TemA TV/ Rama në Vlorë, inspekton aksionin e INUK-ut për prishjen e ndërtimeve (VIDEO)

17 Nëntor 2013, 15:38Politika TEMA

Kreu i qeverisë ka zbritur në qytetin e Vlorës ku ka ndjekur nga afër aksionin e prishjeve të ndërtimeve përgjatë vijës bregdetare.

I shoqëruar nga ministri Mjedisit, Lefter Koka dhe nga prefekti Besnik Dervishi,  kryeministri ka inspektuar nga afër prishjet që u bënë në zonën nga Skela përgjatë Aulonës deri te Uji i Ftohtë.

Kreu i ekzekutivit u takua edhe me kreun e INUK, Zyhdi Dajti, i cili është edhe drejtuesi i aksioneve në qytetin bregdetar. INUK ka vazhduar dhe në fundjavë me prishjen e dhjetra objekteve përgjatë vijës bregdetare por dhe sipër rrugës nacionale ku do te kaloj shëtitorja “Lungo Mare” por dhe zgjerimi rrugës, raporton “Ora News”.

Operacioni i shembjeve dhe i lirimit të hapësirave nga ndërtesat është ndjekur edhe nga vetë kreu i INUK, Zybi Dajti.

Mbrëmjen e së shtunës aksioni u shtri në zonën e Aulonës ku u prishën objekte disa katëshe të cilat qëndronin aty pa leje prej shumë vitesh kryesisht në krahun e sipërm të rrugës nacionale.

Gjatë gjithë kohës në terren kanë qenë inspektoriatët e INUK-ut si dhe policia e shtetit FNSH dhe policia e qarkullimit rrugor e cila devijonte qarkullimin e automjeteteve në të tjera akse.

Deri me tani nga inspektoriati ndërtimor urbanistik kombëtar janë prishur 60 objekte si lokale, restorante, bare, banesa, diskoteka, karburante dhe tenda kryesisht poshtë pallateve.

Aksioni vazhdon edhe gjatë së dielës me prishje të reja në zonën e “Ujit të Ftohtë” njëherësh dhe me pastrimin e gërmadhave nga fadromat .

Zyrtarë të INUK thonë se deri në fund të vitit do të prishen të tëra objektet pa leje në Vlorë, Jonufër,Radhimë, Orikum dhe Llogara si dhe pa ndërprerje do të ketë një tjetër fazë brenda këtij viti për prishjen e atyre objekteve, dokumentacioni i të cilave është ende nën shqyrtim.

Deri më tani janë menduar të prishen 200 objekte me dhe pa leje por aksioni pritet të shtrihet më pas në të gjithë jugun deri në kufi me Greqinë.

25 komente në “TemA TV/ Rama në Vlorë, inspekton aksionin e INUK-ut për prishjen e ndërtimeve (VIDEO)”

  1. Djali says:

    Ku ishe shpetim gjika

    1. sensi says:

      te gropa qe i ka hapur vetes

  2. Djali says:

    Nese jan ne prona shtetrore pse i prishe shtetzoj dhe jepi me qira fitojn te gjithe.edhe ata qe i kan ndertuar se do bejn biznis me ata lokale edhe shteti mer qira por shqiptaret vazhdojn te jetojn ne ekstremitet vetem shkatrim

    1. Jugori says:

      Ato ndertime anes detit bllokojne krejt rrugen e vecanerisht ne vere behet e pamundur levizja ne plazhe ku duhet mese nje ore per shkak te trafikut te renduar.
      E brenda ne qyetet esht bere nje masaker, jane kthyer lulishtet ne pallate!
      Nga kjo gje asnje nuk del i fituar, po thuaj qe tani do marrin drejtimin e duhur gjerat. E jo vetem vlonjatet, por dhe turistat qe vizitojne vloren cdo vere do ndihen me te lehtesuar e do marrin fryme lirisht.

  3. agim says:

    Prishja e ndertesave eshte nje nisem e mire,por para se te prishen keto objekte,kryetaret e Bashkive te qyteteve perktse,ne rastin konkret ne Vlore duhet te ishte ne burg dhe duhet te ishte denuar ,per leje te paligjshme ose mosnderhyrje ne kohe,dhe duhet ti kishte bere gjykata ngarkim gjithe vleren qe duhet per riparimin e zonave.

  4. rea says:

    perse e quajne bulevardin lungo mare? Buzedet eshte me bukur. apo jo ?

  5. Shansi i humbur says:

    “Media dhe politika nxitese e Kriminelit Sali Bisha” per revolta … nuk i lane kohe qeverise qe te informonin te verteten popullit … kur Zazan Guri bente thirrje per dalje masive ne rruge te krahut opozitar …. pra Z.Rama nen presionin nderkombetar e kishte te veshtire te ndalte furrin e mashtrimit te popullit.

  6. qytetari vlore says:

    me ne fund po shikojme detin. me ne fund po na kthehen hapsirat publike. me ne fund kemi nje kryeminister qe mendon per popullin.

  7. GJERGJI says:

    prishej qe kushtojne miliarda por ligjet e urbanistikes nuk pyesin dakort jam por nje pyetje kam per kete qeveri?
    qe gjat luftes se pare boterore u nis bulevardi lungo mare i vlores austrohungarezet ndertuan dhe tynelin e ujit te ftohte gjate pushtimit italian ne vlore u ndertua lungo mare e italianeve dhe klube lluksoze ne ate kohe bilse dhe me muzike ky defrenin italianet ne pergjithsi mbremjeve u quajt inga italiane belbedere qe quhet dhe sot doli nje bulevard me drita dhe shume i bukur ajo pja e ujit te ftohte
    koha e enverit e zgjeroi pjesen e plazhit te ri
    gjet demokracis eshte zgjeruar zona e palmave qeveria sales beri nderhyrje te tjera zgjeroi tymelin e ktheu ne parametra europina qe turistet te shkonin lirshem per llogora dhe dhermi plus ndricimi dhe zgjerimi i pjeses jugore te shetitores
    tani vjen rama prish ato qe u ndertuan nga privati se thote do ta bejem shetitoren nga skela deri ne uje te ftohte e deri ne orikum nje nga me te bukurat ne europe dakort jam se me llafe i ben te gjithe ky por deri tani vetme po prish aty investiem qe kane ber te tjeret kryesisht privati qe kushtojne miliarda leke investime vetem prishje po shikojme plus ku jane parat sepse duhen dhe ca miliarda per bulevardin apo do e bejem sa per te kaluar rradhen? pas hungarezve italianve gjermanve enveri lungo mare nga skela e la pergjysem sala beri dicka po ky rama se kuptoj une ku do i gjej leket per nje projekt kaq te rendesishem per nje qytet turistik si vlora? apo thjesht ky po ben prishje dhe kaq dhe shetitores do i bene ca nderhyrje dhe kaq dhe projeti shume i perfolur dhe qe ka qen endrra e te gjithve qe ne kohet e italianve kjo shetitore akoma kjo shetitore ne nej zone shume te bukur qe ka qen lakmi e te gjithve dhe e te huajve dhe ketu po doli shetitorja akoma me bukru do jet nje dritare per nje shqiperi e parametrave turistike
    jane futur ne gare studiot me te mira te europes jane deri tani 5 projektet me te bukura per shetitoren plus dhe ndihma e madhe e privatit dhe shqiptarve te diaspores sidomas loby i amerikes qe po jep nje shume te konsiderueshme dollare pa len ata te italis dhe greqis qe kane kohe qe po kontibojne per kete projet super madhor ne turizem ta shikojme kur te perfundoj por duhet shume pune dhe para dhe qeveria RAMA ka mundesi te deshtoj me kete projekt gjigand dhe nga gjigand te katandiset i vogel

  8. zullumi says:

    ky eshte kryeministri i shqiptareve ne mes te popullit jo si shpellari kur shkonte neper qytete bllokohesh trafiku dhe me eskorte qe benie teror ne popull

  9. labi 97 says:

    trim mbi trima ky lab i gjate , gjithmon ketheht ne vloren e tije se e kupton çdo vlora nga biri i saj.

    1. Iliri says:

      Nuk eshte lab, por durrsak i sharrtuar me shkodran…

      1. Arberor says:

        Nenen e ka labe nga Vunoi, nga i ati eshte Beratas me Shkodran.

  10. Qytetari says:

    Po ai pallati qe eshte ke uji i ftohte qe pame ne TV,qe u rrethua me rripa e u be gjithe ajo buje e madhe,a do te prishet? Jo per gje po se kemi degjuar qe jane shkelur te tera ligjet,madje kemi degjuar qe eshte shkelur ligji,qe eshte bere ligji per tu ndertuar ky pallat i vjerrit.A po u ftoh,ajo vale meqe eshte afer ujit te ftoht. Po Popullin kush e pengon te ngrihet e te protestoje per shkeljen e ligjit qe ka bere ndertuesi duke bllokuar vijen e bregut te detit,e cila eshte prone e gjithe Popullit,si dhe per bllokimin nga privatet te vijes bregdetare.

    1. Ndreqytetesi says:

      E pengon Shpetim Gjika dhe shpurra e tij .A e pate seancen?Ka akoma “kurajo” te paraqitet si “triumfator” ,pa ditur se ndaj KUJT.Ishte i vetmi i pandehur ,se te tjeret ishin fshehur a ndoshta i perfaqsonte te gjithe ai.Sa e turpshme,nderkohe qe qeveria vijon punet me INUK- ne Vlore dhe prishen ndertimet qe lulezuan ne kohen e tij , ai i “vetem trim ne lufte” perballet me drejtesine.
      Nderkohe qe e ashtuquajtura shoqeria civile ne Vlore protestonte per aremet kimike ,nuk e gjen me vend te protestoje per ndertimet e paligjeshme te Gjikes.
      Nderkohe qe me kete buxhet te vogel na duhet te perallojme edhe punet e mbrapta te Gjikes , ai ende paguhet nga taksat tona .

  11. ALBI says:

    Vlores po i hapen mushkrite,po merr fryme lirisht .Faleminderit Rama.E ndersa Kryeministri ndjek punet ,Kryebashkiaku paraqitet ne seancen gjyqsore “me koken lart”.Largojeni dhe Gjiken si mbetjet nga prishjet e ndertimeve pa leje

  12. Iliri says:

    Po kur do te na e clironi Durresin o zoti kryeminister, qe e kane sakatuar Vangjushi me gjithe Argiten e me gjithe matrapazet e Komunitetit Mysliman.Ish lulishtja 1 Maji u be kurbani i Vangjushit, Argites dhe disa matrapazeve te komunitetit mysliman qe per interesat e tyre private e kthyen ne bunker te vetmen lulishte te zones.A nuk mund te kompensohej komuniteti si gjithe pronaret e tjere per truallin qe kishte , por duhej te betonizohej edhe ajo cope e vogel e ish gjelberuar?
    Po te besh nje referendum ne Durres te jesh i sigurte qe mbi 90% e qytetareve do te ishin dakort me shembjen e atyre pallateve dhe pa i kompensuar fare biles, por ta pastronin me shpenzimet e tyre.

    1. r says:

      Rrofte Pushteti i Popullit! Poshte borgjezia! Te forcojme unitetin shokeni…

  13. Hasan Hasani says:

    Ka lezet kur Kryeministri ecen si njeri normal dhe jo me antiplumb e me 200 roje si shpellari qe na la shëndenë.

    Nuk di se kur do dale ky vend nga gremina ku e kishin groposur, por asnje nuk mund te kudershtoje se fryn nje erë e re shume me ndryshe se me parë.

    Ndihet ne shume gjera. U ndje gjatw protestes kur Kryeministria ruhej nga disa police – vajza te reja, qe jo vetem nuk tmerronin njeri, por ngjallnin nje fryme paqeje dhe mirekuptimi duke treguar se te gjithe ishin aty jo per tu vrare me njeri tjetrin por per te zgjidhur nje problem shqetesues pavaresisht se kush kishte te drejte, ndihet ne prishjet e ndertimeve pa leje, ne tonet e narkotikeve qe kapen çdo dite kudo ne Shqiperi, ndihet ne menyren si ecen Kryeministri, si njeri normal ne mes te nje populli normal. Bravo Edi Rama. Vazhdo dhe ke per te hyre ne historine e Shiperise si lideri i pare qe po punon vertet per te miren Shqiperise. Nxirre kete vend nga gropa ku e ka futur njeri pas tjetri Enver Hoxha,Fatos Nano e Sali Berisha. Aktualisht je shpresa e vetme. Suksese per te miren e ketij populli te vuajtur që eshte shkelur, vjedhur e dhunuar nga banda e gangstereve dhe krimineleve qe kanë drejtuar deri me sot.

  14. Lul Tyta says:

    Perfundimisht Berisha mund te konkludohet se ka dashur me shujt shtetin shqiptar.Gjithe keto ndertime pa leje.Pse hante mut kot.

  15. toni says:

    ky projet do ket shume pune akoma por si fillim do zgjerohet rruga palmat do rrine ne mes twe rruges se kane mbi 100 vjet qe jane mbjell dhe tani jane ne kulmin e gjatsis se tyre kjo e ben rrugen me te bukur projekti parashikon ndertimin e shatervanve ndricim i parametrave europiane shtrim me mermer dhe rruga me pllaka perpara do duket vetme deti kjo do i jap mundesine te gjithve atyre qe shkojne dhe rruges per llogora dhermi qeparo jal plazheve te sodisin panoramen turistike nderyrja do jet ne te gjith pjesn nga skela deri ne uje te ftohte por do jen 3 faza pune kostoja e saj duhet te jet shume e larte por dhe projeti nuk duhet te preket ne perfundim te kesaj do kemi nje shetitore si gjith qytetet europiane bregdetare pra te standarteve europiane koha e zgjatjes se ketij projekti deri ne perfundim te tij mund te zgjasi mbi 2 vjet por faza pare ka filluar me prishjen e ndertimeve pa leje pasta do ket pastrim te ketyre mbeturinave dhe pastaj punimet qe jane dhe kryesoret qe nga zgjerimi i rruges trotuaret do zgjerohen etj bulevadi LUNGO MARE perfundon

  16. Liridon says:

    Ish-Km e vishte antiplumbin,pasi shkaterroj disa banda mafiozesh e kriminelesh.Ky i tashmi akoma po ben shfaqe.Shpresojme shume qe edhe kete here te degjoje zerin e votuesve te tij,por edhe te atyreve qe se kane votuar te mbaje premtimet per lufte te hapur kundra korrupsionit.
    Nuk duhet vetem me prish por duhet edhe me ndertu praralelisht.Vetem prishja eshte kollaj,por besoj ai e di se populli nuk mund te rroje mbi gerdhadha.Vlora duhet patjeter te thithe perseri turistet vendas e te huaj.Ka nje tendence te qeverise per ta paraqitur gjendjen me te keqe sec eshte realisht.Kjo duket edhe ne sektorin e sigurise publike,ku MB publikon nje liste emerore te denuarisht ku nje pjese e tyre jane duke kryer denimin apo nuk ekzistojne ne kete dynja.Pasiguria e paraqitjes te gjendjes me keq sec c’duket ja ben yzmetin industrise turistike te Greqise.Edhe mediat nuk duhen te japin lajme te tilla si gjendja e helmeve ne Shqiperi…. etj.Turizmi momentalisht eshte e vetmja fushe ku Ne mund te bejme dicka,ne lidhje edhe me zvogelimin e papunesise qe pritet te shtohet nga dita ne dite.

  17. Shpresa says:

    Pse do quhet Lungomare shetitorja e bregdetit te Vlores, apo per nder te anijes luftarake italiane qe cau katerin e rades dhe fundosi dhjetra e dhjetra vlonjate, burra, gra e femije.

    Turp per Vloren nese do e pagezoje me emer italian!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje