Rama: Kompleksi “Jon” abuziv. Shembja, përpjekje për të çdëmtuar një qytet

8 Dhjetor 2013, 19:03Politika TEMA

Në vijimësi të aktiviteteve në kuadër të 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, kryeministri Edi Rama ka hapur dyert e Kryeministrisë pasditen e sotme, ku zhvilloi një bashkëbisedim me një grup nxënësish e studentësh të ekselencës.

A do ti ndihmojë qeveria nxënësit me rezultate të shkëlqyera dhe nëse po në çfarë mënyre?

 

Do bëjmë çmos për të ndihmuar të gjithë nxënësit, por padyshim nxënësit me rezultate të shkëlqyera meritojnë një respekt më të posaçëm. Kur kam drejtuar Bashkinë e Tiranës kemi përfshirë në programin e bashkisë për herë të parë një trajtim të veçantë për të gjithë nxënësit me 10-ta. Programi ka dhënë rezultatet e dëshiruara. Dëshira jonë është që një program i tillë të shtrihet dhe të përmirësohet në vijim.

 
A do të ishte e mundur që për ne maturantët ju të na akordonit bursa për në universitetet europiane, pasi për prindërit tanë është pak e vështirë për të përballuar universitete me taksa të shtrenjta.

 
Ka një praktikë të vënë në lëvizje nga qeveria e mëparshme, megjithëse ka pasur edhe disa probleme, është e rëndësishme që është praktikë e mirë dhe duam ta mbajmë jo vetëm gjallë por ta çojmë edhe më tutje.

 
Të ardhurat e familjes time përfitohen nga pagat e prindërve të mi, kemi parë lajmet lidhur me taksat që mund të aplikohen, sa të vërteta janë tabelat e publikuara anë media?

 
Taksat nuk janë asnjëherë fjalë që tingëllon ëmbël, por unë besoj se tek taksat qëndron edhe vlera e patriotizmit të një shoqërie. Unë besoj se të paguash taksa do të thotë të jesh një patriot i mirë, ndërsa të mos paguash taksa do të thotë t’ia punosh prapa shpine shoqërisë dhe vendit tënd. Besoj po ashtu që sistemi i taksave duhet të jetë një sistem sa më i drejtë me të gjithë dhe sa më i ndershëm për të gjithë. Nuk mund të paguajnë të gjithë taksa njëlloj pasi të gjithë nuk fitojnë njëlloj. Nuk mund të paguajnë më shumë taksa ata që kanë më shumë halle, ndërkohë që ata që kanë më shumë mundësi të paguajnë më pak taksa. Sot në Shqipëri me sistemin e taksës së sheshtë, një mësues, një infermiere një polic, paguam më shumë taksa se sa kryeministri. Biznesi i vogël të paguajë më shumë taksa se sa një kompani e madhe, kjo është e padrejtë dhe ne do ta ndreqim këtë padrejtësi. Sistemi ynë i taksave do të bazohet në taksimin e ndershëm dhe jo në taksën e sheshtë. Tabelat të cilave ju i referoheni nuk janë të vërteta, nuk janë zyrtare. Ne sot jemi në një moment të vështire të ekonomisë sonë, por ne nuk mundet dot që barrën më të madhe të kësaj vështirësie tua ngarkojmë atyre që janë më të dobët. Barra të shpërndahet në sa më shumë supe dhe të mos e mbajnë këtë barrë ata që janë më korrekt me ligjin dhe shoqërinë. Për të përballuar problemin e përbashkët të ekonomisë dhe financave të vendit, ne na duhet një program i ri me FMN dhe ky program nënkupton në fund qoftë marrjen e një ndihme por qoftë dhe plotësimin e atyre kushteve që do të ketë marrëveshja me FMN. Sigurisht Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për ta kapërcyer krizën ku ndodhet, por kriza është e pakapërcyeshme nëse secili nuk merr pjesën e vet të përgjegjësisë.

 
Ekzistenca e Universitetit Mjekësor si institucion. Që kur është krijuar kemi patur goxha problematika. Doja diçka nga juve një fjalë, meqenëse kjo po ndiqet live nga studentë të Universitetit Mjekësor, sepse ne jemi të shqetësuar.

 
E di këtë shqetësim. Ministri i Shëndetësisë dhe Ministrja e Arsimit e kanë pjesë të detyrave të tyre të kësaj periudhe dhe shumë shpejt do të kemi një ide të qartë për mënyrën se si do të veprojmë. Por edhe në këtë rast nuk do të veprojmë duke dhënë një urdhër nga lart poshtë, por edhe duke diskutuar dhe dëgjuar, ju dhe të tjerët, dhe duke dalë në konkluzionin e duhur pa humbur kohë dhe pa ju humbur kohë as juve dhe as të tjerëve, ju siguroj për këtë.

 
Cili nga ministrat ka qenë ai që ju ka ndihmuar më shumë dhe cili ka qenë më problematiku?

 
Nuk do ishte ide e mirë të bëja një klasifikim, por për këtë periudhë kohe mund t’ju them se skuadra e qeverisë e ka përballuar, besoj unë, ashtu si duhet sfidën dhe ajo ç’ka unë kam dashur dhe dua që nga momenti i parë është që ne të punojmë si një skuadër. Kemi lënë mënjanë metodën tradicionale të punës së qeverisë dhe duke vënë në jetë një metodë të re pune që bazohet shumë në komunikimin e brendshëm mes të gjithë anëtarëve të qeverisë në takimet e përjavshme qoftë të të gjithëve bashkë qoftë në grupe të ndryshme për të trajtuar probleme të ndryshme që janë probleme që nuk mund të zgjidhen pa ndërveprim. Deri këtu, anëtarët e qeverisë janë në lartësinë e duhur dhe po e kryejnë detyrën me mjaft përkushtim dhe zotësi. Por për të mos ju lënë pas asnjë përgjigje konkrete mund të them se unë kam fatin të kem një zëvendës që jam i bindur çdo kryeministër do donte ta kishte, një ministër të Brendshëm që ka marrë nota pozitive në sytë e opinionit publik. Një ministër të Jashtëm që po bën një punë të admirueshme dhe me radhë për të mos i përmendur të gjithë ministrat që në këto dy muaj e pak nuk kanë rënë shumë në sy, por janë duke punuar me përgjegjshmëri të lartë. Në përfundim të 100 ditëve do të bëjmë një takim të hapur dhe aty jam i bindur se njerëzit do të shohin shumëçka që nuk ka qenë përpara tyre më parë.

 
Lidhur me ndërtimet që janë prishur në bregdet, thuhet që qeveria ka lekë të paguajë banorët dhe nuk ka lekë të paguajë invalidët.

 
Është një pyetje legjitime për shumë njerëz që sot janë në vështirësi. Kam dy sqarime për të bërë, e para kemi ndërmarrë një nismë që unë e konsideroj shumë të rëndësishme për Shqipërinë që duam, për Shqipërinë që ju meritoni që lidhet me ndalimin përfundimtar të abuzimit të përditshëm dhe të përshumëvjetshëm me territorin, me pronën tonë të përbashkët, pjesë e kësaj nisme është aksioni ynë për të çliruar bregdetin, nga të gjithë ndërtimet abuzive qofshin pa leje, apo qoftë ndërtimi në fjalë që është një ndërtim abuziv, bazuar në një procedurë që nga fillimi në fund është abuzive, por në mirëbesim qytetarët kanë shpenzuar para për të përfituar një apartament, apo një hapësirë. Do të ishte e padrejtë që këta qytetarë që kanë blerë në mirëbesim, të dalin të dëmtuar nga kjo histori që është përpjekje për të ç’dëmtuar një qytet të tërë. Unë besoj një popull të tërë në një nga pasuritë e mëdha që ne kemi që është bregdeti. Këtu flasim për rikthimin e një të drejte themelore të shkelur me këmbë e të abuzuar me vite të tëra, të një qyteti të tërë dhe një populli të tërë, për të përfituar nga një pasuri kaq e madhe saç është bregdeti. Vënia në lëvizje e planeve dhe projekteve të Shqipërisë së gjeneratës tjetër në vizion dhe në standarde, transformimi i kësaj vije bregdetare në një vijë bregdetare të një cilësie ndërtimore si në shumë pika tërheqëse të Mesdheut, do të thotë mbi të gjitha rimëkëmbje ekonomike, sociale e morale të shoqërisë. Këtu bëhet fjalë për një nisme, për një vizion dhe një projekt që është tërësor dhe duhet parë në tersi. Ana tjetër është pamundësia që kemi pasur për të paguar normalisht njerëzit më në nevojë që janë invalidët, paraplegjikët dhe tetraplegjikët, që prej muajsh nuk marrin pagesën. Arsyeja është sa e thjeshtë aq edhe tronditëse, sepse mbi 90% e parave të caktuara për ta janë shpenzuar për arsyet e mos arsyes së fushatës elektorale. Janë shpenzuar për tua dhënë shumë të tjerëve që janë përfshirë në këto skema pa qenë as invalidë as në nevojë ekonomik, por thjesht për tu marrë votat me lekët e atyre që realisht i meritojnë ato lekë. E para me këto lekë nuk po shembet një pallat, me këto lekë ata që kanë përfituar në mirëbesim dhe që nuk kanë arsye që të paguajnë koston e madhe, këto lekë janë shumë pak për të zgjidhur problemin e invalidëve, që po bëjmë të pamundurën dhe do ta zgjidhim.

 
Gjatë karrierës tuaj a ka patur ndonjë moment apo ngjarje që të ka bërë të dyshosh për bindjet e tua politike.

 
Bindjet e mija janë arsyeja pse unë jam pjesë ë asaj bindje politike ku jam pjesë dhe pse jam këtu sot. Nuk kam dyshim për bindjet e mija nëse flasim për bindje politike. Nëse flasim për bindje të tjera ato mirë është të mos jenë të palëvizshme.

20 komente në “Rama: Kompleksi “Jon” abuziv. Shembja, përpjekje për të çdëmtuar një qytet”

  1. SOS, SOS, SOS says:

    ____________________________________________________________________________________
    *************************************************************************************

    -Takimi “LIVE” i Z.Rama me disa studente te shkelqyer:
    -Nje shqipe “PASTER” diskutim dhe komunikim “GJENIAL”, i “SHKELQYER” dhe teper i “KULTURUAR” !
    -Fitore qyteterimit dhe civilizimit qe s-Ali Bisha me maloket dhe provincialet verior u perpoqen t’a mbytnin.

    _____________________________________________________________________________________
    *************************************************************************************

  2. poni says:

    po bohesh si sala ngele n tv dhe gazeta per dit menduam se ishe ndryshe uzoti rama
    mundohu t dalesh sa me pak tv dhe ne emisione tv sidomos ato analize sepse ju ka dal boja
    merr shembuj nga europo ku kryeministri filandes,hollandes gjermanis.e te tjeret dalin ne media apo emisione nje here ne 2 vjet dhe si njeh njeri
    punen beje ne zyre dhe jo ne studio tv dhe gazeta sidomos keto tonat qe jua kan shpif njerzve
    prishe ne gjirin e vlores mbi 300 ndertime me preteksin e ndertimit te shetitores me te bukur ne europe si e thua dhe vet do ndertohet
    cdo vend i botes ne nje zone turistike te rendesis te vecant si vlora gjerat behen me plan sa prisha 300 miliard dem prisha po sa do bej ndertim 700 miliard i ke leket ? po projektin perfundimtar kur do e shikoj populli qe mendon qeveria jote te bej aty
    konkursi nderkombetar ka filluar per lungo mare ne vlore eshte nje nga investime me serioze qe nje qeveri po ben ne fushen e turizmit ne shqiperi keto 23 vjet plurarizem
    projeti pare daton qe ne 1870 pastaj austrohungarezet ,italianet,ruset kinezet ,BELBEDEREN e kane pas vendin e tyre te preferuar tek uji ftohte vlore dhe endrra e te gjithve si vend mes italis greqis dhe ne mes pellgut mesdhetar
    pra ky projet i ploteson kushtet dhe kur te mbaroj te jet ai qe mendohej qe dhe ne dime te ndertojme ne fushen e turizmit dhe kemi nje shetitore si gjith europa ne qytetet bregdetare e sidoms ne ate vend strategjik afer italise dhe greqise
    kjo eshte nje prove e madhe dhe per qeverine RAMA dhe projekt shume ebicioz per nje qytet 2600 vjecar si vlora dhe fshatrat e saj e plazhet qeparo dherimi jal radhime llogora

  3. gjon says:

    Jepi EDI mire po ben me pastrimin e Bregdetit si nje Pasuri e perbashket.PO me Pronat e trasheguara nga te paret tane cpo behet?Ne fushate ke premtuar se do merresh personalisht per zgjidhjen e ketije problemi jetik per gjithe shoqerine.Le te shpresojme.

  4. laraska says:

    Ja ku qendron hilja e demshperblimit. Per ate demshperblim normalisht duhet te ngarkohet noterja Mimoza Shehu qe noterizoi kontraten me shites dy te vdekur JO SHTETI. Ajo eshte ende e lire, e pa arrestuar ose ne banked e te akuzuarve. Ketu qendron hilja e kesaj ceshtje. DEMSHPERBLIMI TI NGARKOHET NOTERES. Nese ajo nuk ka ti demshperblej ne nje dore, demshperblimi vazhdon nder breza sepse trashegimtaret sic trashegojne pasurite gjithashtu trashegojne dhe borxhet. Eshte TURP ti thuhet popullit qe qeveria, ose me sakte populli nepermjet taksave tone, te paguaj per shkeljet e ligjit te dikujt tjeter qofte nje individ i vetem apo grup individesh. Noterja me ate qe ka bere, gjithashtu i ka hequr te drejten e trashegimnise dikujt sepse ato te vdekur kane familje qe duhet te ishin trashegimtaret e truallit, pra ka cenuar pronen. Ti Rama meqe i ke qef demshperblimet merru njehere me PIRAMIDAT, me te perndjekurit sepse keto ka per borxh shteti te demshperblej. Sa njerez mashtrohen ne dite ne Shqiperi e ne bote? Pse per cdo mashtrim do paguaj populli nderkohe qe nuk eshte as ne rang kombetar. Kjo eshte ceshtje mes individeve privat. Nuk eshte i perfshire shteti ne kete mes. Sa hyrje jane shitur ne Shqiperi dhe jane mashtruar bleresit? Do i hysh gjithe mashtrimeve keto 23 vjet, se ska nje te nenes, nje te njerkes. Me ke talleni ju? Keni jurista apo cfare keni ne ato zyra? TURP TURP TURP. NUK KA LIGJ QE PARASHIKON NJE GJE TE TILLE. NUK KA BAZE LIGJORE. Thjesht po behet nje skeme e tille qe personat qe kane blere mos ti hakerrehen Bashes, dhe ata qe kane shkelur ligjin, kriminelet si noterja, familja Basha e kompani mos nxjerrin asnje qindarke nga xhepat e tyre qe i kane mbushur po me vjedhje. Kush i ka mashtruar ti demshperblej, pra jo shteti jo populli. Nese qeveria ben kete marrezi, kete padrejtesi, eshte thjesht vertetim se jeni bashke edhe ndihmoni njeri tjetrin ne kohe te veshtira. TURP nese demshperblehet me taksat e popullit.

    1. Tirona says:

      laraska, komenti juaj shume i sakte. Rilindjen duket se po e ze gjumi…

  5. Tomori says:

    Zoti Rama, cdo nisme qe ka ndermar qeveria tuaj,na gezon, sepse shpresojm te ndryshoni gjendjen e ati populli qe sic shohim kr vime e sishkruet e thuhet mbi 50 perqind e shqiptareve marin buken dhe ushqimet me borxhe, Kjo esht e tmershme per nje vend ne bballkan dhe evrop. Sa per kethimin e bregdetit ne pasuri kombetare nepermjet zhvillimit te turizmit kini menduar shume mire. Per pallatin e vjerit te Lulit, ose pallatin e LuliT ne ujin e ftoht, jo vetem te prishet, por ata qe kan shkelur ligjet e urbanistikes dhe kan fallcifikuar dokumentat sic kemi lexuar duhet te ndiqen penalisht dhe nese do shperbleni ata qe jan mashtruar kur kan bler apartametet, kethehuani parat, por jo nga arka e shtetit, por ti meren pronarit qe shiiti keto apartamente, shteti te jet ndermjetes dhe jo te nxjer nga arka qe spo ploteson invalidet dhe pensjonistet qe mezi presin te plotesojn nevojat minimale. Ligji mbi te gjthe.

  6. po mire o zoti RAMA imorem vesh,ata qe punojne do te taksohen,po ato familje qe skane asnje krah pune te angazhuar edhe qe rojne me nje asistence sa marrin ajrin qe te rrojne do te rimbursohen ne fund te vitit apo jo?FLM

  7. SOS, SOS, SOS says:

    ___________________________________________________________________________
    *************************************************************************************

    Z.Rama “”GJENIAL” ne takim me studente e shkelquer, tregoi “BAGAZHIN E MADHE KULTUROR” te qyteterimit modern ne kundershtim me “BOSHLLEKUN KULTUROR” qe tregon sot injoranca dhe provicialet veriore me shpellarin s-Asli Bishen.

    ___________________________________________________________________________
    *************************************************************************************

  8. anonim says:

    Ato njerez nuk duhen kompensuar. Cdo njeri e di qqe nuk mund te ndertosh ne vijen bregdetare, atehere pse i blene ato banesat aty? Pse ti komensoje taksapaguesi?

  9. . says:

    ___________________________________________________________________________

    Z.Rama “”GJENIAL” ne takim me studente e shkelquer, tregoi “BAGAZHIN E MADHE KULTUROR” te qyteterimit modern ne kundershtim me “BOSHLLEKUN KULTUROR” qe tregon sot injoranca dhe provicialet veriore me shpellarin s-Asli Bishen.

    ___________________________________________________________________________

  10. . says:

    *************************************************************************************

    Bravo Z.Rama, bravo ….
    Je “i madhe” dhe mbeshtetes i qyteterimit qe krimineli s-Ali Bisha me provincialet verior shpellare 23 vjet u perpoqen te instaluar kulturen “BAJRAKTARE” veriore injorante.

    *************************************************************************************

  11. Korabi says:

    Ata njerez duhet ti demshperbleje ai qe u shiti apartamentet, sepse “i mashtroi” duke u shitur nje mall qe nuk ekzistonte(apartamente te hipotekuara ne menyre te paligshme). Eshte njelloj sikur une te blej nje makine te vjedhur, te me konfiskoje makinen policia dhe te me jape leket. Nuk ma merr mendja se do ndodhte keshtu, do isha i kenaqur te mos beja burg nese blija nje makine te vjedhur.
    Edi Rama, boll u shperdorua mundi i ketij populli per te paguar zhvatesit e tij (shitja e apartamenteve nuk eshte reale por thjeshte nje menyre per te marre Lulja demshperblimin).

  12. ekuatori says:

    Jo more Zotni, e ke gabim.Paratë e banorëve duhet t’ua rikthejnë pronarët e godinës në Vlorë dhe jo taksapaguesit shqiptarë.Kështu i bie që ti e ndihmon abuzuesin në vend që ta ndëshkosh.Sepse në ndërkohë që ti shpalle paligjshmërinë e pallatit abuzuesi i ka shitur të gjitha hyrjet në mënyrë fiktive dhe i ka marrë paratë me fitimin përkatës të ndërtimtarisë.D.m.th.,abuzuesi ka harxhuar X para dhe ka futur në xhep disa herë më shumë.Na rruat ne që ia prishëm me paratë tona pallatin atij të cilit as i bëhet më vonë se u shemb se s’u shemb.Llogjika kali.

  13. shtetari says:

    1 here ne muaj me popllin, gazetaret, fermeret, grate, te rinjte, pensionistet – shume mire.

    Por duhet bere kjo edhe nga te tjeret Z, Rama sidomos prokurori i pergjithshem, gjykatesit e larte dhe ministrat – nese duan te tregeojne se justfikojne rrogat qe marrin nga taskat e popllit.

  14. Kris says:

    Nuk ka ligj qe te demshperblen per nje blerje Jo ligjore,pervecse se ky qe miraton Rama.Kush u ka shkaktuar demin pronareve te demshperbleje por Jo fukarai popull.Me keto vendime daullxhiu Rama tregon se eshte pjese e Mafies dhe do te demshperbleje cdo cenin te saj.Hoqem me vote Skendebeun e dyte per te vene Don kishotin e dyte .Lum ne per te majten qe ndihmon pert vene ne vend premtimet e te djathtes.

  15. Male Osdrimi says:

    Demagogji

  16. ali says:

    Z. Rama, kryeminister i Shqiperise dhe gjithe shqiptareve brenda kufijve te Republikes, lexoj me kenaqesi
    intervistat ,fjalimet dhe deklaratat tuaja sepse cdo fraze e fjali qofte e drejteperdrejte apo metaforike jane
    te qarta e me permbajtje . Vleresuam lart une dhe miqt e mij sidomos deklaraten e pamundesise se prani-
    mit te lendeve kimike siriane per demontim ne Shqiperi . Ishte nje deklarate programatike per sot ,per neser
    e pergjithemone . Armiqt e Shqiperise te jashtem dhe te brendeshem mbollen aq shume panik ,duke ia para
    qitur popullit tone gjendjen apokaliptike dhe me thene te verteten deri ne nje fare shkalle ia arriten per ta
    sabotuar kete nisme , por ata nuk munden te provokonin nje ”casus bellum,, kunder qeverise se dale nga
    23 Qershori ! Kete s’e arriten dot sepse protestuesit i gjuajten me sapllake e kanoce ”coca cola” !!!
    Keshtu perfundoi edhe kjo aventure donkishoteske !
    Servatesi shkruar : ketu prehet donkishoti,
    ish aq i mire e i zoti,
    boten mbrapsht desh ta kthente
    dhe me ushte ta mberthente !

    ketu prehet rosinanti
    ish me interesanti ,
    barin qe i dha i zoti
    asnje here s’e kulloti !
    Universaliteti metaforik donkishotesk i njerezve qe duan perjetesimin e pushtetit me cdo kusht e bejne vepren
    e S4rvantesit klasike sepse ashtu si veprat e Shekspirit, Dantes, Getes, Tolstoit etj.etj. i kane rezistuar ne shekuj dallgeve dhe sot kane aktualitet sikur te jene shkruar dje ! O tempora o more !!!

  17. E verteta says:

    Mos u merzisni,nuk I demshperblen Qeveria,por me gjoben qe do marre nga gjykata qe arketohen ne arken e shtetit do demshperblehen banoret qe jane te gjithe bleres fallco.Avokatja Erinda Ballanca (shoqe e Atgites dhe Avokate e Familjes se Saliut) ka bere blerje fictive nje jave me pare,kjo zonje avokate dhe super llafazane le ti studjonte dokumentacionin e kesaj ndertese abusive dhe mos blinte.

    1. laraska says:

      Eshte CESHTJE CIVILE kaq e kupton apo jo? Cfare merr gjykata shkon ne arkate e shtetit per qytetaret jo ndaj te mashtruarve. Te mashtruarit e zgjidhin ne gjyq me vete me personat qe i kane mashtruar si noterja. Po prandaj benjne keto lojra keta se ekzistojne tipa kaq injorante si ty qe skuptojne as gjerat kaq elementare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje