Halimi: Rrëzimi i kërkesave për komisione hetimore, po shkatërrohet Kuvendi

4 Shkurt 2014, 14:27Politika TEMA

Nënkryetari i Grupit Parlamentar demokrat Eduard Halimi e cilëson rrëzimin e kërkesës së opozitës për hetim parlamentar, si shkatërrim të Kuvendit, llogaridhënies, dhe kontrollit të qeverisjes Në një konferencë për shtyp Halimi theksoi se mazhoranca Rama-Meta po hedh në erë demokracinë parlamentare në vend, duke rrëzuar për herë të dytë kërkesën e opozitës për komision hetimor.

“Me këtë akt, shumica Rama-Meta po eliminon çdo instrument të llogaridhënies e transparencës në sistemin tonë politik. Rama dhe Meta po dëshmojnë se sa më i madh të jetë pushteti në duart e tyre, aq më i madh është abuzimi dhe arbitrariteti. Rama dhe Meta manifestuan dje arsyen pse nuk duan të japin llogari për emërimet në Policinë e Shtetit, sepse ata janë të lidhur me krimin dhe qëndrojnë pas krimit, që është instaluar sot në zemrën e Policisë së Shtetit”, tha Halimi.

Sipas tij, kjo është arsyeja e vetme pse ata nuk duan të japin llogari e të bëjnë transparencë për zbatimin e ligjit në emërimet në Policinë e Shtetit, për caktimin e ushtarit të Zani Çaushit si shef të anti-drogës në Vlorë, apo për faktin se shefi i komisariatit të Durrësit, i cili nuk pranoi të merrte dëshminë e denoncuesit të rrjetit kriminal të vrasjeve me pagesë, ka qenë për 8 vite shofer i biznesmenit të arrestuar si i dyshuar për porositjen dhe pagesën e ekzekutimeve.  “Situatës së rënduar kriminale me vrasje, ekzekutime, maska, e tritol, që kanë dëbuar një herë e mirë sigurinë publike në vend, i shtohet dhe instalimi në zemrën e Policisë të personave të lidhur me krimin, si ushtari i Zani Çaushit apo shoferi i biznesmenit që akuzohet se ka paguar për të vrarë, kjo atëherë është një situatë alarmante. Është ndezur llampa e emergjencës për rrezikun që i kanoset shtetit ligjor dhe demokracisë tonë. Dhe pikërisht në këto kushte Rama dhe Meta rrëzojnë kërkesën legjitime të opozitës për hetim parlamentar. Eliminojnë të vetmin instrument që Kushtetuta i ka dhënë pakicës parlamentare, si një mundësi kontrolli për qeverisjen e vendit”, tha Halimi.

15 komente në “Halimi: Rrëzimi i kërkesave për komisione hetimore, po shkatërrohet Kuvendi”

  1. cubi says:

    ———————————————————————————————

    Koke tritoli, ky thuthuq qe ha pjata me supe ne burg,
    vetem me servilizma dhe sharrjet qe i ben popullit dhe
    deputeteve ne kuvend ne emer te kriminelit Sali,
    mban post ne Ceten-Tritolit te PD-se.

    ———————————————————————————————-

    1. poli says:

      Po ca avokati je ti mor zoti halimis e vetem te drejten nuk mmbron ti u be nja ca vite qe ndodh kshu, je bere si altin goxhaj, apo ke frik se cdo te te dali ne shesh nga skandalet qe ke bere.

  2. SC says:

    BAJGE ti dhe shefi yt Sali qerohu dhe leri vendit nje opozite dinjitoze te marrim vesh ku jemi me ket maxhorance mjafte ndenjet ne qafe ketij populli per shekujsh o sternipat e halldupit

  3. gani says:

    O zoti Eduart Halimi , po t’pys kot : ” a ke bo nonji prapsine kur ke qene ne pushtet me Saliun e Shkelzenit te Gerdecit dhe Argites te 3 milion dollave te bisnenesmenit nga Pakistani ?

  4. cubi says:

    ***********************************************************************************************

    …. Ky eshte nje Alibi apo Mashtrim … ngritje komisioni hetimor tamam si ai i 21 Janarit qe ishte vetem nje “farse” e kriminelit Sali Bisha.

    ************************************************************************************************

  5. Pse di ky lopcar me kultur stalle se cdo te thote Kuvend
    dhe si funxionon nji Kuvend !!!

  6. Shushunja says:

    Gjarpërinjtë përpëliten dhe përpiqen të kafshojnë, tani që po e ndjejnë se rrota u ka zënë bishtin…

  7. elio says:

    Po thuthuq po, sa komisione nuk keni pranuar ju kur ishit ne pushtet???Apo tani doni te denigroni patjeter njerezit dhe te keni tribune e te flisni…malokiiiii iku koha juaj…

  8. herta says:

    Po me ka dal nje pucer o halimi, do ngreni ndonje komision hetimor per kto se jeni po si ai avokati leshit qe ben peticione, si duket ska vendosur ende per firmen qe do dhe vazhdon e eksperimenton.

  9. dry says:

    Nuk shkaterohet kuvendi,ore garuzhde pilafi!

  10. NjeQytetarOptimist says:

    If u built it, he will show up Halimi..

  11. Zemani says:

    O halim i pakëndim
    Kur dhe ti më bën si trim
    Seç më lind një si dyshim
    Qe ministër pagjykim.

  12. favelas bidonvil says:

    Ky rrot ka..tunari ,eshte studenti me i mire, i liderit te ak ,ish avokatit te sales kur e futi meta ne burg ,, kreshnik spahiut,,.Te gjithe diturine e tij ky kerric ja dedikon gomarit kreshnik.Medet ,kur ka ngel drejtesia ta gjykoje ky lloj rrypi.

  13. Doshi says:

    O Pilafaxhi Mbylle Halen Lere Shqiperin Te Eci perpara, Sa Per Ate Qe Thua Se Esht Ushtar I Zanit Nuk Esht E Vertet Shikoni Vidon E Plot Ne Youtube Marsi I Mallkuar.

  14. Arturi says:

    Te shkrin gazit kur flet ky Halimua – hetuesi i “puçit”, dmth dordolec ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje