Letonia, vendi i 18-të që i bashkohet Eurozonës

1 Janar 2014, 11:20Politika TEMA

Letonia hyri sot në Eurozonë, duke u bërë vendi i 18-të i bllokut të monedhës së përbashkët euro.

Euroja u bë monedha zyrtare e Letonisë ndërkohë që fishekzjarret e Vitit të Ri shkëlqenin në qiellin mbi kryeqytetin e vendit, Riga.

Kryeministri në detyrë i Letonisë, Valdis Dombrovskis, i cili e udhëhoqi vendin e tij në krizën më të rëndë ekonomike që nga shkëputja e tij nga ish-Bashkimi Sovjetik në fillim të viteve 1990, tha se masa ishte një mundësi, por jo një garanci e begatisë dhe pasurisë.

Ekonomia e Letonisë u tkurr me një të katërtën gjatë viteve 2008-2010, por pastaj u rrit me ritmin më të shpejtë në BE, duke u zgjeruar me 5.6 për qind në vitin 2012, pasi qeveria shkurtoi shpenzimet, pagat dhe rriti taksat, në një nga programet më të ashpra shtrënguese në Evropë.

Anketat e opinionit tregojnë se shumica e 2 milionë qytetarëve të Letonisë janë të shqetësuar se adoptimi i euros mund të shkaktojë rritjen e çmimeve, ndërsa të tjerët nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga monedha e vendit.

1 komente në “Letonia, vendi i 18-të që i bashkohet Eurozonës”

  1. Argita_B says:

    Euro arriti te ndihmoje vende me monedhe te forte si Gjermania e ne te njeten kohe shkaterroi ekonomine e vendeve me monedhe te dobet si Greqia, Spanja, Portugalia, Italia. Amerika ne periudha te renies ekonomike ben dumping monetar ashtu si dhe Kina kurse Evropa nuk ka mundur ta bej kete gje dhe vazhdon te vuaje pasojat e krizes pasi vetem Gjermania arrin te kete nje ekonomi te shendoshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje