Shtyhet zbardhja e vendimit për Aktin Normativ/ Hazizaj: Kushtetuesja është kompromentuar

5 Janar 2014, 11:38Politika TEMA

Gjykata Kushtetuese mund ta shtyjë vendimin për rrëzimin e Aktit Normativ të qeverisë deri më 1 prill të këtij viti.

Lajmin e bën të ditur Shqiptarja.com, referuar burimeve të saj.

E përditshmja shkruan se Kushtetuesja e dha vendimin me nxitim pak përpara se Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian të mblidheshin për të diskutuar për statusin e vendit kandidat.

Ndërkohë ish-zv.ministri i Drejtësisë, njëherësh një ndër juristët që për dy legjislatura në Kuvend ka qenë në dyshen drejtuese të Komisionit parlamentar të Ligjeve, Sokol Hazizaj ka kritikuar rëndë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për aktin Normativ të ligjit për “Nëpunësin Civil”.

“E drejta procedurale civile dhe çdo e drejtë procedurale tjetër, prashikon që vendimi i gjykatës të jetë i arsyetuar në momentin që shpallet si i tillë. Eshtë nonsens juridik dhe procedural çdo vendim gjykate i cili shpallet vetëm me dispozitivin e tij, pa arsyetimin. Kodi i Procedurës e ka të parashikuar saktësisht se kush janë termat e vendimit. Në këtë kuptim Gjykata Kushtetuese ka gabuar juridikisht dhe proceduralisht kur shpall vendimin, kur pa e arsyetuar atë që do thotë se Gjykata Kushtetuese paçka se ka pranuar Aktin Normativ si akt jo kushtetues, nuk ka përcaktuar efektet e fillimit dhe të mbarimit ushtrimor të aktit normativ.

Në këtë kuptim Gjykata Kushtetuese si çdo gjykatë tjetër në Republikën e Shqipërisë përfaqëson një gjykatë pa standard ligjor, të kompromentuar, të njëanshme dhe pse jo, politike”, akuzon Hazizaj./ep

14 komente në “Shtyhet zbardhja e vendimit për Aktin Normativ/ Hazizaj: Kushtetuesja është kompromentuar”

  1. al says:

    ODrejtesia shqiptare ka nevoje per nje ndryshim radikal.Duhet medoemos nje reforme per te sjell modelin sakson ku ka vetem nje gjykate supreme dhe keshtu shkrihen gjykata e larte dhe ajo kushtetuese.duhet doemos qe gjykaten supreme ta zgjedhe vet kolegji i gjykatesve te shqiperise dhe kontrollin ta kryej parlementi.mos zbardhja e aresyetim it e vendimit te marre sic thote juristi i mirenjohur azizaj kompromento vet gjykaten dhe pa dashje i jep atributet e nje organi me teper politik se sa juridik.ne qofte se nuk ka aresyetim juridik per aktin nnormativ mbetet qe gjyqtaret qe votuan pro,ose t e japin doreheqen ose te hiqen nga parlameti.argumenti dhe mbeshtetja ne kushtetut i cdo vendimi e ben kushtetuesen me te pamvarur dhe me demokrat.uroj qe vendimi te mos jete politik.

    1. fl says:

      Po normale qe nuk do ta zbardhte ndryshe i prish pune Qeverise, pjese e se ciles eshte dhe LSI e Metes ?

  2. Ymeri says:

    Edhe pa gjykate e dijme se Akti ishte antikushtetues. Edhe pa reagimin e PD e di sejcili se akti nuk bente. Edhe pa juriste e di njeriu me i thjeshte se ajo qe ndertohet me shpatulla nuk zhbehet dot me nje te rene gishti. Kur ka shkuar baroti me shishhone, apo thene ndryshe plumbi nuk e mposht dot artilerine. Ligji ishte artileri, u mor me koncensusin e shumekerkuar e te shumerefuzuar. Pastaj cfare ndodhi. Sapo erdhi ne post kryerefuzuesi historik e zhberi me nje te rene lapsi ate qe e kishin bere me shume mundim 100 burra, gjysma prej te cileve nga radhet e poketij refuzuesi.

    1. ardi says:

      hajde ymer hajde……perendoi sulltan saliu,ra perandoria e tij si keshtjella rere,edhe sistemi i drejtesise si i kalbur qe eshte po i vjen fundi…….po dukeni dhe nga vete emrat ju…..

  3. feniks says:

    Mblidhini te gjitha SHKELJET e bera nga kjo gjykate dhe te tjerat dhe DERGOJANI PER GJYKIM institucioneve NDERKOMBETARE bashke me PROPOZIMET tuaja per REFORMINI RRENJESOR te DREJTESISE SE KALBUR SHQIPTARE!!!

  4. Paravantis says:

    Kjo menyre te arsyetuari eshte absurde dhe le vend per abuzime.Zbardhia nuk mundte behet sipas qejfit te shpellarit .Keto gjykata duhen zhbere me rrenje qe mund te ndreqet ai vend.

  5. gjini says:

    Gjykata Kushtetuese e Shqipnise ka 11 gjygjtare,ndersa Gjykata e Larte ne SHBA ka vetem 9 anetare me nji popullsi 100 here ma te madhe se Shqipnia!!!!???

  6. E dua Sokratin, por me shume dua te verteten! says:

    Gjykata Kushtetuese eshte ne rregull, e mban mire edhe me ata qe i kane zgjedhur dhe me te gjatin!
    PD-se ia pranuan kerkesen sepse ska jurist qe se di se te ndryshosh nje ligj organik te miratuar me 3/5 e deputeteve me nje vendim qeverie (VKM) eshte antikushtetuese. Pra nga pikpamja politike dhe demagogjike PD-ja ka fituar!
    Por Gjykata Kushtetuese po ja bejne qejfin dhe PS-se sepse ky vendim mbetet pa asnje fuqi juridike derisa te arsyetohet dhe te publikohet ne fletoren zyrtare. Eshte njelloj si ti japesh pafajesi nje te denuari gabim te moshuar, por qe lirimi i tij nga burgu vendoset te kryehet vetem pas vdekjes se tij!
    Pastaj plasin komentet e shqipove pabuksa neper kafene njeri thumbit tjetri patkoit, jo Gjykata kushtetuese i dha te drejte PD-se, jo i dha te drejte PS-se!
    Gjykate kurve do kishte thene Konica!

    1. Olsi says:

      Teknikisht nuk eshte keshtu,efektet do te fillojne nga dita e shpalljes se vendimit

  7. E dua Sokratin, por me shume dua te verteten! says:

    O Olsi neni 26 i ligjit per funksionimin e Gj.K thote: “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare. Ato botohen në Fletoren Zyrtare dhe hyjnë në fuqi ditën e botimit të saj. Kur vendimi ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të individit, Gjykata mund të vendosë që ai të hyjë në fuqi me shpalljen e tij.”
    Pra minimumi vendimi duhet zbardhur (arsyetuar) dhe botuar qe te hyje ne fuqi.
    Po ashtu neni 76 thote qarte :”Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ka shfuqizuar një ligj apo akt normativ si të papajtueshëm me Kushtetutën ose me marrëveshjet ndërkombëtare, si rregull sjell efekte juridike nga data e hyrjes së tij në fuqi.”
    Besoj te qartesova dhe ske me dilema!
    U kerkoj ndjese lexuesve te tjere per teknikalitet!

    1. babiloni says:

      I dashur “dashamires i Sokratit dhe se vertetes”,
      komenti yt eshte shume i sakte por me duket pak jashte teme, te pakten duke u bazuar ne artikullin ne fjale.
      “juristi” Hazizaj pretendon se Gjukata Kushtetuese duhet ta zbardhe vendimin ne baze te normave te proçedures civile shqiptare!?!?
      Por, keto norma rregullojne proçeduren e pushtetit gjyqesor por jo proçeduren e gjykates kushtetuese; ky zoteria harron qe GJ.K. nuk eshte pushtet gjyqesor dhe qe nuk i nenshtrohet kodit te proçedures civile.
      Tani ky zoteri ka qene edhe zv. minister drejtesie dhe bashke-kryetar i Kom. Ligjeve dhe akoma nuk ka te qarte ndarjen e pushteteve ne Shqiperi.
      Une mendoj se per kete gje duhet te debatojme dhe jo per mustaqet e Celos.
      pershendetje

  8. otranto 97 says:

    drejtesia shqiptare duhet reformuar qe ne themele populli shqiptare eshte tashme i lodhur nga gjyqtare qe jane atje per te dhene drejtesi dhe nefakte japin vetem padrejtesise kjo praktike duhet te marre funde .

  9. L.Itali says:

    Pritej kjo gjë! E ka thene Ramiz
    Alia ne Byrone Politike:”Ne me ligje do i sorollasim…do u japim të drejtë me shkresa,por realisht asnjeherë sepse do i sorollasim(shqiptaret,shenim i im) gjersa të vdesin a lodhen…(Diskutimi mbi Katovicen…)
    E qarte…ja pse drejtesia duhet reformuar nga fillimi! Por kete nuk mund ta bejne dot partite politike,pjella monstruoze të Ramiz Alisë!
    Bandat partiake si fillim i fillimit të vertet historik shqiptar duhet të vdesin bashke me njeshat e tyre! Nuk ka rruge tjeter:Duhet demokraci e drejtperdrejtë,si në Itali me M5S të arbitrit Beppe Grillo! Ndaj duhet luftuar ketu dhe vetem ketu!
    Varrosja e bandes kriminale dhe rrezimi i kufomes politike,pardesybardhit të Ramizit,nuk mjafton! Rilindja qe ka premtuar ne fushatë,nuk po e lot rolin fitues me 1 milion vota prej SOVRANIT, ndaj duhet larguar pas 300 diteve provë ku reformimi i drejtesise rezultoi nje bllof i vertet! Duhet ti dergojme ne varreze politike shkaktaret e korrupsionit dhe krimeve të perbindshme dhe fajtoret kryesore ne GIJOTINE të ligjit!
    Nuk ka zhvillim dhe perparim vendi me partite banda dhe drejtesi të kapur! Sovrani e kupton qarte ketë, por ingranazhët e bufoneve politikane dhe medjat e korruptuara,jane pengesa e diskreditimit të plotë të tyre!
    Duhet të zbresim ne fushbeteje historike dhe ti perzëmë sa me parë bandat e partive qe ende financohen nga parate publike!…Ka shume! Ky rast skandaloz jep nje tjeter fakt ku është zhytur drejtesia e padrejtë që e blerë a friksuar nga politika,nuk ushtron rrolin e saj vendimmarres! Me shume se qesharake, teper poshterues për cdo shqiptar ky njoftim! Eshtë kohe palacosh të drejtesise dhe politikes! Duhet zgjim shqiptaresh dhe Levizje! Ne të larguar nga bandat partiake dhe njeshat e tyre kriminale,te korruptuar a të paafte,mundemi!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje