Është një ngjarje që ka tronditur opinionin publik botëror.
Një vajzë 20- vjeçare në Indi është shtruar në spital në gjendje të rëndë pasi një ‘gjykatë’, e përbërë nga të moshuarit e fshatit, e ka dënuar me përdhunim në grup.
13 persona janë arrestuar në lidhje me këtë përdhunim.
Mes tyre edhe kryetari i fshatit.
Pavarësisht gjendjes së rëndë, vajza ka arritur të tregojë historinë e saj për një gazetë indiane.
“Kam pasur një lidhje me një person. Na morën zvarrë në një takim të komunitetit, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i fshatit. Ata më thanë që të paguaja një shumë prej 50 mijë rupi (800 dollarë). Kur u thashë që nuk mundesha, më dhunuan”.
Një mjek tha se vajza ishte gjallë vetëm për shkak se ajo është një vajzë e fortë fisesh.
Nëna e vajzës thotë se ata e kanë torturuar vajzën e saj dhe ia hodhën përpara shtëpisë.
Gjithçka nisi të hënën pasdite kur një grup fshatarësh e gjeti vajzën së bashku me të dashurin, që është nga një fshat dhe besim fetar tjetër.
Të dy u tërhoqën zvarrë dhe u dërguan në një shesh ku u ngrit një gjykatë e improvizuar.
Pasi nuk kishte para për të paguar, ajo u përdhunua vazhdimisht deri mëngjesin e së martës.
Madje ata nuk e lejuan familjen e vajzës që ta dërgonte atë në spital.
Familjarët u mbyllën brenda dhe u kujdesën për vajzën e gjakosur.
Të mërkurën pasdite ata mundën të arratisën dhe ta dërgojnë vajzën në një qendër shëndetësore. Mjekët thanë se ajo duhej dërguar me urgjencë në spital.
Po në këtë zonë katër vjet më parë një vajzë adoleshente u detyrua që të zhvishej nga këto gjykata dhe të ecte e zhveshur përmes katër fshatrave. Gjatë kësaj kohe qindra njerëz e ngacmonin.
Madje ajo u filmua me celular.
Policia bëri disa arrestime, kurse vajza mori një titull për trimëri nga kryeministri.
Ajo tani jeton në një shtëpi përkujdesi të shtetit.
Kemi problemet e shumta ne Shqiperi, prandaj nuk na intrresojne te tjeret.
ik moj Xhozi se erdhi GRIDA grifsha
http://dielli.al/lajme.php?id=35534&k=177
ja dhe trimat e xha jahos
Paraardhsit e rames.Rama emer tipik jevg ,maxhup