Policia zbardh detaje nga ndjekia me makinë/ Mjekët ankohen pasi janë vënë në ndjekje penale

5 Janar 2014, 15:03Politika TEMA

Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e një dite më parë, ku humbi jetën një i ri pasi makina që drejtonte, doli nga rruga.

Policia tha se makina e dy të rinjve, Amarildo dhe Albert Koçiaj, 19 dhe 27 vjeç, nuk ka ndaluar pas thirrjes së policisë.

Blutë e Gjirokastrës janë vënë në ndjekje të makinës tip fuoristradë, por ajo u ka humbur nga sytë në Tepelenë.

Pak orë më vonë, ata janë njoftuar për djegien e një makine në Vranishtë të Vlorës.

Pas verifikimeve, ka rezultuar se makina ishte e dy të rinjve që nuk i ndaluan policisë.

Dy kushërinjtë nga Fieri kanë bërë aksident në vendin e quajtur “Ura e Kaurit”.

“Policia sqaron se dje rreth orës 09:00 nga shërbimet e policisë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë është marrë informacion për djegien e një mjeti në fshatin Vranishtë, në lumin Shushicë. Në vendin e ngjarjes u dërguan shërbimet e policisë për sqarimin e rrethanave, ku gjatë këqyrjes së automjetit, të djegur, tip fuoristradë, ngjyrë gri, pa targa, nga strukturat e policisë është gjetur një sasi lëndë narkotike e dyshuar canabis sattiva, me peshë 520 gr,” thuhet në njoftimin e policisë.

“Pas aksidentit shtetasit e mësipërm janë larguar nga vendi i aksidentit pa bërë asnjë njoftim në Komisariatin e Policisë Vlorë, duke shkuar në vendbanimin e tyre në fshatin Varibob, Fier. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar rëndë shtetasi Albert Koçiaj, i cili më pas ka gjetur vdekjen,” vijon njoftimi.

Por telashet kanë nisur edhe për tre mjekë në Fier, të cilët kanë mjekuar Amarildon, që mbeti i plagosur nga aksidenti.

Mjeku patolog Marjon Sinani, infermieri Drini Nallbani dhe kirurgu Julian Malaj thonë se Amarildo kur është paraqitur pranë bluzave të bardha, ka pohuar se ishte rrëzuar nga gomari, ndërsa pasi ka marrë mjekimin, është larguar.

Menjëherë pas kësaj, në spital kanë mbërriur uniformat e policisë, të cilët kanë nisur procedim penal ndaj mjekëve. Nëndrejtori i spitalit të Fierit, Kliti Gjerazi, në një konferencë për shtyp argumenton se përse është i gabuar procedimi penal ndaj mjekëve.

Në të njëjtën linje me drejtorin e spitalit kanë qenë edhe mjekët e proceduar, të cilët në fjalën e tyre kanë theksuar së kanë kryer thjesht detyrën dhe se nuk kishin dijeni për faktin se 19-vjeçari ishte plagosur në aksident./ep

27 komente në “Policia zbardh detaje nga ndjekia me makinë/ Mjekët ankohen pasi janë vënë në ndjekje penale”

  1. dritani says:

    Po po se mjeket do bejne punen e policit.
    Po ju per cfare e merrni rrogen?! A thua se ne timon ishte Schumacher.
    Po polici ne timon ka ndonje detyrim per performancen e tij fantastike?!

    1. Korabi says:

      Or ti zotri, mjeku ka detyrimin ligjor, qe ne rast se mjekon nje te demtuar nga nje aksident, apo plagosje me arme, apo rrahje te njoftoje policine. Po e perseris “DETYRIM LIGJOR” , dhe jo sipas deshires apo ndergjegjes se tij. Ne rast te kundert mjeku eshte duke konsumuar vepren penale te “moskallezimit te krimit” .

      1. dritani says:

        Po mer Korab po, se jeni t’gjuar juve. Madje njihni dhe ligjin. Ata ne urgjence nuk e njohin ne fakt.
        Doktori me mire te hyje ne burg se sa te merret me kafshet dhe fisin e kafsheve qe i vijne ne urgjence.

        Njesoj si ai mesuesi ne Durres qe u arrestua per “moskallzim krimi”.
        Dhe beri shume mire…

      2. ALpini says:

        Mjeku nuk ka asnje de3tyrim ligjor!
        Me stilin e Rilindjes ndoshta do kete po me pare duhet te rilindin ca kllufa si puna jote qe ti akuzojne .
        Detyra e mjekut eshte ajo e mjekut dhe pike.
        Me duket se as ne kohen e kafsherise komuniste apo naziste nuk e detyronin si sot mjekun qe te denoncoj se cfare mjekuon.
        Mjeku ka bere betimin e tij:
        Betimi i Hipokratit

        Betimi i Hipokratitt është një llojë ligji moral i njeriut me profesionin mjekë që bëjnë para se të fillojnë këtë profesion.

        Përmbajtja e betimit

        Në çastin kur po hy në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore. Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë apsolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me ligjet e humanitetit. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal.

        1. safiu says:

          I nderuar e shoh qe se ke idene e ligjit dhe nuk po merrem shume me ke gje. sa per te te hequr kureshtjen eshte detyrim ligjor I mjekut apo spitalit te njoftohet policia per cdo person qe paraqitet ne spital me demtime qofshin keta te rrezuar nga gomari, shkallet, rahur, plagosur nga arme te ftohta, ose zjarri. mund te thuhet se mjeket kane neglizhuar pasi kane menduar me te vertete se personi eshte rezuar nga gomari. ky detyrim ligjor nuk ka dale as sot e as dje. ka qene ne Kohen nazizmit, dulles, per te mos kujtuar kohe me te hershme, eshte edhe sot ne cdo vend te botes si ato demokratike sic eshte USA, Evropa Perendimore dhe vendet e tjera. prandaj kur nuk ke njohuri rri urte degjo te tjeret ose lexo dhe mos ja fut kot se te tall bota.

          1. dritani says:

            Po mer Safi qe je safi nga mendja. Ashtu eshte si thua ti.
            Por je duke folur vetem per detyrimet e mjekut dhe jo te shtetit i cili duhet te mbroje qytetaret, midis tyre dhe mjekun ne detyre.

            Mjeku eshte i pambrojtur dhe normal qe do te zgjedhe te keqen me te vogel. Ne kete rast gjoben ose edhe burgun.

            Kuptove gje?! Apo trapin kuptove?

            1. safiu says:

              tani doli qe mjeku kishte detyrim mor ti qe kuptove trapin

          2. ALpini says:

            safiu,
            ne asnje vend te botes demokratike nuk raportohet ne polici nga ana e mjekeve si ne rastin e ketij artikulli.
            Ju doni te qendroni ne tuajen si mushka qe ngul kembe.
            Ju doni qe rilindja te nderhyje deri ne karakterin e njeriut ashtu si baballaret tuaj pisa qe krijuan njeriun e ri qe ju e quanit arritja me e madhe.
            Policia duhet te pergjigjet per ndjekjen kriminale qe ju beri dy te rinjeve.
            Policia duhet te pergjigjet penalisht pse nuk i dha ndihmen e pare por u larguan si kriminele te vertete.
            Me keto ngjarjet e fundit te policise duhet te mendojme se jane strukltura kriminale tepelene qe nen uniformen e policise zbatojne urdherat e demnimeve pa gjygj,denimeve me vdekje.
            Policia e shtetit eshte shume e kriminalizuar nen udheheqjen e trimit Tahiri.http://www.youtube.com/watch?v=onkkCd-MuQ0

        2. bimbashi says:

          Ky betimi i Hipokratit nuk thote gje per leket qe merren neper operacione apo neper vizita te thjeshta…Mjeket tane i mbahen vetem ketij betimi dhe nuk pyesin per ligjet e tjera! Hajde trap, hajde!
          Ne me te vertete qe jami nja 50 vjet prapa Europes ne mentalitetin e shtetit dhe ligjit.

    2. 1 milion qelbesira says:

      ik ore malok qe mbron saliun, ne burg te gjithe doktorret me ne krye doktorrin e enver hoxhes.

      1. ALpini says:

        1 meleon kafshe mavi

        1. Dashamiresi says:

          Zoti Alpin,nga keto qe thua.mendoj se iu perket punonjesve te shendetesise,por…per fatin tend te keq,kuptohesh lehte se je nje i semure mendor.Me nje fjale qe thote dikush ketu,ti me lehtesine me te madhe fyen skajshem 1 milion shqiptare.Nuk ta ka borxh askush te sillesh ne kete menyre.Shiko me mire shendetin,diagnostikohu e mjekohu,se mbase behesh njeri normal.

  2. Fatmir says:

    kushdo qe hyn ne ambietet e urgjences,per mjekun eshte PACIENT,dhe te arrestosh mjekun qe ka kryer detyren e tij kjo eshte ABSURDE……..

    1. bimbashi says:

      Nuk po i ndjekin penalisht se pse mjekuan PACIENTIN. Po i ndjekin penalisht qe nuk lajmeruan poline, pasi ligji I DETYRON mjeket te bejne kete gje. Nuk eshte zgjedhje e mjekut, eshte DETYRIM! Lexo Hipokratin me siper ? ? ?

  3. saliu says:

    Por mjeku e ka detyre te lajmeroje policine me ligj kur vene te plagosur per mjekim

    1. Ymeri says:

      Te lenduarit mund te jene te natyrave nga me te ndryshmet, ne pune, ne shtepi, ne rruge. Mjeku duhet te lajmeroje policine vetem ne rastet kur dyshohet per plage nga armet. Plaget e tilla, nuk merren ne kushte paqesore, prandaj ato lejmerohen, por nuk lajmerohen lendimet e natyrave te ndryshme, te shkaktuara nga situata a gjesende qe nuk jane arme.

  4. aleksandri i madh says:

    Ne te gjithe boten perendimore mjeku lajmeron policine kur ka raste plagosjesh.

  5. Paskal Harito says:

    Ketu nuk ka vend per komente e hamendesime.eshte ceshtje ligjore e kaq.

  6. Agushi says:

    Ne lidhje me procedimin penal ndaj mjekeve, gazetari nuk shpjegon qarte rrethanat(arsyet) e procedimit, por mjeket e urgjences kane detyrimin ligjor te njoftojne policine per te gjitha ngjarjet (qofte edhe aksidentale qe mjekohen ne urgjence). Mjeket para ligjit dhe Maliqit kane zgjedhur te shkelin ligjin dhe jane dy arsyet:
    E para, u eshte dhene para dhe e dyta, u eshte bere presion per jeten.
    PS. Gjithnje sipas mendimit tim.

  7. lavdosh says:

    Ju mbeshtetesit Berishian te krimit, rrumpalles dhe anarkise na lini rehat me komentet tuaja
    Ne cdo vend demokratik eshte detyrim per mjeket te njoftojne policine per cdo pacient te plagosur. Ata kane per detyre qe tju japin ndihmen e pare pa bere asnje pyetje, por duhet te raportojne tek policia sa here qe behet fjala per demtime trupore te shkaktuara nga abuzimi fizik, plumbat, rrahjet, aksidentet dhe abuzimi me drogen
    Ne te kaluaren shume mjeke u bene nje me kriminelet
    Bene mire policia qe i con per ndjekje penale, duhet te zbatojne rregullat ne fuqi.
    Ndoshta te tjeret zene mend
    Oh sa mire me kene shqiptar Po vine re era shtet shqiptar

  8. kel ukaj says:

    Nuk eshte mjeku aq pergjegjes, eshte institucioni ku punon mjeku, deh duhet te nxjerre pergjegjesite. Ne rastin konkret me duket e veshtire te provohet fajesia e mjekeve por proçedimi penal eshte shume i arsyeshem. Ndoshta duhet te jete tjeterkush qe duhet te ndiqet penalisht. Keshtu ndodh ne Europe dhe eshte e drejte, keshtu duhet te ndodhe ne shqiperi.
    Tallja qe ben mjeku se qytetari ka rene nga gomari besoj se mjeku ka bere edhe lende shkencore ne fakultet mbi “kriminalistiken”, dhe se Ai, mjeku eshte gomar duhet te pergjigjet para ligjit pasi ligji e njeh mjek. Plaget qe vijne nga rrezimi ne gomar dhe rrezimi me makine jane krejt te ndryshme edhe Ne qe nuk kuptojme e dime, por Gomari Mjek nuk e ditka?

    1. bimbashi says:

      Komenti me i sakte! ?
      Me kujtohet ajo kenga e Qazim Mulettit: Gomar ti, gomar kush t’vuni, so a neser, valon druni!
      Talluni me qeverine dhe me ligjin, se dru do hani!

  9. GOGOLI JURIST says:

    Dikush ketu thoshte qe mjeku ben betimin si mjek qe te mos kallzoje! po jo mor shok, mos ngatrro Kekun me Byrekun, mjeku ose te gjithe mjeket, betohen per te mos nxjere se cfar diagnoze ka i semuri, ska lidhje kur shkon te mjekohesh mbasi je plagosur apo demtuar.

    1. ne itali doli nje ligj qe te gjithe mjeket te denoncojne pazientet te cilet jane pa dokumente asnje nga mjeket e zbatoji ligjin sepse ishin mjeke dhe jo police ( ligji bossi& fini 2002)..

  10. Urgjenca says:

    Ne si vend demokratik kemi nje problem te madh dhe te gjate!
    Mjeku nuk eshte hetues apo polic.
    Gjithe spitalet e Shqiperise sidomos ato rajonale kane kerkuar nga te gjitha qeverite qe te kete nje person te policise te pranishem 24 ore ne spital, ashtu sic eshte ne te gjithe vendet e Europes perfshi dhe Malin e Zi e Kosoven. Sepse mjeku nuk mund te behet polic dhe te kerkoje nga pacienti ti spjegoje detaje jo mjekesore qe kane lidhje me ngjarjen.
    Dhe besoj qe nuk ka ligj qe e detyron mjekun te beje hetuesin.
    Kush ka ndonje dyshim ta provoje dhe te rrije nje ore ne cdo urgjence te Shqiperise dhe ta shohe se si eshte situata ne urgjenca.

  11. mira10 says:

    Në të gjitha vendet e Europës, mjeku është i detyruar të njoftojë policinë sapo konstaton që pacienti është i plagosur dhe policia vlerëson nëse ka vend për hetime apo jo.

  12. zoti minister mos don te na i besh edhe mjeket police se pastaj ja kaluam enverit mjeku shkruan ate qe deklaron pazienti nuk mund te beje policin. personi mban pergjegjsi e tij por jo mjeku sepse ibien te beje edhe xhelatin qe pazienti te tregoje se ku eshte aksidentuar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje