Saga e një vrasje/ ‘Engjëlli me sy të akullt’, sërish fajtore

31 Janar 2014, 11:47Lifestyle TEMA
Saga e një vrasje/ ‘Engjëlli me sy të akullt’,

Amanda Knox

Është një nga vrasjet më të përfolura në mediat ndërkombëtare.

Ka më shumë se gjashtë vjet që drejtësia italiane merret me të.

Bëhet fjalë për vrasjen e studentes britanike Meredith Kercher.

Një e përditshme shkruan se duket se deri më tani e vetmja gjë e sigurt është që Kercher ka vdekur.

Për këtë krim është akuzuar Amanda Knox, e mbiquajtur nga mediat si “Engjëlli me sy të akullt”.

Ajo ishte shoqe dhome me Kercher.

Gjykata e ka shpallur fillimisht fajtore, më pas Apeli e shpalli të pafajshme dhe të enjten në mbrëmje, gjykata e Apelit e Firences e shpalli atë sërish fajtore.

Ajo është dënuar me 28.5 vite burg, ndërsa ish-i dashuri i saj, Raffaele Sollecito është dënuar me 25 vite burg.

Raportohet se Sollecito është kapur pranë kufirit me Austrinë, mesa duket në tentativë për t’u larguar nga vendi.

Kurse Knox për momentin ndodhet në SHBA, në vendlindjen e saj. Ekstradimi i saj do jetë një procedurë e vështirë, raportojnë mediat.

Sipas të drejtës amerikane, një njeri nuk mund të dalë dy herë përpara gjyqit për të njëjtin krim.

Vetë ajo nuk do kthehet në mënyrë vullnetare në Itali.

Çështja megjithatë nuk ka mbaruar, pasi ajo do të shkojë në Gjykatën Supreme.

Nëse ajo hedh poshtë apelin e Knox, atëherë SHBA duhet ta ekstradojë.

Familja e Knox thotë se ata janë të shokuar pas këtij vendimi. Ata thonë se Amanda është e mërzitur dhe nuk e kupton pse u rrëzua vendimi i mëparshëm.

Familja e Meredich Kercher pranon se ata mund të mos e marrin vesh kurrë se ç’ndodhi atë natë.

Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë?

Askush nuk e di me siguri.

Në vitin 2007, Knox u vendos në Peruxhia të Italisë. Ajo ndante të njëjtën shtëpi me Meredich Kercher, studente nga Anglia, si dhe me dy vajza italiane. Në mesin e tetorit 2007 ajo nisi një marrëdhënie romantike me studentin italian, Raffaele Sollecito nga Bari.

Më 1 nëntor 2007, Meredich Kercher u vra në apartamentin e saj. Autopsia arriti në përfundimin se ajo ishte sulmuar nga më shumë se një person.

Më 6 nëntor 2007, Knox u arrestua së bashku me Sollecito dhe u akuzua për vrasjen e Kercher.

Në vitin 2009, ajo dhe i dashuri i saj u dënuan për sulm seksual, vrasje dhe simulim të vjedhjes.

Megjithatë, sipas ligjit italian, ajo nuk mund të konsiderohej fajtore derisa vendimi të konfirmohej nga gjykatat e nivelit më të lartë.

Gjatë apelit në nivelin e dytë, gjykata vendosi më 3 tetor 2011 se ajo është e pafajshme dhe u lirua nga burgu.

Megjithatë, më 26 mars të vitit 2013, Gjykata e Kasacionit në Itali rrëzoi këtë vendim dhe urdhëroi një rigjykim nga Gjykata e Apelit në Firence. Kjo e fundit vendosi të enjten dënimin e Knox.

12 komente në “Saga e një vrasje/ ‘Engjëlli me sy të akullt’, sërish fajtore”

  1. marin says:

    Pune italianesh! Ju desh tre here qe ta shpallin fajtore. Njesoj si me veverite e tyre qe nuk qendorjne dot per nje kohe te gjate ne fuqi.

    1. fl says:

      Kane dhe sistem leshi. Berlusconi eshte denuar nga 19 trupa te ndryshme gjyqsore dhe prape livadhis ne politike. Jane dhe 20% koqet qe e votojne akoma, si keta tek ne me Salen.

  2. ./. says:

    E kam pare ne disa intervju marre nga gazetare te vendeve te ndyrshme europiane dhe jam i bindur se kjo eshte nji vrasese gjakftohte ,nji monster e vertet e cila meriton denimin kapital ,eshte dhe ideatorja madje e krimit makaber .

  3. ./. says:

    E kam pare ne disa intervju marre nga gazetare te vendeve te ndryshme europiane dhe jam i bindur se kjo eshte nji vrasese gjakftohte ,nji monster e vertet e cila meriton denimin kapital ,eshte dhe ideatorja madje e krimit makaber .

  4. Wendy-B says:

    That ice bitch…

  5. ha ha says:

    shikoni filmin qe eshte bere per kete ngjarje. Eshte sh interesant. Edhe filmi amerikan e ka trajtuar si vrasese Amanda Knox.

  6. z says:

    Kam percjellur me vemendje kete ngjarje te rende ne medijat italiane ne ate kohe.
    Vrasje intriguese dhe kontraverse,pa zgjidhje.Per te ardhur keq pse ndodhin vrasje te tilla dhe ne pergjithesi.

    1. Wendy-B says:

      Droge, sex, intringa …ja pse.

      1. plaku dhe deti says:

        wendy,mesa di une peshkatari,flitet per loje kamasutre me thika.Ishte dhe nje çun me ngjyre çokollate,o ti nuk e di qe Peruxhia eshte kryeqyteti i çokollates.Me duket ai qe lajmeroi i pari policine ishte shqiptar.Ika une,se plasi peshku ketej.Po fol o Laço fol,se na u be mjekrra shtate pellembe…

  7. reformer says:

    xhelozi, rivalitet, droge dhe ekztaza seksuale perzijini bashke dhe do te merrnin nje mishele eksplozive, si me shaka te con ne boten tjeter.

  8. z says:

    po Wendy-B
    -pikrisht drogat jan ato qe do e degjenerojn njerzimin ne she.21
    si kan filluar te legalizohen ,jan vite te errta para nesh.
    .eshte vetem fillimi.

  9. paul says:

    Se cfare thone syte e saj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje