E mbani mend filmin “Godfellas” me Robert De Niro, Joe Pesci dhe Ray Liotta?
Tregojnë një histori të vërtetë të mafies njujorkeze.
Tani protagonistët e kësaj ngjarje kanë rënë në prangat e policisë.
FBI ka arrestuar pesë persona të mafies së Nju Jorkut, përfshi një të dyshuar për të famshmen vjedhje të Lufthansa-s në aeroportin JFK, që është përjetësuar në filmin e vitit 1990 nga Martin Scorsese.
Duke folur përpara gjykatës, Vincent Asaro, lideri i familjes mafioze Bonanno, tha se është i pafajshëm për akuzat.
Pas seancës, avokati i tij, Gerald McMahon, bëri shaka: “Më ka telefonuar Martin Scorsese. Do të bëjë vazhdimin e filmit “Godfellas” dhe duket se prokurorët federalë do i ofrojnë atij skenarin”.
Asaro, 78 vjeç, akuzohet për vjedhjen e 5 milionë dollarëve në cash dhe 1 milion dollarëve në bizhuteri në terminalin e Lufthansa-s në aeroportin JFK më 11 dhjetor të vitit 1978.
Në atë kohë ishte vjedhja më e madhe cash në SHBA.
Të konvertuar me vlerën e sotme, 5 milionë dollarët do ishin 17.9 milionë.
Një prokurore tha: “Vincent Asaro ia përkushtoi jetën e tij familjes kriminale Bonnano, me një karrierë kriminale të shtrirë përgjatë disa dekadave”.
“As mosha dhe as koha nuk i zbehu metodat e pamëshirshme me të cilat vepron Asaro. Ai ka vazhduar të urdhërojë dhunë edhe në muajt e fundit,” shtoi ajo.
Kjo është hera e parë që një anëtar i mafies përballet me akuzat në lidhje me atë krim.
Vincent Vinny Asaro
Avokati Gerald McMahon
Vincent Asaro
keto diheshin,vetem personazhi i J.Pesci eshte fiction
xhixhi,Tommy DeVito i luajtur nga Joe Pesci,ne ralitet esht personazh i vertete,Thomas DeSimone.
Po Zigur 100% e sakte, qe Joe Pesci luan personazhin e vertet i cili ka qene Thomas DeSimone, dhe thone qe ka qene nje nder mafiozet me brutal ashtu sic paraqitet ne film.
Shikoni agjentet e FBI-se te rinj ne moshe jo si keta gerdallat qe kemi me shumice ne
Sikur te kapnin peshkaqenet e Wall Street-it qe me paret e djeshme, te pardjeshme, te tashme e te ardhshme i kapin dhjetra triliona dollare vjedhje nuk do ishte keq. Kapen kete plakushin gjithe krenari ata qe po e mbajne si ne ato serialet e dhime televizive qe glorifikojne cdo nenpunes shteti.
Mo i ngjan Joe Pesci kryetarit bashkise Kavajes si binjok,vetem me nji nryshim Ervin rroshi i ka bo realitet ato qe lun Joe Pesci nfilm.Neme qe o bo politikan i ka vu vulen tkalumes,por vetem Shqipni se jasht e ka nmyth pranej edhe e ka nrru emnin e ka bo Elvis.Shpresojm qe ta boj Kavajen republik dhe ta legalizoj hashashin para tjerve se kon shku kapitalet vetem nlazarat e ka met Kavaja rru e qeth.