Tregtarët e karburanteve dhe cigareve kanë shfrytëzuar rritjen e lajmëruar të taksave për të nxjerrë përfitime të padrejta në dëm të buxhetit dhe konsumatorëve.
Top Channel zbardh të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Doganave, që faktojnë se në fund të vitit të kaluar, importet e karburanteve dhe veçanërisht ato të cigareve janë rritur me ritme të jashtëzakonshme, larg trendit të tyre normal.
Sipas të dhënave, vetëm në muajin dhjetor u importuan rreth 20 mijë tonë karburante më shumë sesa i njëjti muaj i një viti më parë. Kjo sasi është zhdoganuar me taksat e vjetra për t’u hedhur në treg pas 1 janarit me çmimet e rritura, nën pretekstin e taksave të reja.
Por karburantet nuk janë rasti i vetëm. Tek cigaret abuzimi ka qenë edhe më i fortë. Të dhënat tregojnë se vetëm në muajin dhjetor grosistët e duhanit importuan rreth 240 tonë cigare më shumë se viti i kaluar, me një rritje prej 75 për qind.
Kjo do të thotë mbi 12 milionë paketa shtesë vetëm në dhjetor, të cilat janë zhdoganuar me akcizën e vjetër prej 70 lekë, por që në treg po iu shiten qytetarëve me çmimet e rritura nën argumentin e taksës së re.
Vetëm për këtë muaj, shmangia e taksave përmes kësaj forme shkon në mbi 2.4 milionë dollarë dhe disa herë më shumë nëse llogaritet për tre muajt e fundit së bashku.
Por ky nuk është abuzimi i vetëm. Tregtarët i kanë rritur çmimet e cigareve në treg deri në dy herë më shumë se shtesa e taksave dhe madje kjo rritje ka filluar disa muaj përpara se taksat e reja të hynin në fuqi.
Kjo e çon abuzimin në miliona dollarë, të cilat duhet të përfundonin në buxhetin e shtetit për t’i lejuar qeverisë të shpenzonte më shumë për spitalet apo mjedisin, por që në të vërtetë kanë shkuar si përfitime abuzive tek grosistët që kontrollojnë tregjet./TCH
Ne se ka shtet te forte DUHET T’I VERE ME SHPATULLA PAS MURI KETA MASHTRUES TE RREZIKSHEM!!!
A nuk mjaftojne kaq fakte,qe prokuroria t’i coje ne GJYQ keta HAJDUTE???
O Partizani, ne se do kishte shtet qe mendon per popullin, nuk duheshin rritur taksat dhe doganat! Por Kryeministri yne e urren popullin shqiptar dhe njerezimin ne pergjithsi. Mjafton te kujtosh se si sillet me ato qe i merr per gra… Edi Rama eshte pervers dhe kete e dine te gjithe ata qe kane punuar me te.
Interesante eshte fakti se drejtoresha e doganave mburret se realizoi te ardhurat.
Ne ligjin e akcizes ka nje klauzole se ne rast te rritjes se akcizes ne muajin e fundit nuk lejohen importe me shume se 20% te mesatares se meparshme, pra thjeshte ne zbatim te ligjit kjo sasi karburanti dhe cigaresh nuk duhej lejuar te zhdoganoheshin. Ne kete menyre, duke u zhdoganuar ne Janar, sipas nevojave te tregut, nuk do te kishim “gezim” te drejtoreshes por do te kishim me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit.
E thene ndryshe, Drejtoresha e doganave ne deklarate per shtyp krenohet se ka ritur volumin e te ardhurave ne dhjetor ne nje kohe qe jane çdoganuar mallrat e janarit muaj ne te cilin do te ritet akciza ne dhjetor.
Pra arka e shtetit do te jete me bosh pasi ka çdoganuar me akcize me te vogel ne dhjetor ato mallra qe duhej te çdoganonte ne janar me akzicen e re qe eshte me e larte.
shkoni thuajaniv cimit se ai nuk e di akoma..dhe pak dhe me keq se ckemi qene ndonjehre do jemi
filloi renia e piramides ekonomike te rilindjes…
Nxirrni parate hajdute!
Kjo shifer tregon qarte maunet e pazhdoganuara te Rulit, Kulishit, Xenit, dhe hekurin e Delijorgjit me ndihmen e firmen e Janullatosit.
Ku eshte abuzimi ketu? Sikur ne kapitalizem cmimin e percaktonte tregu.
Pastaj po u shit me shtrenjte a fiton me shume biznesi? Sikur ai qe fitonte me shume do paguante me shume me taksimin e ri? Ca problemi ka ketu?
Saliu e ka fajin vellezer!
Oppa, filloi sulmi. Shkaterrojeni biznesin.
Importet u rriten sepse u rrit eficenca e Doganave. Keshtu tha dhe drejtoresha.
“This is a miracle of freedom” (alla katundi) ka thene nje psikopat i mirenjohur!
NESE CMIMIT TAVAN PER SHITJEN E NJE PRODUKTI ESHTE PREKUR OSE TEJKALUAR ATEHERE ORGANET PERKATESE TE VEPROJNE. MJAFTON QE NE CDO QYTET TE SHQIPERISE TE VESH 50 GJOBA DHE TE TJERET NUK SPEKULOJNE ME ME CMIMIN SEPSE NDESHKOHEN…AMA NDRYSHON METRI I GJYKIMIT KUR BEHET FJALE PER PRODUKTE JO TE SHPORTES PRIMARE…DUKE QENE SE CIGARJA ESHTE MALL LUKSI(OSE VESI QUAJENI SI TE DONI) TREGTARI E SHET ME CMIMIN QE DO..NESE NJE TREGTAR E SHET NJE PAKETE 15 EURO ATEHERE SHTETI NUK KA PSE TA DETYROJE TA SHESE 2 EURO ..ESHTE NE DORE TE KONSUMATORIT QE TA BLEJE APO JO DHE TREGTARI OSE BEHET I PASUR SHPEJT OSE VDES PER BUKE..CMIMIN NE KETE RAST E RREGULLON RAPORTI KERKESE-OFERTE…POR SHTETI DUKE MOS PASR MONOPILIN E KETYRE MALLRAVE NUK MUND TE DETYROJE NJERI TA SHESE ME NJE CMIM TAVAN OSE NJE CMIM DYSHEME…SIC DERI PARA 2 JAVESH NJE PAKETE NE PUB KUSHTONTE 5 EURO NE RRUGE 1.5 EURO…