer ky popull qe ra nga shiu ne bresher,nga sali shpellari te ed piktori,nga ferdinant murati, te koco kokeloqja,me zi ti behet ketij populli injorant qe voton keta plehra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje