FOTO LAJM/ Zbulohet delfini i parë i lumit që prej 1918-ës

23 Janar 2014, 10:48Lifestyle TEMA

Shkencëtarët në Brazil kanë zbuluar të parin delfin lumi që prej fundit të Luftës së Parë Botërore.

Delfini ka marrë emrin Araguaia, sipas lumit ku u gjet.

Shkencëtarët thonë se ai është ndarë nga speciet e tjera të lumit dy milion vjet më parë.

Besohet se janë në total 1 mijë delfinë që jetojnë në basenin e këtij lumi.

Delfinët e lumenjve janë mes krijesave më të rralla në botë.

Deri më tani ishin të njohura katër specie të tilla dhe tre prej tyre janë në Listën e Kuqe, që do të thotë se janë në rrezik zhdukje.

Një prej tyre, delfini Yangtze në Kinë mendohet se është zhdukur që në vitin 2006.

Në Amerikën e Jugut janë dhe delfinët e lumit Amazon, që njihen edhe si boto apo delfinët rozë.

Ata thuhet se janë krijesat më inteligjente mes gjithë specieve të lumenjve.

2 komente në “FOTO LAJM/ Zbulohet delfini i parë i lumit që prej 1918-ës”

  1. Abdulla w says:

    Tamam si n shqipni!
    U zbulu peshku i par qysh prej 1990 ne lumin e tiranes.
    E zbuloi nji çeçen salist-leninist.
    Ishte tuj gjujt me dinamit

  2. skypion says:

    Ata jane shume inteligjent.
    Ne nje experiment te vecante shkencetaret vertetuan se ata jane me intelugjentvse sala, xhosefina, ramy dhe qen cilhicago dhe shumica e depyteteve te pd( partia druvareve).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje