Vogëlushi lë duhanin, krijon varësi ndaj... ushqimit (FOTO)

18 Nëntor 2013, 11:23Lifestyle TEMA
Vogëlushi lë duhanin, krijon varësi ndaj... ushqimit (FOTO)

Fotot e tij bënë xhiron e botës dhe shokuan shumëkënd.

Një vogëlush dyvjeçar nga Indonezia, që tymoste duhan.

Por tani ai vogëlush ka hequr dorë nga ky zakon i dëmshëm dhe ka krijuar një tjetër varësi: ndaj ushqimit.

Aldi Rizal u bë i famshëm pasi u zbulua në një fshat të varfër duke tymosur duhan në moshën dyvjeçare.

Lajmi në mediat ndërkombëtare bëri që qeveria të nisë një fushatë për të luftuar problemin e duhanit tek fëmijët.

Pas një serie seancash terapie, vogëlushi e la zakonin e tymosjes së duhanit, por tani pas më shumë se dy vitesh, ka krijuar një varësi po kaq të rrezikshme. Ai ka një oreks të jashtëzakonshëm.

Ai pinte deri në 40 cigare në ditë.

Edhe pse e la duhanin, njerëzit në fshatin e tij vazhdonin që t’i ofronin cigare./ep

1 komente në “Vogëlushi lë duhanin, krijon varësi ndaj… ushqimit (FOTO)”

  1. MACOKU I KUQ says:

    KY QENKA NJE POTENCIAL I JASHTEZAKONSHEM PER TE TYMOSURIT E MJAFT-it dhe G99!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje