Ai është konsideruar një nga skandalet më të mëdhenj në historinë e sportit, por duket se Mike Tyson dhe Evander Holyfield janë pajtuar plotësisht.
Të paktën ndodh kështu në një reklamë televizive për kompaninë Footlocker, kur Mike i kthen copën e veshit atij, duke i shpjeguar se e ka ruajtur me kujdes.
Mike Tyson u skualifikua pas incidentit në vitin 1997.
Reklama nis me lojtarin e basketbollit, Kyrie Irving duke imagjinuar sikur çdo gjë në botë shkon siç duhet.
Në ëndërr, Tyson shfaqet tek dera e Holyfield dhe i jep një kuti, ku ishte copa e veshit.
Të dy boksierët u shfaqën në një emision të Oprah Winfrey në vitin 2009 dhe 12 vjet pas incidentit e ringjallën sërish miqësinë e tyre./ep