Ministria e Brendshme e Shqipëri bëri të ditur se një shpërthim, që dëmtoi një shtyllë të tensionit të lartë, ishte një ‘akt terrorist’, i nxitur mesa duket nga zemërimi në lidhje me çmimet më të larta të naftës dhe taksat.
Sulmi, që kishte si shënjestër një linjë të rëndësishme të transmetimit të energjisë, që lidh Tiranën me fqinjët e Malit të Zi, ndodhi më 31 dhjetor dhe nuk ndërpreu furnizimin me energji në vendin e vogël ballkanik.
Ministria e Brendshme ofroi fotot, që tregonin dëmtimet në shtyllë, e cila mbeti në këmbë, me dy tabela të ngjitura në strukturë ku lexohej “nafta” dhe “taksat”.
“Ky është akti i parë terrorist në Republikën e Shqipërisë që është shoqëruar me mesazhe të qarta të lëna në skenën e krimit nga autorët e krimit,” thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme.
Qeveria socialiste në Shqipëri ka rritur taksën kombëtare të karburantit me 10 lekë për litër dhe po ashtu ka rritur taksën për biznesin e madh dhe të pasurit që kur mori pushtetin në shtator.
Shpërthimi solli në kujtesë një valë sulmesh të ngjashme të një dekade më parë, që shkaktuan probleme në furnizimin me energji.
U beme gaxi botes. Po tallin menderen me ne. Forca rrilindjaaaaa….
NDESHKIM PER TERORISTET E BERISHES,,,,
Ripjelljaaaa!!!!
Ministria e Brendshme shton se …mesazhi eshte i qarte ( kush ka qene kunder ngritjes se taksave dhe cmimit te naftes)..zona ku eshte kryer shperthimi si ka votuar tradicionalisht? A ka me qarte se kaq? Kush e gjen?
Nuk ka lidhje midis mosshperthimit te bombes te kryministria dhe mosshperthimit te tritolit ketu tek kjo shtylla..Kjo nuk eshte e qarte.
Tahiri dhe kriminelet ne kry te policise ne vend qe te meren me punet e shtetit sajojne nga keto kopilleqet
ripjella tamam si partizanet kur vinin mina kan nga te mesojne experience shume vjecare I ka mesu udb si merret puteti dhe si mbahet enveri thoshte puteti rrjedh nega gryka e pushkes urdho doni mo per belulin
Mos u cudisni,Berisha perdite po bene thirrje per levizje popullore anti qeveritare ne menyre qe te destabilizoj vendin sepse nuk mund tye rrije pa pushtet.Qeveria duhet ti referohet ligjit qe ndalon keto veprime,ndryshe ai do perserisi 97-ten.Kujdes,po lozet me zjarrin,sepse per pushtet maloku e djeg edhe shtepine e tij.