TemA TV/ Peleshi: Do rishikohen të gjitha koncesionet e qeverisë së mëparshme (VIDEO)

2 Tetor 2013, 14:48Sociale TEMA

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka deklaruar se qeveria do të rishikojë të gjitha koncesionet e dhëna nga qeveria e mëparshme, të cilat nëpërkëmbin interesin e qytetarëve.

Në një prononcim për mediat, Peleshi është shprehur se qeveria e re nuk do të cenojë marrëdhënien me biznesin, por përkundrazi, do të krijojë një klimë të re me të.

“Pa cenuar marrëdhënien e besimin e investitorëve vendas, do të rishikojmë të gjithë kontratat që nëpërkëmbin interesin publik të shqiptarëve. Qeveria do të japë një frymë të re të bashkëpunimit me biznesin, do të tregojmë integritet në raport me biznesin për të gjitha çështjet që e shqetësojnë. Do inkurajojmë biznesin e huaj e vendas për të shfrytëzuar potencialet që ofron Shqipëria. Vendi ka potencial shumë të madh tek biznesi privat për të ndihmuar projektin tonë madhor. Do t’i qëndrojmë linjës tonë për të shfuqizuar vendimet që dëmtojnë në themel interesin e qytetarëve. Do të jemi të hapur dhe inkurajues për të krijuar procedua që do të afrojnë biznesin vendas dhe të huaj drejt ekonomisë shqiptare. Kemi interes të inkurajojmë besimin e institucioneve publike te ndërkombëtarët, por dhe tek qytetarët e thjeshtë”, theksoi Peleshi.

Lidhur me ligjin e nëpunësit civil, Peleshi tha se qeveria nuk shfuqizoi vendimin, por mori kohën e duhur për të plotësuar aktet nënligjore të cilat ishin detyrë e qeverisë Berisha.

“Më vjen keq që opozita vazhdon sjelljen e vet të kundërshtimit. Akti normativ s’kishte të bënte fare me shfuqizimin e ligjit. Ne e kemi votuar. Vendimi i qeverisë nuk ka të bëjë me amendim të ligjit apo shtyrjen e ligjit, por për ta shtyrë në kohë për të plotësuar të gjitha aktet nënligjore që ta bëjnë efektiv. Me pr/ligjin që u miratua në qeveri i dhamë mundësinë vetes të bënim atë që kishte për detyrë të bënte qeveria e kaluar, por fokusi i saj nuk ka qenë te përmbushja e detyrimeve por vendimeve që ishin në dëm të vendit”, tha ai.

9 komente në “TemA TV/ Peleshi: Do rishikohen të gjitha koncesionet e qeverisë së mëparshme (VIDEO)”

  1. liri a vdekje says:

    brravo jepni shpres ketij populli dhe drejtesi

    1. Fation Mamaqi says:

      EDHE HALET PUBLIKE DUHEN RISHIKUAR

      http://goo.gl/4kQRVT

  2. fshf says:

    Ashtu bre lalke??? Po kujt do tia jepni??? Apo Kocos prape?? Apo do I merrni vete?? Apo do I marri Likja me bllok?? Apo shoqnia??

  3. astrit says:

    SQARIM I SAKTE NGA Z. PELESHI,OPOZITA DOLI ZBULUAR,DHE KESHTU DO TE NDODHI DERI SA P. D ja DEGJON SALIUN E KORUPTUAR, QE KA HALLIN E VET DHE TE FAMILJES SE TIJ SESA TE P.D-ke.
    E RENDESISHME ESHTE QE QEVERIA TE MOS BJERE PREH E KETYRE PROVOKIMEVE,
    BRAVO Z PELESHI.

  4. Pijaneci says:

    Ore, po si ka mundësi që këta të Ramës dhe në fotografi duken njerëz…

  5. lami says:

    Nese do të rishikohen të gjitha koncesionet e qeverisë së mëparshme per hire te drejtesis – ju lumt, ashtu vazhdoni. Por mos ndodh e kunderta; rishikoni veprimet e hajdutet paraardhes blu nga inati dhe me qellim qe tua shperndani hujduteve te rinj pasardhes(mavi/kuq).

  6. drini says:

    z.peleshi nuk merzitesh t’ju them qe do te rishikohen te gjitha vjedhjet por per kultur ashtu te takon te thuashe.

  7. gjinovefa says:

    Te gjithe derrat nje turi kane. Dhe ju nuk ndryshoni shume nga paraardhesit. E vecanta juaj eshte se ju i beni emrat ne emer te Rilindjes. Ja i moret koncesionet…. e kujt do t’ia jepni???? Apo do t’ja merrni Lenes e t’ia jepni Prenes. Merr per shembull IEC Visoken. Hiqeni plehren Shefqet Dizdari qe e mori si e mori koncesionin. Hiqini te drejten e koncesioneve te gjithe atyre qe i kane marre ne emer te bosave dhe jane vec veglat e tyre. Por edhe ju nuk mund te beni dot gje…. Shih se kush u vu Drejtor I Albpetrolit Endri Puka. Nuk kam ndonje gje kunder Endrit por e kam njohur ne Bukuresht dhe nuk kishte mundesi as te mbante te dashuren se ia merrnin te tjeret dhe jo me te administroje nje kompani aq te madhe. Ehhhhhh keshtu eshte kur Koco nuk eshte i zoti te beje dot djale dhe i ra rresku Endrit…. Bravo Endri ke lindur me kemishe. Te ai nascut su camisa

  8. Alda says:

    Niko kam respekt per ju qe kini ardhur ne pushtet se kam parasysh Edin kur erdhi ne Bashkine e Tiranes Por eshte shpejt per te folur Ne keto emrime me duket se po ja fusni kot por le te presim ndoshta jam i gabuar Kam merak te te pyes ate idiotin ate shoferin Dushin e ke mare me vete apo jo shpresoj mos te kthehet edhe ai se kuqua qe kishte Majko qe e deskriditoi deri ne peshtirosje Se te pakten Edi ska pas pyetur per shofera e bodigardet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje