Zbulohen dëshmitë rrëqethëse të 3 prostitutave: Tutorët na thyen dhëmbët me shkop

6 Janar 2014, 09:42Politika TEMA

Zbulohen dëshmitë rrëqethëse të tri vajzave të shfrytëzuara mizorisht si prostituta në Tiranë.

Më 24 dhjetor 2013, Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtorë tre të pandehurit e kësaj dosjeje, të akuzuar për “shfrytëzim të prostitucionit”.

Sipas vendimit, i pandehuri Qemal Hyka u dënua me 11 vjet e 6 muaj burg, i pandehuri Elton Haka u dënua me 9 vjet e 6 muaj burg dhe i pandehuri Astrit Preni me 7 vjet burgim.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ata përfituan uljen e një të tretës së këtij dënimi.

GSH zbardh vendimin e gjykatës, ku janë dhe rrëfimet tronditëse të 3 prostitutave.

E shfrytëzuara S.M. ka pohuar se është njohur me të pandehurin Elton, për shkak të një raporti dashuror që ka pasur me të. Në vijim, ai e ka prezantuar edhe me dy të pandehurit e tjerë, si miq të tij. Sipas saj, një ditë Eltoni i ka thënë se do të festonin një ditëlindje, por më parë duhet të shkonin te shtëpia e tij.

“Kur arritëm në shtëpi, më ka rrahur se unë e kisha gënjyer për disa gjëra në lidhje me lidhjen tone. Më ka gjuajtur me grushte e me shkelma, me shkop bejsbolli dhe me ka kërcënuar me thikë. Me ka bërë presion për të dalë si prostitutë. Gjithashtu edhe Qemali i doli krah Eltonit dhe me kërcënonin. Më kanë mbyllur 6 muaj brenda në shtëpi. Në shtëpi kam bërë punët e shtëpisë, si dhe punë te tjera, më kane detyruar të ushtroj prostitucionin. Qemali më detyronte të shkoja te lokali “B… A…”. Atje shkoja me klientë që m’i gjente Eltoni, Qemali dhe kamerieri i lokalit më thoshte shko ulu te kjo tavolinë. Lekët i merrte Qemali”, ka dëshmuar S.M.

Më tej, ajo ka thënë se të pandehurit Qemal dhe Elton e kanë gjuajtur dhe e kanë djegur me cigare në dorë.

“Mua nuk më kanë dhënë asnjëherë lekë. Klientët e paguanin hotelin, përveç pagesës për të kryer marrëdhënie. Pagesa për mua ka qenë 100-200 euro. Unë kam refuzuar për t’u bërë prostitutë, por me kanë rrahur me shkelma, grushte dhe shkop bejsbolli. Më kanë thyer 2 herë dhëmbët. Më kanë kërcënuar me jetë dhe më thoshin që nuk do ta gëzosh jetën e vajzës. Marrëdhëniet seksuale i kam kryer edhe në shtëpi, edhe në hotel. Kam shkuar edhe me 10 klientë në një ditë. Gjysmat në shtëpi dhe gjysmat në hotel. Klientët që shkoja në hotel, i gjenin te lokali ‘B… A…’”, ka dëshmuar ajo.

E shfrytëzuara tjetër me iniciale Q.K. ka dëshmuar me detaje si ishte rrahur S.M. me një shkop perdesh.

“Eltoni ma prezantoi S.M. si të dashurën e tij. Derisa kemi shkuar në shtëpi, Eltoni e mori S.M. me të mirë. Sapo mbylli derën me çelës, S.M . tha ‘ku është festa, ku janë njerëzit?’. Eltoni mori një shkop perdesh të ndarë përgjysmë dhe m’u drejtua mua ‘ti mos bërtit, se do ta hash në kokë me këtë. Eltoni e gjuajti S.M. me shkop dhe i thoshte: ku ke qenë këto 6 muaj, pse e ke fik telefonin, ku ke ngrënë, ku ke pirë. Kujtoje ti se nuk do të të kapnim. Me shkop e gjuajti në kofshë, shpatull dhe kokë”, ka dëshmuar Q. K.

E abuzuar seksualisht që në moshën 15- vjeçare nga daja i saj, si edhe nga burri i tezes së saj, Q.K. ka treguar se ishte joshur nga një vend pune si balerinë në lokalin e tallavasë ku qëndronin të pandehurit. Më pas, ajo është shfrytëzuar si prostitutë.

“Të nesërmen më ka marrë dhe më ka çuar te lokali ‘B… A…”. Nuk e mbaj mend kush më ka çuar te lokali, Qemali apo Eltoni. Te lokali, Qemali me tha do kryesh marrëdhënie seksuale me klientë dhe unë nuk pranova. Ai më ka nxjerrë jashtë lokalit, më ka gjuajtur me shuplaka dhe më tha do shkosh. Unë pranova dhe shkova te një hotel te Fresku. Ai më kërcënoi se do të të hedh në rrugë si plehrë dhe unë u detyrova të shkoja”, ka dëshmuar Q.K.

E shfrytëzuara tjetër, me iniciale B.S., punonte në lokalin e të pandehurit Astrit Preni, i njohur me pseudonimin “Tajson”, kur është njohur me të pandehurin Qemal. Fillimisht ai ka qenë i dashuri i saj, por më pas i ka kërkuar të prostituojë.

“Kam ngrënë dru 6 muaj rresht se me thosh se nuk ke bërë lekë. Para atyre 6 muajve është sjellë mirë, pastaj në vazhdim haja dru. Sa herë që e kundërshtoja, haja dru dhe nga frika pranoja e shkoja me 2-3 klientë në natë për të kryer marrëdhënie, pasi kisha frikë mos më rrihte. Ai më gjuante me çfarë të kishte në dorë e me çfarë t’i vinte mbarë. 6 muaj kam punuar si prostitutë. Po të mos më kishte kapur policia, akoma do kisha vazhduar. Nuk më linte të dilja as për te mamaja ime. Pagesa për të kryer marrëdhënie, ishte 50- 100 mijë lekë nata. Vinte 300 mijë lekë dhe lekët ia jepja Qemalit. Ai nuk më jepte asnjë lek. Vetëm kur më shpinte vete te mami, më jepte 25-30 mijë lekë. Marrëdhëniet me klientët i kryeja në hotel. Qemali dhe Tajsoni më gjenin klientët, 2-3 Tajsoni, 2-3 klientë Qemali. Ka pasur raste edhe kur kam refuzuar, por Qemali më shembte në dru me shkelma e grushta dhe më pas detyrohesha të mos e refuzoja nga frika. Pagesa më e madhe për të kryer marrëdhënie, ka qenë me një italian, i cili do të më jepte 500 euro, por unë mora vetëm gjysmat, pasi u sëmura natën”, thuhej në dëshminë e të shfrytëzuarës B.S.

22 komente në “Zbulohen dëshmitë rrëqethëse të 3 prostitutave: Tutorët na thyen dhëmbët me shkop”

  1. tik says:

    Kafshë! Ligje koti!

    1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

      Jo e ke GABIM mre Tiku,as kafshet nuk i bejne veprime te tilla,
      vetem BASTAREDET e NDYRE te kryqzum me djallin i detyrojne femrat dhe grate me ushtru prostitucion me dhune
      Histori shume te dhimbshme.
      Shyqyr qe po vepron Drejtsia te pakten,dhe te zen mend vajzat e tjera nga Fatkeqsite e ktyre grave.
      jeta e tyne normale ka marre fund dhe ato plage nuk sherohen kollaj.

  2. Nikiu says:

    Per njerezit qe ushtrojne dhune mbi femrat, burgu eshte limonade. Do ishte mire te tridheshin kimikisht ose mekanikisht pasi keta njerez nuk kane vend ne shoqerine qe aspirojme te perjetojme.

    1. komunisti says:

      edhe ne kohen e diktatures beheshe nami me kurvllek,te gjithe kishin dashnore sidomos neper turne te treta,dhe ishte dashuri e sinqerte,por kurre nuk kam degjuar qe ti ncirrje me force per tu shkerdhyer me ndonje fshatar apo me ndonje person tjeter qe kishte shum edhe nga ata meshkuj qe nuk kishin te dashura,por fenomene te tilla nuk ndodhen per 50 vjet rrejsht,do thoni ju kishte ligje dhe kishin frike,por edhe sote jane ligjet e shqiperise perse u terbuan keshtu keta shqiptare qe kurre nuk e ngriten zerin kur hanin buke me rracjon per 50 vjet rrejsh.edhe ju shurrat ju ka pelqyer se ashtu sic denancuat kur ju kapen,ashtu duhet te denanconit qe ne fillim,pastaj ju ka pelqyer dajaku dhe kari,kur thua me thyu dhembet cfare prisje tjeter te te benin ty,te vrisnin fare,nje lloj ishte si te demtojne si edhe te vrasin,ty te kan vrare me shume ne kete menyre te shfytezuan te rrahen te poshteruan te degjeneruan te bene seks nga 4 5 veta bashke te filmuan etj te bene plere,vajza leshi.se kur keni burre dhe bertet ndonjehere burri ju ikni me vrap per denancim,dhe kur dashnori ju turturon dhe ju poshteron ju beheni burim leku per ata duke shitur cdo gje serjoze te juajen,kurva.

      1. NYC says:

        Jam pjeserisht dakord me pjesen e pare te komentit, por mos i gjyko vajzat e shkrehta se jane viktima. Viktimat duhen ndihmuar jo gjykuar.

  3. Lali says:

    Te gjithe ata kriminel qe jane ne moshe 25 jane gjenerata digjitale e Sali Kriminelit…….o Rame Palloshi cfare po pret o i uruar pse nuke e burgos Sali berishe & co se situata po te precipiton jashe kontrolloi o toc.

  4. çlirim uça says:

    Shteti i se drejtes per abuzim me njeriun. Veshtire, teper veshtire te gjindet nje shtet per ne.Ec e mos eja ne dileme nese zgjidhje ishte shteti i Enver Hoxhes. Nese jo aI, as ky jo se jo, po cili atehere?
    Dhe ata paskan perfitu edhe nga nje gjykim i shkurt.Kesaj s`di si ti jepi emer!

  5. preshevali says:

    ” E abuzuar seksualisht që në moshën 15-vjeçare nga DAJA i saj, si edhe nga BURRI i TEZES së saj ”

    Gjithçka tjetër jeni,
    amo shqiptare nuk keni sgjë.

    Me që sa i përket incesit keni ngjajshmëri të madhe me grekët dhe turqit, kishte me konë mirë që tash e tutje të ndërroni emrin në “JANULLISTAN”

    T’pëhu ju dhefsha farën e flliçtë.

    1. Argita_B says:

      Perversiteti, semundja, imoraliteti nuk kane shtetesi apo komb, nuk ka lidhje me greker apo skllave, pasi ka fatkeqesisht ne gjithe boten.

  6. Tajson says:

    Perse duhet te cuditet shoqeria shqiptare sot nga te tilla veprime ,
    kafshesh ne ate vend . Perse ben ajo shoqeri sikur ky fenomen doli paprit,
    nderkoh qe te gjiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiithe dime fare mir se jo pak te ashtuquajtur “Biznezmen” sot ne ate vend e kane firma lokale etj ,
    jane pikerisht tipa te ktij lloji .Jane nga ata qe ne vitet e ashtuquajtures Demokrati e lane te lire ate ndjenje cnjerezore qe fshihet ndoshta brenda cdo njeriu ,sepse i mungonte ndjenja e njeriut te vertet . Dhe sot ashtu sidhe dje ,ajo shoqeri ben sehir dhe shteti mjaftohet me disa arrestime kur ato dalin vet mbi siperfaqe . Shtet -shoqeri njerezish ordiner ,ku mbi gjithcka vendos paraja dhe se per nji shoqeri normale e me vlera sdo me ja dit njeri . Paraja ne ate vend ka zevendesuar gjithcka .Kjo eshte fatkeqsi e madhe per nji shoqeri . Krijohen Ambasada Rose( me ndihmen e BE-se & Amerikes ) qe i fryn dekadences nji kombi nji shoqerie dhe sdo me ja dit asnjiher ajo shoqeri te promovoje e rindertoj vlerat ne ate shoqeri .Dhe kjo eshte shume trishtuse per te ardhmen e asaj shoqerie .Per kte gje mendoj do i duhej atij vendi sot nji Ministri extra . per rinovimin e vlerave dhe persojen e tyre .Ky eshte nji nder prirjoritet qe duhet te ket nji shtet nqs mendon vertet per ate vend .

  7. Jona says:

    c jane ato kafshe, dikush me lart ka te drejte kur thote qe burgu eshte limonate per ta, ata meritojne nje izolim total, dhe e pesofshin ne te njejten menyre atje ku do kryejne denimin, policia t ia sekuestroje shtepiat, parat e krimit kundrejt ketyre vajzave, po cfare tmerri, po burra jeni juve? parazite te ndyre te Shqiperise, sepse per faje te krimineleve te poshter si juve i hapni namin atij vendi; pak i keni ato vite se ju meritoni mos te dilni kurre nga burgu, por vendimi me i mire do ishte ai me vdekje per juve;

  8. Bashkevuajtes says:

    Kete gjykimin e shkrutuar nuk e kuptova . Ishin penduar a si .
    O te dhjefsha gjykatat dhe prokurorine .CFARE PENDIMI O PLERA , APO JENI DHE VETE SI ATA .Qe ka kafshe te tilla nuk eshte òudi , qe ka injorance dhe debilitet ne superioritet edhe kjo nuk perben òudi , Por çudia eshte me Gjykatesin dhe Prokurorin qe u ulin ketyre mostrave 1/3 e denimit.

  9. eisa says:

    Ketotregime jan renqethse po keto gjykimet e shkurtuara cfar jan pse i bejn gjykatat tona pse u ulin denimet ketyre mostra ,a kan vajza apo motra keta gjyqtar ,po sikur tu ndodhin atyre si e bejn gjykimin ,ketyre mostrave te denohen me gjykim te rend po te nxiren dhe ne publik si dhe familjet e tyre si te pa deshiruara ne shoqeri te behen shembull
    Se dhe familjet e tyre u pelqejn parat qe u coin mostrat ne shtepi dhe ngrejn vila ,lokale me ato lek Ae dine qe ato viktima kan prinder ,dhe ju abuzoni me to kur ato ju besojn dhe duan te lidhin jeten me ju turp per familjet e ketyre mostrave keto jan familje imoralesh .
    Pole gjykatat tona qe jan turpi i vendit ton ngelem me nam ne bot si shqipria ne cdo vent vetem shqiptaret pergojojen turp pse u bem keshtu oh.

  10. aleks says:

    Keta jane kafshe me plot gojen.Kete menyre jetese kane gjetur nje pjese e shqiptareve dhe neper bote.Kane lene imazh te keq asnje nuki do ne bote.
    Me veprime krimane le meren ne te gjithe boten.Nuk eshte cudi pse nuk u pranua shqiparia ne evrope.Te gjithe evripianet e dine kush jane shqiptaret.Sheti me i koruptuar , ku drejtesia nuk funksionon fare,dhe eshet e koruptuar, Po kjo ka te beje dhe me mentalitetin e shqiptareve , qe jane shume larg evropes.Ne shqiperi nuk respektohet njeriu me kulture e bukura , por te ,, akoma shqiptaret jetojne me ndjenjen e frikes,nga keta qe nenkuptohet kriminele, kontabandiste, mashtrusa etj

  11. durres says:

    KETO KRIMINELE NUK DUHET TE DALIN NGA BURGU PA 15 VJET
    PRANDAJ E KA MARRE MUTI KETE VEND ,SE JU VJEN KEQ PER
    KETA FUNDERRIRA . QE NUK E MERITOJNE EMRIN NJERI .

  12. elinor says:

    Shume e trishtueshme, per me teper kur mendon se ky nuk eshte rasti i vetem por ka edhe shume te tjere qe vazhdojne akoma edhe ne keto momente!

  13. sh-p says:

    Imagjinoni motren apo vajzen qe mos me hanger asnje shput nga prindet e vet…dhe me ta torturu tjetri me gjithfar metodash.Ata vet duhet me u ndi ma te sigurt ne burg se jasht.

  14. Suzana says:

    Tju vij turp per torturat qe ju kan bere vajzave , dhe i kan detyruar te prostituojne , po shqiperi nuk ka ligje per keta djem dembel, qe shfrytezojne vajzat e bejne pallate me leket e tyre , mas dalshin te gjall nga burgu

  15. rodrigo says:

    Epo mire tani e kane radhen te pandehurit te bejne prostituten ne burg…. vetem se shkopinjte do u futen ne bythe per zgjerim…. rrace muti…

  16. fatjoni says:

    Pse eshte pranuar gjykimi i shkurtuar ketyre plehrave,

  17. demokrat says:

    Cdo gje me ligj, por per krimet qe kane bere mbi keto krijesa te pambrojtura, Qemali me shoke, meritojne te njejtin trajtim derisa te kuptojne cdo te thote ti marresh tjetrit jeten edhe pa e vrare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje