Mandela la pas një pasuri prej katër milion dollarësh

3 Shkurt 2014, 19:08Lifestyle TEMA

Ish- presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, ka lënë pas një pasuri prej 4.13 milionë dollarësh. Kështu bënë të ditur ekzekutuesit e testamentit të tij.

Sipas BBC, trusti i familjes së tij do të marrë 130 mijë dollarë, plus honoraret.

Të tjerët që do përfitojnë nga pasuria e tij janë partia në pushtet, ANC, stafi personal dhe disa shkolla.

Mandela vdiq në dhjetor në moshën 95- vjeçare.

Sipas korrespondentit të BBC, pavarësisht staturës së Mandelës, llogaria bankare nuk përputhet me të.

“Me gjithë respektin që kishte mbarë bota për të, ai nuk ishte një njeri i pasur,” tha ai.

Mandela u la pasuri të gjitha shkollave ku ka studiuar.

Fëmijët e tij morën secili kredi nga 300 mijë dollarë kur ishte gjallë dhe ky borxh do u hiqet nëse nuk është paguar.

8 komente në “Mandela la pas një pasuri prej katër milion dollarësh”

  1. Kajkan says:

    Po Enveri qe nuk la pasuri fare paska qen i poshter
    Po si i ka bo paret ky Mandela me rrog?

    1. trojani says:

      Ka shite bishta miu per lidhese kepucesh. burre i “dershem” mandela jo shaka….
      ca jane 4 miljone kollaji te behen kete e verteton dhe bbc!!!????

      1. shqiptari says:

        o palle, ka marre demshperblim per 27 vite burg. Sa ironike, ne shqiptaret hedhim balte edhe mbi figurat e spikatura te njerzimit. Jemi te papare.

  2. sensi says:

    sikure gjysma e lidereve ne mbare boten te kishin pasurin qe kishte MANDELA bota do ishte shume me e mire dhe e drejte.

  3. tarrasi says:

    Nje konference te mbante Mandela apo nje interviste apo nje liber etj etj shtonte pasurine ….

    Pastaj mos krahasoni me Enverin se eshte c’nderim per kete personalitet boteror

  4. shvejk says:

    Nuk i ka bo me rroge o kajkan , i ka marre si demshperblim per nje jete te kaluar padrejtesisht ne burg, plot 27 vjet. Nuk eshte e thene qe tere bota te jete e korruptuar, Mandela jo sigurisht. Ai eshte njeriu me i dashur per kombin e tij, fatkeqsisht ne nuk kemi nje te tille.

  5. Korabi says:

    Nje liber, ose nje ftese ne nje simpozium per personalitete te tilla sjell shume fitime. 4 mln $ jane pak. Sigurisht qe nuk behen me rroge por per dike si Mandela jane shume pak. Thjeshte po marr nje shembull: Bill klinton kerkon 250 mije $ per te marre pjese ne nje organizim, seminar etj.

  6. Obergruppenfuhrer says:

    Po pse kot beri 28 vjet burg ky, se eshte burr i mire???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje