Data 13 me fat për Serbinë apo për Kosovën!?

10 Dhjetor 2013, 18:17Rajoni TEMA

Ambasadori gjerman në Beograd, Heinz Wilhelm, ka deklaruar se pret që çështjet e hapura Kosovë– Serbi të zgjidhen gjatë takimit të së premtes ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç.

“Mendoj se ajo ditë do të jetë ditë e mirë për Serbinë, por edhe për BE-në”, ka thënë Wilhelm, raporton B92.

Ai ka thekuar se Berlini pret që në tërësi të zbatohet Plani Operacional për implementimin e Marrëveshjes së Brukselit, por ka shtuar se ka mbetur “një çështje e madhe e hapur”, që ka të bëjë me jurisprudencën dhe me themelimin e Gjykatës në veri.

“Mendoj se kjo do zgjidhet më 13 dhjetor”, ka deklaruar Wilhelm.

Duke folur për dokumentin “non paper” gjermano- britanik, në të cilin kërkohet që çështja e normalizimit të marrëdhënieve Beograd- Prishtinë të lidhet drejtpërsëdrejti me negociata për anëtarësim të Serbisë në BE, Wilhelm ka thënë se është me rëndësi që këto dy procese të zhvillohen paralelisht.

Sipas fjalëve të tij, në atë dokument gjenden të gjitha çështjet që duhet të zgjidhen në dialogun Beograd -Prishtinë në kuadër të kapitullit 35.

“Madje edhe nëse përfundoni se kapituj tjerë që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me dialogun, do të keni problem nëse marrëdhëniet me Prishtinën i lini për në fund”, ka thënë Wilhelm.

“Nuk do të ishte logjike, edhe po të mos ketë kushtëzime, që të mos e zgjidhni problemin e marrëdhënieve me Prishtinën”, ka përfunduar ai./KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje