Reforma Territoriale/ PD pret garanci nga Komisioneri Fyle për plotësimin e Komisionit

4 Shkurt 2014, 18:47Politika TEMA

Partia Demokratike do të depozitojë emrat për komisionin e posaçëm Parlamentar të Reformës Territoriale pas datës 13 shkurt.

Burime nga partia më e madhe opozitare konfirmojnë se ky qëndrim ka të bëjë me garancitë që pret të marrë PD nga Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, gjatë vizitës zyrtare që do të zhvillojë në Tiranë më 13 shkurt.

Mësohet se PD do të kërkojë garanci në respektimin e konsensusit deri në fundin e procesit, në mënyrë që ajo çka do të vendoset në Komisionin e posaçëm Parlamentar të mos ndryshohet në seancë me forcën e kartonit.

Burime nga PD theksojnë se pavarësisht nga e drejta e vetos në vendimmarrjen e komisionit, ajo për të cilën mazhoranca duhet të japë garanci është që Kuvendi duhet të miratojë variantin e Komisionit dhe jo që në seancë të shfaqen variante apo propozime të tjera paralele.

Në këtë mënyrë duket se deri në mesin e shkurtit, Komisioni për Reformën Territoriale nuk do të mund të konstituohet dhe të nisë nga puna, edhe pse mazhoranca ka paraqitur 8 emrat e saj, 6 përfaqësues të PS dhe dy nga LSI.

Komisioni u ngrit nga Kuvendi pa praninë e opozitës, e cila bojkotoi seancën ndërsa ai ka në përbërje 16 deputetë, 8 nga secili kah politik.

Opozita përfaqësohet me 6 ligjvënës demokratë, të cilët do të kenë edhe bashkëkryetarin e Komisionit, ndërsa PR dhe PDIU do të kenë nga një përfaqësues.

Vendimet e komisionit parashikohen të merren me konsensus, ose në të kundërt me shumicën e votave, ndërsa mbledhjet konsiderohen të vlefshme kur zhvillohen me praninë e dy bashkëkryetarëve.

6 komente në “Reforma Territoriale/ PD pret garanci nga Komisioneri Fyle për plotësimin e Komisionit”

  1. skorpionsi says:

    po pse mer zagare, per cdo problem qe kemi duhet te pyesim te huajt..nuk jeni te zotet ti zgjidhni vete gjerat, mendoni njehere per kete popull qe e keni bere telef, bini njehere dakord per kete popull e jo per te huaj

  2. Billy says:

    Opa! Mori fund. Reforma teritoriale, nuk behet deri ne zgjedhjet e 2015. PD asnjehere nuk do te pranoje propozimet e PS dhe reforma do te blokohet.
    Mbetet per ne 2019

  3. Delli USA says:

    O sa te zgjuar qe jan keta derrat berishist,simbas tyre o te pranohet variant qe ata do paraqesin,ndryshe nuk ka reforme.

  4. Zamira Bolano says:

    Pse nuk thonë t’u japin edhe shumicën parlamentare, s’kanë faj, janë mësuar të “qeverisin”. Kur u tha Fyle ta zgjidhnin presidentin me konsensus, e shkeli me këmbë Sala, tashti i pëlqen kon-sen-susi. Sus të rrinë. Rama ua ka bërë të qartë: nuk jemi votuar për të përkëdhelur opozitën.

  5. malesori says:

    Politikant shqiptare jane si “pimps” qe ngaterrohen per “territors qe te gjithe jane te implikuar ne organizaten ekrimit te organizuar direkt ose indirekt dhe nuk duhet ndonje filozofi per ta kuptuar. Pasi 90%e politikanve shqiptare jane miljardere ndonese nuk kane punua nje dite te vetme ne gjithe jeten e tyre

  6. arsen says:

    Po per ju, nuk kishte per te pas reforme…se ndryshe duhej ta kishit bere juve nje.
    Tani kerkoni edhe “garancira” qe ta beni ne tavoline duke perjashtuar 120-130 depute… Po a jeni ne metro, apo jo?
    Jopo ta beni ju e ta firmosi Fulja…mbase eshte me mire ashtu.
    Ikni o plehra! Dilni e gjeni ku e ke antaresine se jeni katandisur me 300 “petrita” me duket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje