Rama e mban fjalën, premton fond për Luginën e Preshevës

3 Janar 2014, 10:19Politika TEMA

Qeveria e Shqipërisë dhe Qeveria e Kosovës këtë muaj pritet të mbajnë mbledhjen e parë të përbashkët, e cila do të zhvillohet në qytetin e Prizrenit, ndërsa e veçanta e këtij takimi do të jetë formimi i një fondi të përbashkët për Luginën e Preshevës. “Me themelimin e këtij fondi duket se kryeministri shqiptar Rama do ta mbajë fjalën se nuk do t’i harrojë shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”-shkruajne mediat e Kosoves.

Mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e ka konfirmuar edhe i dyti i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi. Ai tha se mbledhja e përbashkët e dy qeverive do të zhvillohet javën e dytë të janarit, por nuk përmendi asgjë rreth fondit për Preshevën.

Krijimi i këtij fondi është mirëpritur nga liderët politikë në Luginë, për analistët kosovarë shihet si një “kundërpërgjigje” e fondit serb në Kosovë.

Për kryetarin e Asamblesë Komunale të Bujanocit, Jonuz Musliu, i cili njëherësh është edhe lider i Lëvizjes së Progresit Demokratik, krijimi i këtij fondi është i vonuar por i mirëseardhur. “Më mirë vonë se hiç”, deklaroi Musliu, sipas të cilit, “Ky fond mos të jetë vetëm për një vit por të ketë jetëgjatësi”.

Derisa veriu i Kosovës, sipas tij, e ka një fond të tillë që e ndanë Serbia, pse mos ta kenë shqiptarët e Luginës së Preshevës, që e ndanë Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës.

Sipas tij, deri më tash nuk kanë pasur asnjë lloj ndihme as nga Shqipëria e as nga Kosova. Ai ka thënë se ky fond duhet të legalizohet dhe të jetë i rregullt.

Ndërkohë sipas analistit Fadil Lepaja krijimi i këtij fondit do të dukej si një fond paralel, i ngjashëm me atë që Serbia tashmë e ka në Kosovë.

Se çfare synohet me këtë fond, dhe cilat do të jenë objektivat e tij, sipas tij, kjo nuk është e qartë ende, por përmendet ndihma për popullin e Luginës.

“Unë mendoj se kjo megjithatë nuk do të jetë një “kundërpërgjigje” fondit serb në Kosovë, sepse ata nuk do e legjitimojnë asnjëherë këtë me norma ligjore ashtu si është vepruar në Kosovë. Pra, për mendimin tim krejt kjo paraqet një përpjekje për me e legjitimuar fondin serb në Kosovë, në njëfarë mënyre për të thënë se nuk është bërë asnjë lëshim parimor”, shprehet Lepaja.

Sipas tij, Shqipëria duhet të bëjë presion politik bashkë me Kosovën, që të drejtat e shqiptarëve në Luginë të rriten, dhe që Serbia të krijojë një fond të veçantë për ata, e jo të krijojnë fonde me objektiva të paqarta dhe për marketing politik.

“Banorët e Luginës janë qytetarë te Serbisë, dhe atje paguajnë tatim. Nga kjo del e drejta e tyre që shteti serb të ndajë fonde të veçanta për zhvillimin e tyre. Rrëshqitja në veprime të pamatura politike mund të jetë një përshtatje dhe një legjitimim i kërkesave serbe për ndërrim territoresh. Shpresoj që “të dy qeveritë” ta kenë menduar mirë terrenin në të cilin po hyjnë”, ka thënë Lepaja./ “Zeri”

18 komente në “Rama e mban fjalën, premton fond për Luginën e Preshevës”

  1. NA U BON KTO POLTIKANT SI MAJKELL XHEKSON OR TAJ !

    E KUJT PO I RRUHET PER SHOW-n TUAJ ?

    CFAR DO ZGJIDHNI JU ME KTE SHOW?

    CFAR I SJELL POPULLIT NJI SHOW I TILLE ?

    SIKUR TI KURSENIT ATO SHUMA PARESH QE ORG KTE SHOW

    ME TE CILAT MESIGURI DO JETONTE NJI FAMILJE TE PAKTEN DISA MUAJ

    1. çadra-Pistolet says:

      O lum miku, po t’djeg malli per Sal Ram Berishn? Ai po ishte burr zotni; Sllobodanit i shiti nafte, grekut i shiti detin dhe Shqiperise i vuri zjarrin ne 97′. Tamam burr shteti! ?

  2. landi says:

    Zoti e bekofte kryeministrin (dhe kete koalicion) dhe i ecte mbare. Edi Rama 2025, dhe me tej.

  3. astrit says:

    Nuk i pyet kush me maloket,or taj.

  4. kunder shqipfolesit says:

    po kjo kosova cfare te mira i ka sjedh shqiperise,se un di qe ata kan punuar vetem per ish jugosllavine,le te mbledhin kosovaret se kan vite qe jetojne neper bote ca leke per ne shqiptaret,ose te bejne edhe ata nje SHOW per shqiperine,ne i ndihmuam keta ne 1999 dhe nuk na i diten per nder,do na i dine tani??shikoni punet ne shqiperi njehere,pastaj hidhni dhe ca leke andej nga shqipfolesit kosovare,se edhe shqipen nuk din ta flasin..boll bere SHOW o edi sa andej ketej,bej edhe nje fond per te ndihmuar qeverine greke qe eshte ne krize je qe ne krye te shtetit ndihmoi edhe greket se ku do ti cosh gjithe ato leke..

  5. 2014 says:

    he mo Edi po shifet, do te ta veshe edhe ty ky Thaqi vellon e korrupsionit.

  6. kris says:

    E MBAN FJALEN ……,THUHET……. KUR E ZBATON PREMTIMIN…..PO DYSHIM Z. RAMA DO TE BEJE, NUK DO TE NGELET NE KUADER TE PREMTIMIT ,….DUKET SE DICKA NUK SHKON NE NDERTIMIN LLOGJIK TE FJALISE…POPULLI THOTE NGA E THENA TEK E BERA ESHTE NE MES NJE DET I TERE….

  7. Bravooooooooooooo z:kryeminister ,
    mesiguri jemi duke prit te nxjerresh thesarin e Montekristos ,
    dhe ja tregoshe popullit te shqiperise se me ne fund mjerimi
    na mori te keqen ,tani do kemi e do hame sa tna ngeli e teproj ,
    dhe pse jo ti japim edhe grekekeve se gjunaf i mashtru qeverria greke ,
    moljardat e BE-se i beri armatime te pushtoj stambollin

  8. TASO says:

    FONDI per luginen e presheves me duket nje inisjativ BRILANTE po te realizohet:ne planin e panSHQIPTARE i jepet nje grushte suratit te parit shpellarit dhe te dytit ALI HAMETIT TE MAQEDONISE SI SPIUNA TE SLLAVIT.DHe e dyta me e rndesishme me kujton luften psikollogjike dhe financiare te BERLINIT te ndare perndimi financonte anen perndimore kurse lindja (sllavet e kompani ) anen lindore,dhe dijet kush fitoje.UNE e urej fene por per 1 minut do behem AMERIKAN:ZOTI I BEKOFTE SHQIPTARET KUDO QE JANE,te fala nga VLORA.

  9. elinor says:

    E mban fjalen duke….premtuar??! E para here qe e degjoj nje gje te tille!

  10. ------------------------------------------------------------------------------------------------------ says:

    EDI RAMA ESHTE I VETMI POLITIKAN QE JO VETEM E MBAN FJALEN, POR MUND ‘TA LIDHESH ‘ PER FJALEN.

  11. A says:

    Ne qoftese me te vertete ndihmat ekonomike dhe financiare te 2(dy) shteteve shqiptare te Shqiperise dhe te Kosoves do te shkojne atje ku duhet ne menyre trasparente dhe te qarte per popullin shqiptar te Lugines se Presheves ne Serbi eshte dicka brilante. Sepse ne kete menyre nuk arrihet asimilimi i popullsise shqiptare nga serbet, sepse ne kete menyre rritet ndergjegja kombetare shqiptare. Ne menyre te vecante duhet qe arsimi, kultura, emancipimi i shoqerise duhet ngritur duke luftuar edhe ndikimet e mbrapshta qe vine nga vendet islamike fondamentaliste primitive. Pra, duhet ngulitur ne tru, ne mendje ne shpirte qe FEJA e SHQIPTARIT eshte SHQIPTARIA. Tung.

  12. bayern says:

    po normal qe e mban fjalen aj bish-goril se banda drenicake e ka ber kryeminister se nuk kish mujt me vota ne Jet te vet te ulet ne at karrige

  13. nina says:

    Duhen ndihmuar shqiptaret e Presheves, por ndihma duhet menduar mire se si mund te jepet. Sepse deri tani serbet kane ditur te manovrojne me mire se shqiptARET DHE KANE DALE GJITHMONE ME TE FITUAR. POR PRESHEVASIT MUND TE NDIHMOHEN EDHE ME BINJAKEZIME SHKOLLASH ETJ. EDI rAMA KA PREMTUAR TE NDIHMOJE EDHE MATERNITETIN ATJE DHE DUHET TA MBAJE FJALEN. EDHE NJEREZ TE VECANTE MUND TE NDIHMOJNE FAMILJET ME SHUME FEMIJE ATJE ME CFAREDO, OSE NDONJE BIZNESMEN T”I PAGUAJE SHKOLLIMIN KETU TE FEMIJEVE TE FAMILJEVE ME SHUME FEMIJE, P.SH. T”I MBAJE ME PAGESE NE KOLEGJIN TURK O KUDO QOFTE NE NDONJE SHKOLLE PRIVATE. KA NJEMIJE MENYRA DHE ATA KANE SHUME NEVOJE. ATA JANE SI NE KOLONI NE VENDIN E TYRE.

  14. kosovari X says:

    Ku janè vèllezèrit e mi nga Kosova qè na i thurnin dithirambe Sali Sebit…!
    Pse nuk u interesua kurr pèr vèllezèrit tanè nè Luginè…?
    Po si mund tè interesohet ky dhèndèr i Millosheviçit…!

  15. BLITZKRIEG says:

    rAMA VOTAT I KA MARRE PER TE MBAJTUR FJALET E DHENA NE sHQIPERI E JO NE PRESHEVE. LE TE NISE NJEHERE KETU PASTAJ NE RAJON.

  16. zani says:

    Eshte mire qe z.Rama bene mbledhje qeverish dypaleshe,por do te qe me udhes qe te ulej e te bente nje here detyrat e shtepise se i jane bere kapi e me pas bej edhe ato te klases!Apo mos ndoshta pret ndonje ftese per ndonje seminar e te futet edhe ai ne kthetrat e GOLDEN SACS?

  17. gjeka says:

    Nuk e kuptoj kahun e levizjes Tende z.Kryeminister!Ne votuam per rezimin e Sali Berishes e zotrote bene kualicion me Ashim Berishen!Ata do te ta hane koken.KUJDES OR MIK,KLANI BERISHJAN PO VEPRON ME ME ZGJUARSI SE TI E NDONJE DITE ,KA ME TU KENUE AJO KANGA “PO KU JE EDVIN DJALI,SE NE NA KA MOR MALLI”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje