Taksat e reja rrisin çmimet/ Tregtarët: Do ketë sërish rritje

5 Janar 2014, 15:25Politika TEMA

Qytetarët janë përballur këtë fillimviti me rritjet e para të çmimeve në treg si pasojë e rëndimit të taksave. Nga 1 janari ka hyrë në fuqi paketa e re fiskale, e cila rrit taksat për një sërë produktesh si karburantet, cigaret apo dhe pijet energjike.

Por, reflektimi i tyre në treg nuk ka qenë i njëjtë. Për naftën dhe benzinën, në disa pika me pakicë, çmimi i shitjes ka mbetur i pandryshuar, ashtu si përpara datës 1 janar. Ndërsa, në disa të tjera ai është rritur nga 6 deri në 8 lekë për litër.

Tregtarët thonë se rritja e taksave nuk është përcjellë e plotë në çmim pasi në treg ende tregtohet pjesë e rezervave të zhdoganuara përpara 1 janarit. Por, ata thonë se në ditët në vijim çmimi do të shtrenjtohet sërish, derisa të përcjellë të plotë rritjen me 10 lekë të taksës së qarkullimit dhe efektin me 2 lekë të tatimit mbi vlerën e shtuar.

Por, teksa tregu i karburanteve ka qenë i përmbajtur në rritjen e çmimeve, ndryshe ka ndodhur me atë të cigareve, ku çmimet janë rritur me ritme të forta, deri dhe dy herë më shumë sesa taksa. Me paketën e re fiskale, qeveria e rriti akcizën e cigareve me 20 lekë për paketë, që së bashku me efektin nga tatimi mbi vlerën e shtuar e rëndon koston e tyre me 24 lekë. Por, për disa marka cigaresh tregtarët e kanë rritur çmimin me 50 lekë, mbi dy herë më shumë se sa shtesa e taksës. Diferenca shkon si fitim shtesë për tregtarët.

 

Rritja abuzive e çmimit të cigareve

Në të gjithë paketën rënduese të taksave, rritja e barrës për cigaret ishte ajo më pak e kundërshtuara nga publiku. Qeveria tha se të ardhurat shtesë do i mundësojnë asaj të vërë nën kontroll financat, por edhe të rrisë shpenzimet për shëndetësinë. Por, shtrenjtimi i çmimeve në treg dy herë më shumë sesa rritja e taksës do të thotë se gjysma e kostos shtesë që po paguajnë qytetarët nuk do të shkojë në buxhet apo për spitalet, por shkon si fitim për tregtarët. Tregu i cigareve në Shqipëri është i dominuar nga disa kompani, të cilat kanë licencat eskluzive të tregtimit nga prodhuesit e tyre.

Për shkak të specifikave, në shumë vende të botës shitja e cigareve i nënshtrohet rregullave të forta. Madje, disa nga vendet, edhe ato të zhvilluara, e mbajnë tregtimin e tyre si monopol shtetëror ose përcaktojnë çmimin fundor të shitjes. Ndërsa, në vende të tjera ku tregu është i liberalizuar, qeveritë ushtrojnë kontrolle të forta për të mos lejuar abuzimet. Në vitin 2008, Zyra për Tregtinë e Ndershme në Britani fillimisht akuzoi dhe më pas gjobiti me 225 milionë paund kompanitë më të mëdha të cigareve për fiksim të çmimit në dëm të konsumatorëve.

Edhe në atë rast dyshimet lindën pasi rritja e çmimeve në treg ishte dukshëm më e lartë nga ajo e taksave. Në tregjet e vogla si Shqipëria, ku strukturat antimonopol janë të dobëta dhe joeficente, duket se kompanitë e kanë më të lehtë t’i kontrollojnë tregjet dhe diktojnë çmimet./TCH

36 komente në “Taksat e reja rrisin çmimet/ Tregtarët: Do ketë sërish rritje”

  1. vleresuesi says:

    Vetem nje pune frontale e tatimeve mund ta frenoje kete fenomen.

    Nuk ka arsye qe mbi vleren e takses te kete nje rritje te cmimit.

    Taksa eshte taks dhe kaq.

    Nese cmimi ishte 150 leke para takses,tani duhet te jete 170 leke dhe pike. Cdo shifer mbi kete eshte abuzim.
    Nese kompanite rritin cmimin e paketes per arsye te konjunkturave te tregut nderkombetar,kjo eshte tjeter gje. Por te rritet cmimi mbi takse,kjo eshte injorance tregetare dhe abuzivizem e cila meriton NDESHKIM !

    1. edmond says:

      ca thu mo idiot. nese ti blen 100 paketa me 100 leke me shum secila atehere ke bllokuar 10 000 leke me teper dhe normalisht do rrisesh cmimin pasi ne tregti llogaritet dhe bllokimi i lekut. po ku marrin vesh parazitet e kafeneve qe na bejn si filozof ne internet.

      1. raimondi Vlonjati says:

        Zgjidhaj eshte te hiqen monopolet mbi tregetimin e cigareve

        Te mos kete eskluzivitet ne licenca per te tregetuar cigaret me shumice ….Kjo eshte zgjidhja

        Prishi monopolet ,qe te kete tamam konkurence

        Pse vazhdon me monopolet ky njeriu juaj i vitit –Apo i pelqejne se tani do punojne per te monopolet ?

        Te hiqen monopolet jo vetem ne tregetine e cigareve, por edhe ne nafte e kudo .
        …Vetem keshtu ulen cmimet dhe nuk ngihen cmimet ne kuriz te konsumatoreve

        1. Pilo Lala says:

          O Shqiptare ,
          Rritja e cmimeve ka vetem nje aresye, kontrolli ne dogana dhe tatime.
          Para 6 muajsh futeshin ne Kakvije dhe Durres cigare te futura ne lavatrice, kazane rakije, ilac rrobash.
          Para gjashte muajsh Deputetet e PD dhe Muli fusnin nje maune me dogane dhe 6 pa dogane. Prandaj cmimi ishte aty ku ishte.
          CMIMI NUK DO ULET ME!!!
          Dhe mos u mundoni te kontrolloni cmime tregu, kur ato i rregullon konkurrenca e tregetareve.
          Sot futen 7 maune me dogane.
          Dhe sa per dijeni aksiza e cigareve ne dogane eshte shume e larte.
          Prandaj duhanxhinjte duhet te pregatiten te lene duhanin, jo te qajne. Por cuditem si Deputeti Brace futet ne kete valle qe nuk i takon.

    2. Hajdar Hajdari says:

      NAFTA CAN BLLOKADEN!
      http://goo.gl/BwkjDK

    3. Miri says:

      Kush do ta beje punen tek tatimet Brimsida??????

  2. DRAPRI says:

    NQS SHTETI NUK DOKONTROLLOJ CMIMET AHERE SHKUAM TE BERISHA.NE SEU RRIT CMI9MI ME 20 LEK ,AHERE DHE CMIMI I SHITJESMEPAKICE TESHKOJ VETEM 20 LEK.NNE SE TREGTARET DO E RRISIN50 LEK AHERE SHTETI VEPRON MERRITJEN ETAKSIMIT TE TREGTARIT DUKE JA RRITUR TAKSEN PER CDO PAKETE ME 50LEK.TREGTARI ERRIT DO THONI JU ME100 ,SHTETI JA RRIT ME 200 DHE TREGTARI ESHTE I DETYRUAR TE SHKOJE TE RRITJAAQ SAESHTE CAKTUAR RRITJA EAKCIZESAPO TAKSIMI.KESHTU VEPRON BOTA QE RITJET SHKOJNEAQ SA TAKSOHESH DHE NUK LEJOHET CENT ME TEPER.NJIHENTREGGTARET ESHUMICES,NUK PERBEJNESEKRET.ATA DO MBESHTETENVETEM NE FITIMIN ELEJUAR DHE AS DHENJE CENTMETEPER.
    DRAPRI

  3. loni says:

    po le te rriten cigaret,kush ka leke le te blej,cigarja per qef pihet,buka dhe qumshi mos te ngrihet,se pa ketu vdes,po pa cigare apo alkol nuk vdes njeri,perkundrazi jeton me shume po nuk i konsumove.nuk ka asgje me u shqetesuar fare..

  4. Korabi says:

    Po keshtu eshte, kur cigaret tregetohen si te ishin karamele, kudo dhe pa kontroll mbi cmimin. Tregu i cigareve ne Europe eshte i kontrolluar ne menyre strikte, shitet vetem ne vende te caktuara me license te posacme dhe me cmime te percaktuara nga shteti njelloj si ilacet.

  5. Olsi says:

    Jane te lutur te gjithe lepiresit e qeverise te komentojne ne lidhje me rritjen e taksave dhe cmimeve dhe te na mbushin mendjen se si kjo eshte ne te miren tone si qytetar. Poshte morrat e kuq..vdekje rilindjes.

    1. endri says:

      Hajde pall hajde edhe pas 24 vjetesh akoma tek ngjyrat e ke mendjen. Jo i kuq jo blu, dil e hidh naj shtyll ne ere meqe po kerkon vdekjen e rilindjes. Po ato taksa more zoti morr pretendohet te shkojne ne te mire te shoqeris, bota jep plus taxave edhe para shtese per te miren e kombit te vete por ti duhet te jeshe mesuar ti marresh taxen kanionave me lend drusore rruges dhe te ndertosh naj kull me 4 kate.

    2. vleresuesi says:

      Do te kisha ndihmuar shume,por meqenese je budalla po te them vetem nje gje:DEBIL

  6. uopp says:

    Nuk jemi kunder ritjes te naftes nqs do te ishin kushtet, nje sherbim publik duke i vene standarte shoqerive qe kane transportin publik , autobuse nuk po them te fundit po te pakten 5 vjecar , trena , metro si i ka bota . e lum ne .

    1. edmond says:

      normal qe nuk je kunder rritjes se naftes dhe madje nuk duhet te kesh qene as kunder armeve kimike, mjafton qe e kerkon idhuli yt dhe mjafton te plase saliu nga inati. hahahaha popull idiot.

  7. olsi @
    taksat do ti paguaje populli , i kuq dhe ai blu .
    si do tja beje nje qeveri qe e gjene arken e shtetit bosh?.
    ku qeveria qe iku , i prishi lekat neper ahengje me çingie , neper mitingje , ku sala BORXHIN e çoi mbi 65% .
    Veshtire ta kuptosh ti qe ke lepire qeverine e sales.
    MJERE populli i shkrete pa ngjyre ,
    harrove te thuash edhe POSHTE morrat BLU.

    1. Tironsi2 says:

      Po ku din me shume or,ky piktor i thjeshte.Diti te ngjyros disa pallate te Tirane dhe asgje me.Tani taksat e larta per nje popull te varfer qe ende barte gjera ushqimore,me gomare dhe kuaj,plazheve te Shqiperise.Per cka merakoset kjo Qeveri?Tani ka kanabisin e Lazaratit qe sjelle mbi 6 Mld.dollare fitim ne vit.Qeveria qe shkoi bente rritjen e pagave dy here ne vit,kurse kjo po ngrite taksa dhe nuk bene rritje pagash.No com.

    2. Nigjo @idiotit Sala e rriti borxhin per te bere RRUGE pa te cilat nuk ka zhvillim dhe keto i beri ne kohen e krizes Kontinentale megjithate Shqiperia kishte rritje ne vitin e fundit 1%.Sot Usa e ka borxhin 72% dhe para 2 muajsh nuk kishte para per te paguar rrogat,kjo qeveri eshte e pa afte qe ne zanafille se kur arrin Kryeministri te thote se do ta rrisim naften se jeni shendoshur shume nuk ka me nevoje per koment.

  8. NA shpjego pak OLSI se çfare do te thote
    65% borxh?
    OLSI KESAJ I THONE MORRI blu hengri groshet , , po pordhen do ta beje morri i Kuq.

  9. Atila says:

    Qeveria te marre masa dhe te kontrolloje shumicat dhe te heqe monopolet e hidrokarbureve e te mos lere spekulantet te fryjne xhepat mbi kurizin e popullit. Nese shteti egziston ka nje detyre kontrollin dhe mbrojtjen e konsumatorit nga spekullimet dhe abuzimi me cmimet.Nese merren masa te forta kontrolli cmimet edhe me rritjen e taksave dihet te ulen pasi duhet te reflektohet ulja e cmimeve edhe ne tregun nderkombetar.

  10. Kendveshtrim tjeter says:

    Tregtaret tek ne i trasferojne taksat,nuk i paguajne !

  11. E dua Sokratin, por me shume dua te verteten! says:

    Po sikur na qe thene se zhvillimi ekonomik i vendit nuk do te vinte nga rritja e taksave, por nga ulja e tyre per 95 % te qytetareve, prandaj mos po flisni pa yzmin e te gjatit ju rilindas qe po e pranoni rritjen si fakt te ndodhur.
    Qofsha gabim por mua me kujtohet se zhvillimi ekonomik i vendit do vinte nga heqja e monopoleve ne sektoret kyc te ekonomise, nga luftimi i evazionit fiskal dhe nga permiresimi i klimes se biznesit me qellim vershimin e investitoreve te huaj.
    Spo shoh more monopol te goditur e treg te liberalizuar, se per investime te huaja ma priste mendja se qe si puna e premtimit te faljes se gjobave dhe te 300 000 vendeve te punes!
    Rrofte Likja, simboli i ndershmerise dhe i luftes pa kompromis ndaj shfaqjeve te huaja!

  12. favelas bidonvil says:

    Ketu ka vetem nje zgjidhje.Shpronesimi i shushunjave tregtare ,sic veproi shoku enver.Keta lloj tregtare dylbera ,te perfshire ne deshiren e fitimit me cdo kusht dhe duke shitur edhe nderin e familjeve te tyre per 5 pare ,kryejne vetem nje funksion.Meqenese jemi vend importues ne shumice derrmuese dergojne valute me cmim me cmim teper te lire jashte shqiperise.Kaq eshte maksimumi i tyre.

  13. Ledio says:

    Shume komentues ketu bejne tifozllek ose me njerin ose me tjetrin. Fakt: Rusia eshte shtet i pasur me burime natyrore, Anglia eshte shtet i pasur me burime njerezore. Fakt: Rusia eshte shtet i madh gjeografikisht (prandaj edhe nuk eshte pushtuar). Kur vjen puna per lufte me Angline , Russia duhet te llogarite edhe USA, Canada, Australia,New Zeland. Vdekja Rusise nuk do ti vije nga jashte por nga brenda. Rreth 2050 ne Rusi do jeteojne me shume popullsi me origjine nga vendet muslimane se sa ata me origjine sllave. Te mos te harojme se Rusia ndan nje vije kufiitare te pafunde me Kinen. Megjithese per momentin duken si dy vende miq, miliona Kinez kane filluar te zhvendosen ne brendesi te teritorit Rus ne formen e bizneseve ose emigranteve. Keshtu qe Ruset perpara se te perdorin bombat atomike duhet te perdorin K…. me shpesh.

    1. alban says:

      Ke ngaterru teme shoku.

  14. ibarhim says:

    Edhe pak dhe skeni per te pasur as bare per te hanger.rama eshte me i keq se enveri qe ju jepte bare dhe patate te kalbura.koqo,fideli dhe rama bejne pallate populli i kendone lavdate,si olsi,korabi,vlersuesi,endri etj.

  15. ndryshe says:

    zgjidhja eshte : mos pini cigare fare – fundja jane shume te demshme, pini coca cola dhe shtiruni sikur po pini vere, mos hani shume – hani vetem mengjes dhe dreke – ne darke bini ne gjume heret qe te harroni vaktin e darkes, po ti shikosh ne total jane politika per shendetin e qytetareve shqiptare…. vetem se ka nje problem me faktin qe une e zgjedh vete cfare dua te bej — te pij ap mos pij cigare…etj mgjth kur e mendon une harxhoj 500 leke ne dite vetem per cigare 500*365 dite = 182500 leke. po me ben te filloj te mendoj seriozisht te le cigaren… kam rreth 15 vjet me kete avaz 15*182500=2737500 leke. shtoji kesaj shume edhe dy kafe plus ne dite vetem per cigaren 365*140*15 = 766500.
    ne total vetem per kete ves une kam harxhur 3.504.000 leke. e tmerrshme kur e mendon, mund te kisha blere nje makine shume me te mire se kjo qe kam. ose mund te kisha blere me shume rroba te mira

  16. EDHE BAR DO HAME
    EDHE FEMIJET TE NA VDESIN PER BUKE
    EDHE GRATE TE NA I SHKERDHEJE EDI
    NE POPULLI SHQIPETAR PRAPE PER PARTINE TONE SOCIALISTE DO VOTOJME
    PUSHTETI BURON NGA POPULLI DHE I TAKON POPULLIT. TE GJITHE NEVE SHQIPETARET TE PUNOJME DHE JETOJME SI NE RRETHIM GRUSHT BASHKUAR RRETH PARTISE SOCIALISTE. EDHE USHQIMI I TEPERT KEQ NA BEN DUHET TE HUMBIM PAK NE PESHE.
    TE NA RROJE PARTIA ME SHOKUN EDVIN RAMA NE KRYE.

  17. Populli shqipetar do ta paguaje keq eksperimentet e Rilindjes. Do katandisen me keq se ne Greqi. Do lypin per buke rrugeve se me kete ekonomi qe Edi Rama piktori i deshtuar po ve ne aplikim do haje shqipetar- shqipetarin.

  18. patrioti says:

    Kjo politike per rritje taksash per biznesin e madh duhet te ishte bere me pare,se shteti mbahet nga taksat,kush eshte kunder eshte kunder shtetit,ne USA kush fiton shume paguan me shume,po ashtu ne europe,nuk duhet te kemi frike te paguajme taksat,se me to ndertohen rruge, spitale,shkolla,cerdhe.

  19. Rilindja e Edi Rames deshtoi keq. Tani populli qe votoi per rilindjen do haje vetem pras dhe groshe.

  20. Shqipëria merr borxh në monedhën e saj. Me përjashtimin e Greqisë, shtetet e tjera Europiane po vuajnë pasojën e një “run” ndaj boxhit të tyre. Si rrjedhojë kriza e Eurozonës në afatin e shkurtër nuk na mëson asgjë për borxhin shqiptar. Shqipëria nuk është në prag të një falimentimi ndaj borxhit të saj e nuk do jetë për shumë kohë në mos kurrë! E gjitha kjo nuk do të thotë që efektet e një kolapsi ekonomik të Eurozonës si pasojë e krizës së borxhit nuk do ndihej në ekonominë shqiptare. Por kjo nuk do sjellë efekte të mëdha mbi interesat e bonove shqiptare për aq kohë sa borxhi mund të financohet nga një bankë qëndrore vërtetë kombëtare. Pra komentuesit e ndryshëm publik që thonë se Shqipëria është në prag të skenarit grek, thënë thjesht fare, nuk dinë se cfarë flasin.

    Ajo cka mund të mësojmë nga kjo histori është arsyet se pse Greqia sot, por dhe Italia në vitet 90, përfundoi me një borxh publik në nivele të larta. Historia është e gjatë e ka lidhje për mendimin tim me sistemin politik të vendit qe u instalua mbas qershorit.

  21. emigranti says:

    Mos u merzitni se sa kemi filluar rimekembjen e ekonomise.Do na ndihmojne intensivisht Ilir Meta,Anastas Angjeli qe do i jape 5 arka me Banane qeverise per ti bere hyzmet bythes,Tom Doshi ah ai sdo jape gje se sdi te numeroje,Fidel Ylli do vere 2 stola falas ne lulishte,Ilir Beqja nuk do beje me presion me fitu tenderat se do ia japin vete,Saimir Bushati do marre mesime nga i jati Sule Bushati ish Kryetari i Komitetit te PPSH ne Shkoder,Saimir Tahiri do pyese dajen,nje nder kriminelet me famekeq te sigurimit shqiptar.Pastaj ne stolin rezerve jane Ilir Gjoni,Gramoz Ruci,Spartak Braho etj,etj,etj.Te gjithe shqiptaret duke ngrene mut i pafsha,qe pranojne te qeverisen nga keta Pisa tani e me perpara nga kryepisi Berisha.

  22. emigranti grek says:

    jauka thene edvini popatet kuptue prisni se nukekeni pare gje hakoma prap matemadhe eka edi jaurras kapak kapak pa enije ju shqiptarve qe vetem shqiptar sjeni qeijepni voten gjithkujt byth qir

  23. miri says:

    Popull llafezan,hipokrit,mendjemadhe pabreke ne b…vritemi per nje gardheper nje shikim,per nje gervishtje makine dhe kur na heqin buken nga goja fryme syte si guak.

  24. Gezimi says:

    Ndalini hovin ketyre abuzuesve te paskrupullt. Dhe sikur te kene te drejte, keta veprojne keshtu dhe gjate diteve te fundvitit, duke ngritur cmimet ne qiell! Ketu nuk ka shtet, qe t’u veje kembet ne nje kepuce ketyre specieve prehistorike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje