Pas vitesh investimi dhe angazhimi nga Perëndimi, Ballkani Perëndimor ka arritur sukses të konsiderueshëm. Por disa sfida mbeten ende të pazgjidhura. Në një diskutim në Fakultetin për Studime të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins në Uashington, pjesëmarrërist shprehën mbështetje për integrimin Euro-Atlantik të rajonit, ndërkohë që u bënë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të vazhdojnë reformat, dhe të lënë pas tensionet ndëretnike.
Pikëpamja zyrtare e Shteteve të Bashkuara është se vendet e Ballkanit Perendimor kanë arsye të jenë krenare – me anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian, marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë dhe tranzicionin paqësor të pushtetit në Shqipëri. Jonathan Moore është drejtor i Marrëdhënieve për Evropën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit.
“Objektivi kryesor i Shteteve të Bashkuara për rajonin është integrimi i tij Euro-Atlantik. Siç kanë thënë shumë administrata amerikane qofshin – demokrate apo republikane – ne duam një Evropë të bashkuar, të lirë dhe në paqe – ky është fokusi ynë.”
Por zoti Moore tha gjithashtu se vendet e rajonit duhet të përpiqen të zbusin tensionet etnike dhe kombëtare, të luftojnë korrupsionin dhe të përpiqen për reforma ekonomike, të shtojnë sigurinë dhe sundimin e ligjit.
Korrupsioni dhe konsolidimi i shtetit ligjor ishin çështje që u përmendën edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry në konferencën për sigurinë në Mynih të Gjermanisë javën e kaluar, ndërsa ai foli për “një prirje shqetësuese në shumë pjesë të Evropën Qendrore dhe Lindore, si edhe në Ballkan.
“Aspiratat e qytetarëve po merren nëpër këmbë nga korrupsioni, interesat oligarkike, interesat që përdorin para për të shtypur opozitën politike dhe zërat ndryshe, për të blerë politikanët dhe organet e medias dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejtat e organizatave joqeveritare”, tha zoti Kerry.
Ai theksoi rëndësinë e lidhjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës dhe tha se këto lidhje janë forcuar që nga rënia e Murit të Berlinit, kur filloi zgjerimi i NATO-s dhe në 10 vjetët, kur BE-ja filloi të zgjerohej përsëri. Dhe zoti Moore thotë se Amerika është e angazhuar që rajoni të jetë pjesë e këtyre organizatave.
“Ne jemi të angazhuar, të vendosur dhe të interesuar në një të ardhme në BE për të gjitha këto vende, dhe nëse duan edhe në NATO. Ky ka qenë qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për vite dhe ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë.”
Angazhimi nga jashtë është shumë i rëndësishëm thotë Edëard Joseph, me Qendrën për Marrëdhëniet Transatlantike.
“Nuk ka pasur shumë raste në rajon ku problemet e vështira janë zgjidhur natyrshëm përmes shoqërisë civile apo procesit politik. Në pëgjithësi është dadhur ndërhyrja nga jashtë, një katalizator nga jashtë, që do të thotë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë.”
Zoti Joseph thotë se angazhimi i jashtëm pothuajse gjithmonë ka ardhur kur ka pasur kriza – duke cituar si shembull suksesin e bisedimeve që krijuan rrugën për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë – një rezultat i diplomacisë intensive nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së.
Të dy panelistët, Moore dhe Joseph ishin të një mendjeje se Maqedonia dhe Bosnja janë dy përjashtime përsa i përket arritjeve. Maqedonia ka pengesë për anëtarësim në NATO mosmarrëveshjet me Greqinë për emrin. Dhe Bosnja vazhdon të ketë fërkime etnike.
Zoti Joseph tha se magneti tërheqës i BE-së nuk ka funksionuar për Bosnjen për shkak se Marrëveshja e Paqes e Dejtonit, e cila i tha fund luftës, nuk po funksionon.
“Sipas mendimit tim është një patologji, një problem strukturor dhe ne e dimë se origjina e tij është tek formulimi i marrëveshjes së Dejtonit. Prandaj në librin e Richard Holbrook-ut (“To End a Ëar”) flitej për përfundimin e luftës dhe jo për ndërtimin e një shteti.”
Zyrtari Moore i Departamentit të Shtetit është dakort se Bosnja është shumë e komplikuar për shkak të marrëshjes së Dejtonit e cila i dha fund luftës por e la Bosnjen të ndarë etnikisht.
“Pyetja e vërtetë është: a mund ta shpërbësh strukturën e Dejtonit dhe përgjigja jonë e prerë është Jo, nuk mundesh.”
Shumë nga vendet e Ballkanit mbajnë zgjedhje në vitin 2014. Por ende nuk është e qartë se çfarë përparimi do të shënojnë ato drejt demokracisë së plotë dhe integrimit në BE. (VOA)
Bla Bla Bla made in USA….!
Ene salia pasi vriste naten deputete ,komunare, kur vrau “amerokanin”Kosta Trebicken, dilte ne Tv dhe deklaronte se ligji do veproj me gjithe forcen e tij kunder kriminelave .Vetem se salia dallohej qarte se ishte vet ai qe i kryente naten ato krime ,ngaqe se ruante dot qetesine e nevojeshme (ne gjuhen e xhestikulacionit) dhe fytyra e skuqur si p!dh dhie, veshtrimi prej nji bestie hedhur mbi prehn shtrire per toke ,ajo levizje sysh si i coroditur i friksuar se dikush po i lexon surratin ,i ndodhur nen ate tension te te ndjerit fajtor ,qe qarte fytyra e tij e tradheton . Pra perpiqej te manipulonte opinionin ne menyren me ordinere njilloj sikur te kishte perpara tij fisin Zulu-Gulu ne Uganda # nga manipulusit – mashtrusit profesioniste qe prune kte monster ne pushtet si pras-ident dhe i treguan sesi mbahet pushteti dhe cdo te thote ne te vertet “demokrati” .
Eshte shume e rendesishme per ballkanin te luftohet korrupsioni e sundoj ligji ,pa te cilen smundet te ndertohet demokratia dhe shteti ligjor .
Moore thote: Interesat qe perdorin para per te shtypur opoziten politike, per te blere media etj,etj. Komenti eshte i tepert, prandaj eksponentet e PS kane prere goje.
Ne Evropen e Bashkuar ku duam te integrohemi ka rreth 140 miliarde euro ne vit humbje nga korrupsioni! Nuk njoh shifrat per Ameriken po mendoj se duhet te jene te ngjashme, ndaj dhe keta dhenesit e leksioneve morale do benibn mire te merreshin me punet e tyre ne vend qe te na japin mesime per çdo gje.
Z.Moore! Unë nuk e di se ç’diplomaci ndjek Amerika me Ballkanin, por jam i sigurtë se cdo gja e ban në interesin e vet.Ti thua, veç të tjerash, që në Shqipëri reformat duhen kryer në bashkëpunim me opozitën.Për cilën opozitë e keni fjalën zotëri, se kjo që kemi asht një klan berishian që përpiqet ta sabotojë me çdo mënyrë e mjet qeverinë e re të dalë nga vullneti i njëmilion shqiptarëve.Ndërrimi paqësor i pushtetit nuk ishte meritë e ish qeverisë së djathtë me SB në krye, por të dy krahët u ndodhën të befasuar nga rezultati i thellë i votimit kundër Berishës dhe Berishizmit, si rezultat i një urrejtjeje mbarëpopullore të akumuluar për 23 vite me rradhë kundër keqqeverisjes së të djathtës, abuzimeve të pafund me pushtetin, instalimin e një shoqërije ku korrupsioni dhe imoraliteti bëjnë ligjin.Të ishte për Berishën ai do t’i kishte ujdisur punët që t’i fitonte zgjedhjet nëse diferencat do të ishin të vogla ashtu siç kishte vepruar dhe në zgjedhje të mëparëshme.Nguliteni në mendje se interesi i shqiptarëve është asgjesimi i bandës berishiane, e gatëshme për të bërë një grusht shteti të vërtetë në Shqipëri.Me SB nëpër këmbë ne nuk do të kemi kurrë qetësi dhe mbrothtësi.Nëse ndodh që dhe me ndihmën tuaj ne ta zhdukim berishizmin atëherë populli shqiptar do t’ju jetë mirënjohës dhe do t’ju quaj një aleat të vërtetë, përndryshe popullin do e keni kundër. Por ndofta juve aq ju bën.Më mirë të keni një Shqipëri fragile se sa një shtet solid.
C’thua moreeeeeeeeeeeeeee !!!
Me SALI BERISHEN i them zyrtareve te te gjithave niveleve duke filluar nga ambasada e SHBA-se ne Tirane, Departamentit te Shtetit, Kongresit Amerikan dhe Shtepise te Bardhe ne Uashington nuk behet asnjehere shtet ligjor, nuk behet asnjehere qeveri e sakte dhe e drejte perpara ligjit. Por do te kemi gjithemone rrumpalle, gjurrulldi dhe vrasje. Opozita e sotme me kryetar de fakto SALI BERISHA dhe me kryetar de jure LULEZIM BASHEN nuk eshte tjeter veten opozite shkaterruese, dizinformuese, vrastare ku per 96 muaj = 8 vjet ne pushtet nuk beri tjeter por “organizoj” ne menyre perfekte duke shkaterruar ekonomine, financat, mjedisin, ushtrine, arsimin, kulturen, shendetesine ne menyre perseri “perfekte”. Ne momentin qe e dorezoj pushtetin mbasi hengri 1(nje) grusht dermues edhe nga personat me mendesi te djathta, sepse dihet deri sa shkon numeri dhe perqindja e te majtes, sepse ishte bere si person SALI BERISHA, i padurueshem, mashtrues, genjeshtar, ku stabilozoj dhe forcoj edhe mafien ne pozite duke ja lene qeverise pas ardhese te majte te EDI RAMES, jo ne 0(ZERO) qe do te ishim fatlum po te kishte ndodhur nje gje e tille por me borxhe te stermedha me vlera te frikeshme NEGATIVE, -(MINUS). Pra nga ana e arithmetikes se thjeshte qe te dalish pozitiv dhe i fituar duhet te kalosh tani nga vlera -(MINUS), ne 0(ZERO) dhe pastaj ne +(PLUS).
Prandaj ne qoftese EDI RAMA ka mend, eshte i zoti qe keto 5-se muaj duhet ta kete njohur mire situaten negative qe ja ka lene ne dore SALI BERISHA. Kjo nuk arrihet duke i rritur taksat popullit, shtreses se mesme dhe te varfer ne menyra indirekte dhe direkte, por duke ja marre keto pasuri ne menyre direkte ketyre qe kane vene pasuri ne menyre abuzive, negative, duke shkelur ligjet e shtetit dhe duke krijuar monopole me hire dhe pahir. Prandaj jemi ne pritje.
Sa per deklaratat e amerikaneve ose nuk njohin gjendje, ose bejne sikur nuk e njohin situaten, ose nuk duan qe te kemi cdo person te barabarte perpara ligjit, sepse sipas medias nuk eshte e drejte qe 85-se persona me te pasur ne te gjithe boten kane pasuri sa kane 3 mijeliard e 500 mijelion banore ne te gjithe globin dhe 120 mijeliard Evro eshte shperdorimi dhe korrupsioni i Institucioneve te Bashkimit Evropian, ku ne kete bashkim vendin e pare per shperdorin nga kjo shume me vleren 60 mijeliard e ze Italia. Gjithashtu politikanet dhe pushtetaret e Greqise te te kraheve te politikes kane vjedhur, kane grabitur, nga financat e tyre te taksapauesve grek dhe evropian rreth 650 mijeliard Evro duke i depozituar ne banka jashte vendit me emra te te tjereve dhe numra llogarie sekret. Te gjitha keto ane te erreta qe ndodhin sot ne bote i ka permendur edhe PAPA FRANCESKU ne Vatikan. Kurse popullit grek i thuhet vetem shtrengo rripin.
Pra, keshillat e politikaneve dhe pushtetareve te SHBA-se dhe te BE-se nuk merren shabllon pa i bere analize te hollesishme fjaleve dhe veprimeve te tyre qe i kane shpesh me dy standarte.