Studimi alarmues: Vodka po vret burrat në Rusi...

31 Janar 2014, 10:43Lifestyle TEMA

Një studim arrin në përfundimin se numri i madh i vdekjeve të parakohshme në Rusi vjen kryesisht për shkak se njerëzit konsumojnë shumë alkool, kryesisht vodka.

Sipas BBC, studimi tregon se 25 përqind e meshkujve rusë vdesin përpara se të mbushin 55 vjeç, dhe shumica e vdekjeve vijnë për shkak të alkoolit. Sa për krahasim, kjo shifër në Britani është 7 përqind.

Shkaqet e vdekjes përfshijnë sëmundjet e mëlçisë dhe helmim nga alkooli. Po ashtu shumë vdesin në aksidente ose në sherre fizike.

Studimi thuhet se është më i madhi i llojit të tij në këtë vend.

Kërkuesit nga Rusia, Anglia, Franca dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë monitoruar sjelljen e 151 mijë të rriturve në qytetet ruse për 10 vjet.

Gjatë kësaj kohe, 8 mijë prej tyre vdiqën.

Studiuesit po ashtu kanë pyetur edhe familjet e 49 mijë personave të vdekur në lidhje me zakonin e të pirit.

Në vitin 1985, ish- lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev e pati reduktuar ndjeshëm prodhimin e vodkës dhe nuk lejonte që ajo të shitej përpara drekës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje