Lufta kundër korrupsionit, procesi i integrimit evropian dhe ekonomia do jenë testi për premtimin e kryeministrit Edi Rama se ‘rilindja’ do vijë në vitin 2014
Nga Besar Likmeta, BIRN
Pasi ka lënë pas 100 ditët e para, qeveria e re e qendrës së majtë në Shqipëri hyn në vitin e ri me premtimet e fushatës zgjedhore të verës së shkuar se do të transformojë në mënyrë radikale vendin.
Disa premtime të fushatës, si ai për krijimin e 300 mijë vendeve të punës në katër vite, reforma në sistemin shëndetësor dhe atë të pensioneve, do jenë të vështira për t’u përmbushur dhe mund të kërkojnë më shumë se një mandat të plotë.
Nëse qeveria do të mbajë lart vlerësimin për të, duhet të lëvizë shpejt për të luftuar korrupsionin e kudogjendur, përmirësuar ekonominë e ngadalësuar dhe për të afruar vendin me Brukselin.
Pavarësisht një vlerësimi pozitiv nga Komisioni Europian, Shqipëria sërish dështoi në dhjetor që të bëhet vend kandidat për në Bashkimin Europian.
Ndërkohë që njohu arritjet, Këshilli i Ministrave e shtyu vendimin për në qershor të vitit 2014, duke kërkuar të dhëna më të qarta në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Duhen dënime për korrupsion
Qeveria ka nisur një seri çështjesh për korrupsion në nivele të larta në vitin 2013, por shtetet anëtare të BE, që po vuajnë tashmë lodhjen nga zgjerimi, thonë se është e nevojshme që të ketë dënime të profilit të lartë si provë e përpjekjeve të intensifikuara të Shqipërisë.
Duke marrë në konsideratë sistemin gjyqësor të korruptuar dhe joefikas të vendit, shumë pak besojnë se rezultatet do jenë në sfond. Shumica e ekspertëve thonë se duhet më shumë sesa vullneti i mirë i qeverisë së re.
Sipas Transparency International, Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkan dhe një nga më të korruptuarit në Europë.
Në studimin “Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit” të organizatës me qendër në Berlin, Shqipëria ra nga vendi i 113-të mes 176 vendesh në vitin 2012, në vendin e 116-të në vitin 2013, duke qenë kështu performuesja më e keqe në rajon për të tretin vit radhas.
Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, një think- tank me qendër në Tiranë, thotë se Shqipëria duhet të intensifikojë luftën kundër korrupsionit, jo vetëm për të marrë statusin e kandidatit, por edhe për mundësuar hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.
“Vetëm duke pasur raste konkrete të të ashtuquajturve ‘peshq të mëdhenj’, shtetet anëtare të BE do të binden se Shqipëria po implementon reformat që ka ndërmarrë,” thotë ai.
Gjipali thekson se ndërkohë që autoritetet kanë hapur çështje ndaj politikanëve me profil të lartë, ajo që BE kërkon janë dënimet dhe jo gjyqet.
Gripali thotë se dëshirat e qeverisë nuk mjaftojnë për të siguruar dënimet, ndërkohë që sistemi gjyqësor është faktori kryesor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Nuk ka rëndësi se sa i fortë është vullneti i qeverisë, lufta kundër korrupsionit është e pamundur pa bashkëpunimin e gjyqtarëve,” përfundon ai.
Pritet rritje modeste ekonomike
Kur bie fjala tek ekonomia, vendi po i ndjen akoma pasojat e krizës së borxheve në fqinjët Greqi dhe Itali.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, rritja ekonomike në Shqipëri në vitin 2014 do të jetë 2 përqind.
“Ekonomia pritet që të tregojnë një rimëkëmbje të lehtë për vitin 2014, por stanjacioni në kreditim, bilancet problematike të korporatave, partnerët e dobët të jashtëm dhe remitancat në rënie pritet që të kufizojnë rritjen në nivelin e 2 përqind,” tha më 17 dhjetor në Tiranë ekonomisti i FMN, Nadeem Ilahi.
Pavarësisht se vendi ka aktualisht borxhin publik më të madh në rajon, qeveria do e rrisë deficitin buxhetor në vitin 2014 në nivele rekord.
Qeveria planifikon një deficit prej 95.6 miliardë lekë (680 milionë euro), pjesërisht për të paguar kostot e kontraktorëve të papaguar nga qeveria e mëparshme e qendrës së djathtë. Vetëm kjo do të kushtojë rreth 32 miliardë lekë (227 milionë euro).
Buxheti total për vitin 2014 është 460 miliardë lekë (3.27 miliardë euro) me të ardhurat që priten në nivelin e 364 miliardë lekë ose 2.59 miliardë euro. Deficiti buxhetor për vitin 2014 do të jetë kështu 6.9 përqind e GDP-së dhe borxhi publik do të arrijë në 73 përqind të GDP-së.
“Rritja e faturave të papaguara nga sektori publik gjatë viteve të fundit është kthyer në një pengesë për ekonominë, duke krijuar një zinxhir pagesash të vonuara, që kanë ndikuar negativisht tek kompanitë dhe bankat,” tha së fundmi ministri i Financave, Shkëlqim Cani.
“Prioriteti ynë në vitin 2014 do të jetë që të paguajmë një pjesë të këtyre faturave dhe pagesat në kohë për të gjitha kontratat e reja dhe rimbursimet e TVSH-së duke nisur nga janari,” shtoi ai.
Një pjesë e parave për të shlyer borxhet dhe faturat e papaguara do të sigurohet përmes një kredie prej 300 milionë dollarësh nga FMN-ja, e cila do jepet përgjatë tre viteve të ardhshme.
Pjesa tjetër do mbulohet nga rritja e taksave, akcizat mbi mallra si cigaret e nafta dhe kreditimi i brendshëm.
Megjithatë, Gjergj Erebara, redaktor në të përditshmen Shqip, paralajmëron se parashikimi i qeverisë për të ardhurat në vitin 2014 është shumë optimist, ndërkohë që financimi i deficitit të lartë përmes kredimarrjes së brendshme ka rreziqe.
“Deficiti buxhetor është rreth 1 miliard dollarë, më shumë se gjysma e të cilave do të financohet nga huamarrja e brendshme,” thotë ai.
“Nuk ka asnjë garanci që kaq shumë para do të mblidhen në tregun e brendshëm financiar dhe kjo rrezikon që të shterojë financimin e ekonomisë reale,” shton Erebara./ep
Plani numer nje eshte sistemi i drejtesise.
PA NJE SISTEM DREJTESIE NUK KA SHTET DEMOKRATIK.
Korrigjim
Pa nje sistem drjtesie te pa korruptuar nuk ka shtet demokratik
Korrigjim! ″linda″, çdo veprimi i paraprin ″Shteti i së Drejtës″, vetëm atëherë do ketë një sistem të plotë të pakriminalizuar dhe të pakorruptuar, ndryshe gjithmonë e keqja do mbretërojë!
ne radhe te pare ne duhet te heqim trurin qe duhet te paguajme, korrupsionin nuk e bejne zyrtaret, mjeket, infermjeret, policet, ate e bejme ne qe kur kryejme nje operacion,kur duhet nje certifikat, kur marrim nje gjob, gjene e pare qe bejme eshte dhenia e nje 200 lekshi infermjeres, 1000 lek policit, 2000 lek zyrtarit e keshtu me rradh. ne e kemi nxitur korrupsionin, tani duhet te bindemi qe ai e ka per detyre te te sherbej sepse shteti jot i atij e paguan cdo muaj per ate qe ai ben.
E ku ka me mire o Linda,
se sa te vendoset drejtesia ne vend!
http://goo.gl/312D4R
Qeveria Rama kur i beri premtimet ne fushaten elektoralke,NUK MUND TA DINTE SE KLIKA BERISHA kishte bere KERDINE ME FINANCAT E SHTETIT,ME PASURITE E POPULLIT,pervecse e dinte,qe DREJTESIA SHQIPTARE ESHTE TOTALISHT NEN SUNDIMIN E KRIMINELIT Berisha!!!
Prandaj kjo QEVERI duhet vleresuar nga ato QE BEN e jo nga ato,qe ka thene ne fushate!!!
ketu mor zotni nuk bi dakort me ti.pse? sepse opozita mor zotni nuk osht cerdhe me femij.opozita gjithmone osht qajo force politike qo pretenon me morr qevenin d.m.hone me morr fotet venit ne duer.pranej si e tille qajo oshte nje porti qo ka xhitha speciolistot per cdo fushe p.sh. ne ikonomi no shonetsi eqera.Roma kur boni promtimet nifte gjonjen apo jo.ni qofte se e nifte pse bonte promtime?e kunerta ni qofte se nuk e nifte ( eshte e pafalshme) pese nuke thoshe popll shqiptar une nuke nofe gjonjen jiknomike qo ko me me lon Sol bondit kamunisti.ni qofte se ko me me lone pore une do boje qi kete qi ate amon ni qofte se Sola nuke mo lone pore une nuk munem me bo gjo.qe manej qishim me poe sa vota qish me morre boshke me lilo floninin.pranoje morr zotni nuke ko jostifikime.
Dy jane reformat qe Edi te dale faqebardhe.
1- Arrestimi dhe denimi i cdokujt pushtetari (majtas e djathtas) qe ka demtuar ARKEN E SHTETIT gjate dhe pas sundimit te Berishzmit
2- Taksimi i vertete dhe VJELJA E TAKSAVE NGA BISNESI INFORMAL
Keshtu… jo 1,5% po deri 3-4% do jete rritja EFEKTIVE EKONOMIKE.
ASKUSH MOS DALE NE MBROJTJE TE INFORMALITETIT!
LUFTE PAKOMPROMIS NDAJ KORRUPSIONIT!
Reforma e nevojshme ne mjeksi do te ishte ajo, e cila do te permiresonte dukshem sherbimet ndaj pacientit, pa rritur (pabesisht) detyrimet e tyre.
Nga ana tjeter reforma ne pensione eshte e nevojshme, nese ajo do te permiresonte te ardhurat qesharake e pensionisteve, pa rritur (cmendurisht) moshen e pensionit.
Cdo plan tjeter qe bie ne kundershtim me nevojat jetike te popullit nuk mund te quhet reforme, por dobicllek!
eneune njate menim kome.
Pstrimi i territorit te vendit nga plehrat
vallah boll mire e ke ti morr zotni, por jemi na qi e mushim venin me plehna.shinim; ni qofte se jaludon per politikonet ,nuk vuni poplli prop lilin meten ni krye?
per pok horrova;20 porqindeshin nuke po llogoris sipse jue kjeni besime se doe rrogulloje venin.
Sikur nje group millioneresh majtas e djathtas mos te kish in vjedh cdo gje e shkateruar gjithecka shkon kunder biznesin e tyre,shqiperi e Dale pa borxhe nga komunizmi nuk do ishe ne katastrophen ku eshte!
ore lilush; kushe ti ko tregue kito perrolla. shqipnia pa doshun me thone se jom egzaktesisht i sokte por kishte ofersishte nja 300milion dollare borxhe.
S’ka sfide tjeter Edi vec te rrasi ne burg nje ore e pare Saliqen Berishen ! Kujton se i ha populli dokrrat e tij
se gjoja qeveria vete ka vene tritolin kur ky kriminel me damke ben cdo dite thirrje per kryengritje kunder
qeverise . Sikur ta bente kete ne nje vend te Europes Demokratike, menjehere do t’i kishin vene prangat .Por fatkeqesisht ne Shqiperi nuk ndodh nje gje e tille ! Jemi bere me katolike se Papa. Po u vazhdue me tej keshtu
ahere radhen do ta kete Berisha . Berisha cdo dite do vere kallepe tritoli ne cdo shtepi shqiptari qe nuk i dha
voten ne 23 qershor, prandaj e urren kaq shume popullin shqiptar, ndersa thirrje per anarshi e gjurulldi ua ben
rrugacerise dhe bandes se tij nga Vicidoli ! Gjarperit duhet prere koka sa nuk eshte vone !!!??!
Nuk ka te majte e te djathte ne Shqiperi. Ka qeveri e sukseshme ose qeveri e korroptuar e te pasukseshme. Asnje segment i shoqerise nuk mund te nenvleftesohet asnje sektor i shtetit nuk mund te çaloj.Uroj dhe shpresoj qe qeveria Rama te jete e sukseshme. Ne te kunderten i kujtoj shembullin e qeverise Berisha
CILI BOS I SHQYPTAREV EESHTE ME I SHPEJTE?
– Djali i Enverit tha: “Babai im eshte padyshim, sepse kur nxirrte shpaten e zgjidhte fet e fet situaten. Merrte harkun dhe qellonte shigjeten per te vrare e likuiduar Armikun e Kllases dhe pasi shigjeta i kishte cpuar tejpertej keta Armiq, Enver Hoxha kapte fluturimthi shigjeten me doren e hekurt per ta perdorur perseri kunder Armiqve te tjere, si nikoqir gjirokastrit qe ishte.
– Djali i Saliut tha: “Babai im eshte padyshim, sepse kur qellonte me plumba prej verteti protestuesit ne bulevard,kur plumbi kishte vrare dhe cpuar tejpertej keta pisa te Edi Rames, Sali Berisha kapte fluturimthi plumbin me dhembet e gojes, i vinte gezhojen dhe karkonte Kallashin per te vrare pisa te tjere qe Edi Rama i kishte nxjerre ne bulevard.
– Djali i Edi Rames tha: “Por cfare flisni o te marre, qe vetem per te vrare e per te prere e keni mendjen. Babai im qe nuk ka vrare asnje zog pule ne jeten e tij eshte shqyptari mei shpejte i te gjitha koherave, sepse sapo sajoi dhe miratoi buxhetin e shtetit ne Parlament i premtoi Ilir Metes qe do ta rishikoje per disa dite ne favor firmave fasoniste kliente te hershem te LSI-se dhe si nje rakete kozmike i ktheu anapolla te gjitha premtimet elektorale te miletit qe po pret gjuhe jashte bamiresi komunistesh.
SI THONI KUSH ESHTE SHQYPTARI ME I SHPEJTE?
Ketu ka vetem nje shprese Rikrijim,Riformatim te klases politike me nje force e lider te ri ndryshe tranzicion me mafie kuq e blu.
Nuk eshte lider i ri se ka qene 12 vjet kryetar bashkie dhe 8 vjet kryetar partie. Eshte dhe produkt i dhjetorit 1990, pra i Ramiz Alise. Ne fakt Rama si kryeminister ka bere dicka te re vertet. KA LENE PA SHPERBLIM NE FUNDVITIN 2013 GJITHE BUXHETORET E PENSIONISTET. Te na rroje Rama.
Kur ishim te vegjel, loznim me copa letrash, ku shenonim: Gjykatesi, Polici, Fajtori, Spiuni dhe kur beheshim 5 veta shtonim edhe Prokurori. Kush ishte spiun, do te gjente se kush kishte letren Fajtori. Po te mos e gjente, merrte denimin dhe kur e gjente denimin e merrte Fajtori duke e goditur ne doren e hapur me nje shami se ciles i lidhnim dicka te forte ne nje cep por jo gur. Ne fund qe te gjithe do hidhnim letrat e hapura (per transparence) ne toke. Ne te njejten kohe ruanim se mos dikush shkembente letrat dhe kush kapej hante shukun e shamise ne koke. Te vegjel ishim vertet, por ama benim “shtete” shume te forte.
—————————————————————————————-
Z.Rama do te ndryshoje per mire Shqiperine ….. por nese nuk vdes krimineli Sali Bisha, Shqiperia do vazhdoje te vuaj konflikte-artificiale politike.
—————————————————————————————-