Merr fund arratia e të dënuarit Shpëtim Taho, i cili u arratis nga burgu prej mesditës së 31 dhjetorit duke thyer lejen shpërblyese që i ishte dhënë nga autoritetet e burgut të Vaqarrit. Taho u ndalua në një hotel në autostradën Tiranë-Vorë nga forcat e policisë së komisariatit nr 3 të Tiranës.
Shpëtim Taho është dënuar me 7 vjet e 8 muaj heqje lirie për veprën penale të vjedhjes me dhunë në bashkëpunim. Ka kryer 4 vjet dhe ka fituar 6 muaj ulje dënimi nga gjykata për sjellje të mirë. Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve thekson gjithashtu se ky i dënuar edhe më parë ka marrë leje shpërblyese dhe i ka respektuar afatet ligjore.
Leja e fundit i është dhënë për 4 ditë prej 27 dhjetorit deri më 31 dhjetor, pasi kishte nënën sëmurë por në orarin e pritshëm, kur i dënuari Taho nuk është paraqitur në burgun e Vaqarrit, janë vënë në lëvizje strukturat e policisë së shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, për kapjen e tij.
Sakaq rezulton se ditën e fundit të lejes, i dënuari Shpëtim Taho ka qenë me të dashurën dhe një mik në një lokal në lagjen Nr 6, në kryeqytet ku Taho ishte banor.
Policia zbuloi gjithashtu se Taho i kishte dërguar një mesazh motrës së tij, duke i theksuar se nuk do të kthehet në burg dhe se i vjen keq për nënën në lidhje me veprimin që po bënte. Ai u arratis me makinën e të motrës, e tipit Polo e bardhë me targa italiane, ndërsa u arrestua mëngjesin e sotëm nga policia për tu kthyer në qelinë ku vuante dënimin.
Hjde klluf hajde. Po ato 3 vite qe te kishin ngelur, me mire i beje ne burg se sa ketu jashte.
Pas 3 vitesh di dilje si Zotni, Sala hyte n’burg
Pavaresisht te gjithave une do flisja edhe per nje cinizem te autoriteteve te burgut:
-Ti thuash tjetrit shko ne shtepi,dhe ne daten 31 Dhjetor ne mesdite te kthehesh,kjo eshte vertet cinike. E si mos te dyzohej i shkreti ne kete date,kur te gjithe gezonin,ai te kthehej me kembet e veta te vendi i quajtur “7 dritaret”. Le ti jepej leja me dt 28 e te kthehej me dt 1 Janar. Ai e paska treguar veten se di te zbatoje rregullat e lejes se burgut.
Vertet per te ardhur keq!
Kjo arratisja e këtij qe kot fare, ku do shkonte?
Po ky nuk pesoi ndonje aksident edhe ky ne dalje te Tunelit te Krrabes? Se me nje Polo paska qene.
Ta kishin vrare dhe me pas nje kallsh te parregjistruar ne dore?
Un jame dakort qe te burgosurit mos ti jepet leje pervece raste teper te renda vdekjet dhe te gjithe te burgosurve edhe atyre me burgim te rende te njefen dita dha nata prshembull kush denohet 10 vite te beje 5 vite kesaje i thone demokraci keshtu e ka. Bota prendimore kapitaliste. Po ju shqipria e keni rregudhin si moska. Se ppsh si stalini dhe E Hoxha R Alia po me qe e keni. Ashtu vendosni ligjin kapital .aksimun 25 viet pushkati varje interrnim dhe kush denohet 1-25 viet burg ti kape amistia se ju e dhiete fare po si i jepet burgaxhis leje ik ne shpi me leje si ushtarit kjo nuk ndodhe kunde vetem te parlamenti shqiptar na u siedhka mire i burgosuri e shperblim me leje kjo eshte qudi e madha po ai munte te beje prap krime gjate lejes apo shqoqerohen me police. Po ikni more me mire nxjerrni aminsi qdo 4 viecar se sbehet kjameti nje i burgosur qe denohet mbi 10 vite duhet te kete amisti kurese nen 10 vite duhet te beje 50/100 te burgut dhe te lirohet me kushte qe. Pjesen tieter te burgut qe i falet po beri gje gjate kesaj kohe kushti ti jape denimin 2 fishe dhe te haj burgime te. Rende ok te fala. Drejtesis dhe gjykatave dhe prokurorive shqiptare te sdudiojne librat e neneve dhe ligjeve prendimore usa ku ka edhe karrik eletrike me injusion ku njeriu vuan 30 sekonta ndrron jet sepse ka bere krime te renda keshtu qr ju shqiptart duhet te integroheni me shume ndaj ligjeve po i burgosuri si dergohet me leje. Po sikur ai bene krime gjat rruges gjate lkejes ju si e gjekoni kush eshte peregjes. I burgosuri apo drejtori qe leshon leje te shkurter apo te gjate ok kjo eshte apsurde ne shqipri. Me keta kuadro spektakular. Dhe keta artista me pupla politikan. Adhahadhah qa e gjeti shqipnin me shqiptar po me mire njerrni amisti 1 here ne 2-4 vite dhe keshtu jeni me te sigurte ok. Ishadha me mire e befte zoti pere. Shqiprin dhe shqiptart