Ushqimet që ju japin më shumë energji

18 Janar 2014, 10:30Lifestyle TEMA

Nëse jeni të lodhur dhe të përgjumur gjatë gjithë ditës, keni kujdes se çfarë konsumoni. Nëse nuk konsumoni ushqime të mjaftueshme të specifikuara, domosdo futni ato në listën e ushqimeve tuaja, sepse ato janë të mira për luftimin e lodhjes dhe humbjen e peshës.

Boronicat dhe mjedrat
Mbusheni një gotë me djathë i cili përmban nivel të ulët të yndyrës dhe mbi të hidhni boronica apo mjedra. Këto dy fruta mjaft të shijshme, njihen për substancat e jashtëzakonshme të cilat ju japin energji të nevojshme për të pasur një ditë të mirë dhe pa shqetësime për shëndetin.

Kosi grek dhe frutat me lëvozhgë
Paketimin e kosit grek e përzieni me frutat e thatë, i cili ka një total prej 100 kalorive, ose me gjalpë të kikirikëve. Në kafe mund të shtoni proteina, respektivisht qumësht soje, e cila përmban tetë gram proteina për filxhan dhe qëndron i freskët më shumë se qumështi i zakonshëm. Por duhet pasur kujdes që mos ta teproni me konsumimin e tillë, mjafton një gotë dhe një grusht frutash me lëvozhgë.

Uji
Studimet e fundit kanë zbuluar se dehidrimi kontribuon në nervozizmin dhe ngadalësinë. Gjithmonë mbani një shishe me ujë afër vetit dhe e mbushni gjatë ditës. Pini të paktën 8 deri 10 gota ujë në ditë. Përveç që ndikon në përpunimin më të mirë të ushqimit që konsumoni, uji gjithashtu eliminon edhe të gjitha materiet e dëmshme, qoftë përmes djersës, ose përmes avullimit. Prandaj sa më shumë që pini ujë, aq më pak do të keni probleme me tretjen dhe materiet e dëmshme në organizëm.

Zarzavatet
Provoni për të ngrënë më shumë perime me gjethe jeshile të tilla si; lakër ose spinaq, sepse ato janë të pasura me hekur dhe ju japin energji. Këto ushqime mund t’i kombinoni edhe në sallata, nëse nuk mund t’i hani ashtu drejtpërdrejt dhe mund t’i spërkatni edhe me uthull sipas shijes suaj. Përveç që kanë përbërës të nevojshëm për trupin tuaj, ato ndikojnë pozitivisht edhe në eliminimin e peshës së tepërt. Këto ushqime i sugjerojnë edhe disa nga ekspertët më të njohur të dietave.

Frutat si desert
Gjatë pasdites, me siguri ju nevojitet sheqeri, sepse jeni nën stres dhe trupi juaj është ulëritës për një dozë të shpejtë të karburanteve (një bar çokollate apo diçka të ngjashme). Gjatë asaj kohe konsumoni ananas ose mango. Do t’ju japë një dozë të shpejtë të sheqerit dhe të fibrave, të cilat ngadalësojnë futjen e sheqerit në gjak dhe ndihmon për të mbajtur energjinë më gjatë. Përveç ananasit dhe mangos, mund të hani papaja dhe fiq, pasi që kanë efekte të ngjashme. Por edhe frutat tjera do t’ju furnizojnë me materiet e nevojshme, duke përfshirë edhe mollët, dardhët, ftonjtë, etj.

16 komente në “Ushqimet që ju japin më shumë energji”

  1. dito says:

    Perse duhet te themi kosi Grek kur kosi behet ne te gjith ballkanin apo e kopjojme cdo gje

    1. xhixhi says:

      Kane harruar trangullin e divjakes

  2. irma says:

    Paska ngelur kosi grek pa u shitur!

    1. filan fisteku says:

      ky artikull eshte perkthyer me google translate nga yahoo…..dhe aty thote greek yoghurt (sepse perendimi edhe kosin tone edhe djathin e bardhe e njeh prej greqise)….. gjths moderatoret nuk kane kohe, por perkthejne pa redaktim…… kjo Temes dikur i falej, por tani jo me!!!

  3. diana says:

    Epo a jeni ne vete ??? Kosi grek!!!!
    ‘ Edhe bakllavane e kadaifin e donin greket si exclusivitet te tyre. Edhe vendimet e lindjes e bejne kosin jo vetem ballkani. Si gjithmone greket vjellin kulturen e kombeve te tjera.

    M

  4. ARUSHA says:

    KOSI ESHTE SHQIPTAR PURO DHE EGZISTON EDHE ISHULLI ME EMRIN KOS (NE GREQI) QE ESHTE PURO SHQIPETAR DHE JOGHURT SIC E NJEF GREKU : KOSI SHQIPTAR ESHTE I SHKELQYSHEM SIKURSE CDO USHQIM QE NA MESUAN GJYSHET TONA origjinal dhe pa KIMI KIMI D:M:TH: PA HELMET E MODERNIZMIT SOT QE E GJITHE BOTA ESHTE MBERTHYER NGA KANCERI DHE SEMUNDJA E DIABETIT PA DALLIM MOSHE

  5. niku says:

    i thone kosi grek sepse eshte kos pa yndyre dhe jo kos sic e bejme ne shqiptaret, pra ju ka marre nje here yndyra pastaj behet kos, ndersa ne shqiperi dihet si behet kosi direkt qumshtin e bejme kos pa i hequr yndyren, ketij pra i thone kosi grek

    1. demokrat says:

      Sipas shpegimit tend greek feta , behet djathi pasi i kane hequr yndyren. Disa kombe tregohen te zgjuar, valorizojne cdo burim ekonomik, shqiptaret si gjithone, te fundit.

  6. elinor says:

    Do pime djathin e do hame qumeshtin!

  7. pjeter mustakuqi says:

    jo karburante, o tema, por karbohidrate.kujdes me perkthyesin(esen) qe keni se dhe here te tjera ka bere gafa te renda.shikojani pak noten a anglishtes ne shkolle. po keto ‘papajat’ ku t’i gjejme, mire kosin grek s e zevendesojme me kosin tone?

  8. Wendy-B says:

    ahhhh kane harruar pa vene ” shalqinin” ose “bostanin”. Studimet e fundit kane konkluduar se te shalqini ka nivel te larte “viagra”, prandaj cuna konsumoheni dimer vere.

  9. turi says:

    ajde njeher dhe nga korca te pish raki mani dhe pasjtaj fol

    1. Danjel says:

      Jo fasulja eshte shume e mire qe te besh takim me Berishen.

  10. Wendy-B!

    po te jete puna per te ngrene shalqin se ka “viagra”, une per vete nuk do hanja shalqin kurr,se jam shalqin e shkuar shalqini, meqenese jetojme te dy ne te njejtin kontinent do donja te beja nje pyetje, a te pelqen shum shalqini?

  11. Uji i ftohte says:

    Majdonozi,hithrat,specat pikante,hudhrat,qepa,preshi,lakrat,karrotat,kivi,qershijat,mollat,shalqiri,…

  12. mig says:

    mungon edhe sallatori …i paqeruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje