Ministria e Jashtme ka hedhur poshtë lajmet mbi mbylljen e mundshme të disa ambasadave të Shqipërisë në disa shtete të botës.
Në një deklaratë për shtyp, MPJ thekson se nuk është marrë asnjë vendim për mbyllje të asnjë ambasadave.
“Ministria e Punëve të Jashtme dëshiron të informojë opinionin publik në lidhje më disa të pavërteta që po qarkullojnë në median e shkruar, mbi mbylljen e mundshme të disa ambasadave të Republikës së Shqipërisë. Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka marrë asnjë vendim, që do të çonte në mbylljen e ambasadave të Republikës së Shqipërisë. Lutemi mediave që të jenë më korrekte me lajme të tilla, që nuk i shërbejnë informimit të saktë të publikut,” thuhet në deklaratën e MPJ-së.
Ore me mire te kemi pak dhe ne vende e zona kyc, sesa shume e perlume. Keshtu ato pak qe do jene te jene me aktive dhe te kene me shume mjete njerez dhe fonde. Vendet e vogla dhe ushtarakisht te dobeta, kane bere historikisht diplomaci shume aktive (ndonjehere agresive) dhe kane investuar tek sherbimet inteligjente . Keni Vatikanin p.sh. (nuk mund te pretendojme te kemi ambasada sa Vatikani sepse Selia e Shenjte ka pasuri perrallore)
po behen ambasadat me luis ejlrat e topalleve?
Eshte e mire qe te publikohet emeri i edias qe e perhapi me keq dashje kete informacion te rreme.publikimi i emerit te medias mashtruese eshte efekti me i mire qe informacionet mos te mashtrojne publikun.lajmi i dhene ndikoi ne rritjen e kritikes per ministrone ejashtme sidomos per dy ambasadat ne vendet qe kemi marredhenie shume te mira dhe ku jeton njenumer i madh shqiptaresh.me keto dy vende as nuk duhet te diskutohet mbyllja e ambasadave.
Panorama e Lul Bashes
Shume i mire ky lajm dhe uroj te mbetet i tille sepse e kunderta, lajmi se do te mbyllen ambasadat Shqipetare ne Kroaci dhe Mal te Zi do te ishte vertet TURP per Shqiperine.
Po Konsulli yne i nderuar ne France, zoti Luvixh Ejlli a ishte me leje krijimtarie gjate diteve te Festivalit, apo me sherbim te paguar ne Tirane?
Duhet shume kujdes te mos preken Ejllat e Topallet se bahet nervoz Jozi e na nxjerr per zhelesh perjashta dhe fakti eshte qe Edit, Bushatit Co nuk ua mban bytha ti prekin pinjollet e pushtetit te Berishes, por vetem bejne gam-gam per peshq te vegjel andej ketej.
Edhe vendet e zhvilluara mbyllin ambasada,qe nuk jane shume efektive,qe sjellin dhe kursime.
Numri absurd i ambasadave ne vendet islamike,eshte jo funksional,perkundrazi,dhe qe kushtojne.
Prandaj ky kolopuc minister nuk duhet te tkurret nga frika,por te bej punen per te cilen e kane votuar.
Qe te hapen ose te mbyllen ambasada kudo neper bote nga Shqiperia duhet nje grup pune i mirefillte me specialiste te disa fushave si p.sh. specialist i politikave te jashtme, i diplomacise, i ekonomise dhe tregtise, i arsim-kultures dhe per problemet konsullore e te vizave. Ne menyre te vecante ku jetojne, banojne dhe punojne shqiptare.
Me shtetet Ballkanike duhet kemi patjeter ne cdo shtet sepse forca e jone eshte deri aty sa te kemi influence rajonale, per me teper s’kemi asnje lloj fuqije ne te gjitha drejtimet. Pra ambasada pa diskutim duhet te kemi ne Kosove, ne Malin e Zi, Maqedoni, Greqi, Turqi, Bullgari, Rumani, Serbi, Bosnje Herzegovine dhe Kroaci qe jane shtete Ballkanike. Pastaj me zgjeru me Italine e cila te perfshije edhe Vatikanin, San Marinon, Malten dhe FAO-n qe ndodhet ne Rome. Pastaj me Sllovenine e keshtu me rradhe nder vendet e tjera Evropiane ku kemi aktivitete. Ne Australi te hapet ambasade, ku nuk kemi pasur ambasade, sepse kemi shume shqiptare, e cila te mbuloje te gjitha shtetet ishullore te Oceanise duke perfshire edhe Zelanden e Re. Ne vendet Arabe te hapet nje ambasade ku eshte me e pershtateshme qe kemi me shume aktivitete. Kjo eshte e gjitha, keshtu eshte kur ne Ministrine e Jashtme kemi njerez te pa afte qe vetem vegjetojne si mbrenda dhe jashte vendit. Pra gjithcka shikohet ku kemi interes dhe aktivitete per te hapur ambasada. Ne qoftese hapet nje ambasade ne nje shtet te caktuar e cila mbulon edhe shume shtete te tjera, te mos rrihet pa shkembyer letrat kredenciali ambasadori me keto shtete.
Ne fillim te muajit dhjetor 2013 vdiq udheheqesi me i shquar i Afrikes se Jugut dhe i gjithe kontinentit afrikan NELSON MANDELA, nga Shqiperia nuk mori pjese asnje lloj delegacioni te nivelit te larte te shtetit shqiptar, u mjaftua vetem me nje telegram te thate te BUJAR NISHANIT si President Republike. Ne nje kohe qe nga SERBIA mori pjese personalisht presidenti i Serbise. Kur ne pretendojme qe shume shtete afrikane te njohin shtetin e pavarur te KOSOVES, ku me kete rast moren pjese mbi 54 udheheqes te larte te shteteve afrikane dhe kishim mundesi takimesh me ta per te biseduar per interesat tona. Kjo teme eshte shume e gjere. Prandaj TUNG!