Një shqiptar humb jetën pranë kufirit shqiptaro-maqedonas, trupi vonohet 4 ditë

3 Janar 2014, 10:33Politika TEMA

Një i ri shqiptar ka humbur jetën pranë kufirit shqiptaro-maqedonas.

Mësohet se Florjan Çera, 34 vjeç banor i fshatit Alarup nga komuna Çërravë ka gjetur vdekjen teksa ishte për gjueti në tokën maqedonase. Sipas policisë maqedonase, i riu 34 vjec ka rënë nga një shkëmb dhe ka humbur jetën para 4 ditësh.

Policia ka mbajtur trupi e të riut prej 4 ditësh dhe e ka dorëzuar dje pavarësisht kërkesave të familjes që kërkuan dorëzimin më parë.

Trupi i pajetë i të riut Florjan Çera mbërriti vetëm dje në Pogradec. /A.XH

8 komente në “Një shqiptar humb jetën pranë kufirit shqiptaro-maqedonas, trupi vonohet 4 ditë”

  1. askushi says:

    Kur kap gruan e tjetrit, te vret tjetri. Pse ore fukarenj nuk gjeni zgjidhje tjeter sic bejne maqedonsit, punojne takat e veta dhe nuk kan nevoje te vijne kendej. Ngushellime familjareve se ishte njeri dhe djale i ri.

    1. Agushi says:

      Or ti askushi, paske nevoj per syze me duket. Apo mendove me hedh nje gur ashtu kot sa per sport.Siç duket nuk je shqiptar, qe kerkon te fyesh te tjeret pa arsye.Gjej ndonje vend tjeter me bere komentet e tua idiote. Lexoje mire artikullin, djali nuk kishte vajt per te punuar por per gjah.
      Ngushellime familjareve.

      1. askushi says:

        Lexoji ti qe pretedenton se ne nuk jemi shqiptar dmth jemi nga arabia, se si eshte lajmi i vertete. Ka vajtur te kerkoj bagetine. Dhe une nuk po them se ka vajtur te grabise, por shkruajta bej gjueti ne fshatin tend dhe ske pse shkon ne vendin tjeter. Kufirin e njeh mir cdo vendalin. Kete ta them me kompetenc se edhe une nga nje zone kufitare jam dhe gjall ne bot se gabohem ndonjehere. Pra meqe duhet then ngushellime familjaret se i ndjeri duket qe ka qene njeri i mire po u mbyll.

  2. Kujtimi says:

    Ngushellime familjes. Vajti per gjah ne Maqedoni pasi ne Shqiperi u shpall moratoriumi apo sepse ketej nuk ka mbetur asnje lloj egersire pervec atyre me dy kembe?

  3. qen chicago says:

    Si nuk paska egersira ketej more?
    Po pede ja nuk eshte e mbushur me egersira?
    Sala me josefinen ca jane? He? Nuk jane egersira?
    Ska pede ne pogradec?

  4. E nderuar Tema!

    Duke marre shkas nga lajmi i publikuar sot ne disa media shqiptare, se trupi i shtetasit shqiptar Florian Xherah, i cili humbi jeten ne malin Galicnik ne Oher, po ju sqaroj se lajmi ne fjale nuk eshte aspak i verete:
    -Florian Xherah,41 vjec, lindur dhe banues ne Alarup, Pogradec,ka humbur jeten me date 30.12.2013,ora 11:00,duke rene ne gremine ne malin Galicnik pasi kishte shkuar per te kerkuar bagetite bashke me nje kusheririn e tij 22 vjec.Policia maqedonase ka gjetur makinen e tij prane rruges dhe eshte njoftuar se i reni ne gremine ishte shtetas shqiptar.Nuk eshte gjetur asnje arme gjahu. Menjehere eshte vene ne levizje njesia e emergjencave dhe nje helikoper shpetimi.Ne oren 17:00,pasi eshte larguar pak mjergulla,eshte bere e mundur nxjerrja e trupit te tij,i cili eshte derguar ne morgun e spitalit te Ohrit.Konsulli shqiptar ne Maqedoni, Alfred Hoxha, ka qene ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet maqedonase,ka njoftuar MPJ RSH dhe familjaret e te ndjerit.Brenda ores 14:00 te dates 31.12.2013 eshte bere autopsia e trupit, percaktuar shkaqet e vdekjes dhe pajisur me dokumentet perkatese nga ambasada per transportin e trupit. Me date 31.12.2013,ora 16:30,trupi ka kaluar ne PKK Tushemisht per tek familjaret e tij.Keshtu qe, ne kete lajm nuk ka asgje te vertete.

    Do te ishte mire qe te mos publikohen lajme pa u verifikuar. Per te sqaruar kete rast, mjafton te pyesni ne MPJ RSH,ose famijaret e te ndjerit.

    Sqarimi i ketij rasti eshte ne te mire te shmangjes se komenteve te padenja per te ndjerin,te evidentimit te punes se ambasades se RSH ne Shkup dhe te gadishmerise se autoriteteve maqedonase.

  5. Pyetje per redaktoret e gazetes Tema ; A mban pergjegjesi ndokush nga ju per kete informacion te shtremberuar ? Sa per “mentare” te pa fytyre qe ja fusin kot me komentet e tyre banale , flet vet emri qe i kane zgjedh vetit , “askushi” .

    1. askushi says:

      Normal qe flet vet emri sic flet edhe emri qe ke zgjedhur ti.
      Vetem te keqen meso mire shqip dhe pastaj ngatrohu edhe me italishten ose serbishten meqe i ke afer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje