Që kur ‘selfie’ u shpall fjala e vitit në Britani, ka pasur shumë lajme mbi këtë çështje.
Por çfarë është ‘selfie’?
Bëhet fjalë për një auto- portret, që realizohet duke përdorur kryesisht celularin ose një kamera, ndërkohë që pamja jote reflektohet në pasqyrë.
Mediat thonë se fotoja e parë ‘selfie’ është realizuar që në vitin 1839 nga Robert Cornelius.
Por ‘selfie’ më e pastër duket ajo e vitit 1900, realizuar nga një grua duke përdorur një Kodak Box Brownie.
Një tjetër ‘selfie’ e famshme daton në vitin 1913, kur Dukesha e Madhe, Anastasia, vajza më e vogël e Carit Nikolla II, fotografoi veten sërish me një Kodak Brownie.
Ajo atëherë ishte 13 vjeç./ep
Anastasia