Betejat që presin politikën/ 2014-a pritet të jet një vit i tensionuar

5 Janar 2014, 18:27Politika TEMA

Viti 2014 duket se nuk do të jetë i qetë për sa i përket situatës politike në vend. Një grup analistësh e shohin klimën si të tensionuar. Sipas tyre, segmente të caktuara brenda opozitës shfaqen radikalë për marrëdhëniet me mazhorancën, ndërsa vetë qeveria ndodhet përballë një mandati të vështirë qeverisës për shkak të situatës ekonomike dhe financiare, raporton “Vizion Plus”.

Qetësia e këtij fillim viti pritet të pasohet nga një stuhi zhvillimesh të muajit janar. Përtej përplasjeve politike nga selitë e partive, palët i rikthehen betejës në Kuvend më datën 20 janar.

Neni 74 i Kushtetutës përcakton se Kuvendi fillon veprimtarinë e tij të hënën e tretë të janarit.  Ndonëse pa shumë projektligje në axhendë, të mbartura nga viti i kaluar, 2014-ta parashikohet intensiv nga politikëbërësit.

Për punimet  e sesionit të ri, Kuvendi ka trashëguar miratimin e dy drekteve të Presidentit të Republikës  për anëtarë të Gjykatës së Lartë, Petrit Ceno dhe Gjovalin Përnoca, por për votimin e tyre rrezikohet të shkelen afatet, raporton “Ora News”.

Pas më shumë se një muaji dekretet janë dërguar për shqyrtim pranë Komisionit të Ligjeve në 22 nëntor, por nuk janë marrë në kalendarin e punimeve.

Rregullojra e Parlamentit përcakton se dekretet e kreut të shtetit shqyrtohen nga Komisioni i Ligjeve brenda 8 javëve, dhe  brenda 1 jave nga paraqitja e raportit të këtij komisionin duhen marrë në shqyrtim nga Kuvendi. Por këto afate rrezikojnë të shkelen sepse Kuvendi fillon veprimtarinë e tij më 20 janar 2014, duke pamundësuar shqyrtimin e tyre brenda 8 javëve nga dekretimi.

Në Kuvendin e Shqipërisë pritet që në muajin janar të bëjnë betimin edhe 5 deputetë të rinj, deputeti që do të marrë mandatin e dorëzuar nga ministri i brendshëm Saimir Tahiri, dhe 4 deputetë që do të gëzojnë mandatet që pritet të lënë 4 ministrat e tjerë, Ministri i Financave Shkëlqim Cani, Ministri i Mjedisit Lefter Koka, Ministri Jashtëm Ditmir Bushati dhe Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri . Këta janë 4 ministrat e fundit me mandat në qeveri, dhe i gjithë procesi i lënies së mandatit është parashikuar të mbyllet brenda janarit.

Nga ana tjetër, komiosniet parlamentare  pritet të nisin punën me ligjin antimafia dhe kodi i procedurës penale, të njohura ndryshe si paketa antikorrupsion.

11 komente në “Betejat që presin politikën/ 2014-a pritet të jet një vit i tensionuar”

  1. ANNA says:

    ?
    Kur do te gjesh
    Qetesi
    e Paqe
    Shqiperi?!
    http://goo.gl/0S69yq

    1. Vlonjati i Laberise says:

      Shqiperia e gjeti paqen me 23 Qershor.Mbas 23 Qershorit,do kete vetem paqe.Lere se c’fare leh qeni i terbuar Sali ne Parlament.Jane lehje deshperimi.Jane lehje per te mbajtur gjalle shpresen e militanteve te PD-se(te cilet e kane humbur shpresen) per rikthimin ne pushtet.Ngaqe u ka humbur shpresa se ndonjhere do rikthehen ne pushtet,Saliu i mban gjalle me kercenime ndaj qeverise dhe rendit publik,duke bere te fortin.As Saliu vete nuk deshiron ti beje ato thirrje,por ja qe e detyron halli.Nje Parti si PD-ja,qe vdiq me 23 Qershor,shpreson ta ngjallin nga varri me kercenime.Pervecse kerkon te ri-ngjalle shpresen e humbur me 23 Qershor militanteve te tij,se nuk eshte e vertete se ata nuk mund dhe nuk kane per te ardhur kurre me ne pushtet,kerkon edhe qe mos te dale nga skena politike.

      1. fronti demokratik says:

        Saliu e ka fajin! Rrofte KurveLeshi i shokut!

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Normale.Parlamenti nuk eshte per te fjetur !

  3. kapterri says:

    Sigurisht nuk është për të fjetur por me SB nëpër këmbë shpenzon mjaft energji të padobishme.

  4. t says:

    keta qe shpresojn se mund te ringjallet pd jan si nostalgjiket e enverit.

  5. shvejk says:

    Kush do ta tensionoje vitin 2014,PD? Me cilet deputete, mos ndoshta me ata 30 deputete qe votuan kunder buxhetit? Na mbushi mendjen”Vizion plus”, po kerkon te beje lajm edhe aty ku nuk ka lajm. Biles do te ishte pozitive sikur PD te vendoste te bente megjithemend opozite, por per sa kohe PD mendon se te lehurat ne parlament mund te tensionojne situaten atehere le te fleme gjume te qete (Qeni qe leh nuk te kafshon).

  6. ale says:

    Suksesi i daljes nga kriza dihet tashme ku eshte,borxhi per te cilin la Sali Berisha e ceta e tij kesaj qeverie duhet me patjeter te rikthehet ne arken e shtetit. Pasurite qe keta kane vene ne menyre te padrejte tu konfiskohen pa hezitim dhe ja, lahet gjysma e borxhit.Ka aq shume prova per vjedhje saqe prokuroria mund te zgjedhe.Ne votuam kete qeveri qe te coje para drejtesise te gjithe te korruptuarit e qeverise Saliniane gjithe ata qe kane abuzuar me parat e popullit.Prandaj Kryeministri duhet ta beje sa me shpejt si detyre para popullit te vet, para atij 1 milion qe e votuan, pastaj edhe si detyre para BE.PD nuk vjen me ne pushtet, jo per faktin qe gjysma e dep. te saj shkojne ne burg, por se ajo ne 23 vjet ka qeverisur me metoden FASHISTE “perca e sundo” Shkaterroje dy bresa te tere me diabolizmine tij, edukoje njerzit qe te benin cfare te donin,te vidhnin se Ai do ti nxirrte nga burgu, mjafte te votonin Ate,te vrisnin per hir te PD ne qofte se ajo kercenohej nga kundershtari. Arriti deri aty qe te vinte dore edhe tek kalamajte e klases pare, te njejten gje ka bere DUCJA e HITLERI. per fat aty e mori edhe tatepjeten. Ja pra pse shqetesohet aq shume Saliu me shoke e turbullon ujrat, se e ndjen, qe ora e gjykimit po afron.

    1. ada says:

      C’jane keto gjykime komuniste? Vetem PD-ja qenka armike dhe e korruptuar, PS-ja – jo. Lufta kunder korrupsionit fillon nga vetvetja, nga PS-ja dhe kreret e saj. T’u konfiskohen, se pari, pronat atyre, t’u verifikohen vjedhjet e te rrezohen nga pushteti si pasardhes te blokmeneve, te PPSH-se, si hajdute dhe mashtrues ordinere. Te diskreditohen per luften e klasave, qe po bejne, nje lufte me e eger se ajo e E. Hoxhes. Pastaj te hidhen syte te te tjeret…

  7. rinia says:

    PD duhet te jete nje opozite aktive , por jo te shpresoj
    qe mund te rikthehen ne qeveri ,per shkak te veshtirsive
    qe ka qeveria Rama &Meta . Veshtiresite e kesaj qeverie
    kane qene te pritura ,per arsye qe te gjithe e dine ,se ne cfare
    gjendje e la Berisha ,por duket qe Rama &Meta kane shpresuar
    shume tek marrja e statusit ne dhjetor ,gje e cila nuk u realizua.
    Pikerisht ketu fillojne te zbehen premtimet e medha qe beri
    gjate fushates . Marrja e statusit do te na siguronte shume te ardhura.
    dhe te gjitha planet e Rames, tani pa para moren fund .
    Tani duket se i ka ngecur sharra ne gozhde !!!!
    Rama duhet te harroje dhe Qershorin per Statusin .Duhet te
    mendoje per nje plan B . meqenese e mori si shume te lehte qeverine.

  8. AHA says:

    Trazirat e verteta ne politiken shqiptare jane perpara sepse Berisha nuk e kish parashikuar kete perkrahje financiare nga perendimi ndaj te majteve , e mbajti pushtetin pasi na derdhi lotet e krokodilit deri ne kufijte ligjore per te zbgrazur arken e per ti lene qeverise re re toke te djegur per te mos patur asnje menyre mbijetese ,mbylli edhe Beler pasi preu bileta vajtje ardhje e la shqiptaret ne mes te rrugeve duke vjedhur praktikisht keto para me shprese se do te perseritej skenari i piramidave, mendoi se i kish me vete edhe ata sipermarres qe i vuri ne pune e nuk i pagoi ,doli ne rruge vetem me sojin e tij e punonjesit e sherbimit nje here, heren e dyte perpak i vune shqelmin e e ndoqen nga sheshi e ka humbur torruan,nuk di si te sillet e shfryn si egersire ne parlament e si nje plak rrugac shan e turfullon setde i beri hesapet pa hanxhine e ngaqe nuk di si ta peballoje situaten sot po na hedh shtyllat ne ere ,neser mund te beje gjemen ,ESHTE I RREZIKSHEM sepse ka frike .
    Trazirat qe parashikoj nuk ndryshojne shume nga sa na ka treguar historia sa here Berisha ka qene ne krye te opozites ,prkundrazi ,kete rradhe parashikoj edhe me te forta sepse ai po llogarit qe tani kur te godase ,nuk mund te rrije duarkryq,AAA ,vetem po qe se i eshte premtuar dicka!
    Grenza qe pickoi Oldashin mund te pickoje edhe te tjere …!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje