Rrotat prej gome, shpejtësia maksimale deri në 33 kilometër në orë, tre kuaj fuqi dhe një motor elektrik: kjo ka qenë makina e parë e themeluesit të Porsche.
Ferdinand Porsche e ndërtoi këtë makinë në moshën 22- vjeçare në vitin 1898.
Modeli u ndërtua 30 vite përpara se të themelohej marka Porsche në vitin 1931.
Ai është zbuluar në një garazh në Austri dhe ka mbetur e paprekur aty që prej vitit 1902.
Makina tani do të vendoset në muzeun e Porsche në Shtutgart të Gjermanisë.
Porsche e projektoi makinën për prodhuesin e makinave, Jacob Lohner.
Makina peshonte rreth 130 kilogramë.
Madje ajo arriti që të fitonte një garë prej 40 kilometrash në Berlin në vitin 1899.
Më shumë se gjysma e garuesve nuk arritën dot në finish.
Ndërkohë Porsche vitin e shkuar nxori në tregon modelin 918 Spyder me 887 kuaj fuqi dhe me shpejtësi maksimale prej 344 kilometra në orë. Ajo peshon 1900 kilogramë.
po lene ate pune, se na shqiptare kena shpik mushken.
o shkodrani -pikrisht ate desha ta them,gomari im ne qerre me dy rrote shkonte 33km-h.askush nuk na ka faj pse nuk evuluam me shpejt.
Sikur te mos ishte ajo karroca tek fotoja e pare peisazhi do ishte mahnites!