PD: Rama hoqi 18 mijë ha nga fondi i kompensimit të ish-pronarëve, vendim klientelist

4 Shkurt 2014, 10:44Politika TEMA

Partia Demokratike reagon ndaj një vendimi të Qeverisë ‘Rama’, i cili heq 18 mijë hektarë tokë nga fondi për kompensimin e ish-pronarëve. Përmes një deklarate për mediat, deputetja Jorida Tabaku e cilësoi anti-kushtetues vendimin e Qeverisë, ndërsa akuzoi se kalimi i këtij fondi bëhet për interesa klienteliste.

“Qeveria me një vendim anti-kushtetues, ka hequr nga fondi i kompensimit fizik për ish-pronarët,  një sipërfaqe prej 18 076  hektarë tokë bujqësore. Ky veprim nuk bëhet për interes publik, por për interesa private e klienteliste. Me këtë vendim qeveria çoi në zero fondin e tokës bujqësore që ishte planifikuar t’i shpërndahej ish-pronarëve për kompensimin fizik. Me këtë vendim, Edi Rama u bëri të qartë ish-pronareve se Qeveria e tij, nuk do të kompensojë asnjë prej tyre, fizikisht, me tokë bujqësore”, tha Tabaku.

Sipas saj, ky është një vendim antiligjor dhe antikushtetues, pasi Fondi i kompensimit për-ish-pronarët, nuk mund të preket nga asnjë qeveri për interesa private, përveçse për interes publik.

Në vijim, ajo tha se me këtë akt, Rama nxori në pah mashtrimin e tij të madh që u bëri ish pronarëve në zgjedhje, si dhe cenoi haptazi parimin e sigurisë juridike, pasi janë bërë tashmë aplikime për kompensim fizik nga ky fond.

“Ky vendim bie ndesh edhe me detyrimet që ka lënë Gjykata e Strasburgut në vendimin pilot të saj në çështjen “Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë” ku i kërkohet autoriteteve shqiptare që të fillojnë shfrytëzimin e formave të kompesimit fizik. Afati për të hartuar një skemë shperndarjeje të ketij fondi ishte fundi i vitit 2013 dhe aplikimi i kesaj skeme, pikërisht viti 2014. Zerimi i ketij fondi, duke ia hequr ish-pronarëve dhe duke ia kaluar klientëve të Ramës, padyshim që do të zhbëjë tërësisht besueshmërinë e qeverisë jo vetëm ndaj kësaj pjese të shoqërisë sonë por edhe ndaj Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut”, theksoi ligjvënësja demokrate.

Në vijim, Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të anulojë sa me shpejt këtë vendim, t’i kërkojë falje ish- pronarëve për këtë hap antikushetutes dhe të informoje sa më parë Gjykatën e Strasburgut për të shmangur dëmin e jashtëzakonshëm që po i krijon shqiptarëve si në fushën e respektimit të të drejtave të njeriut, por edhe në ekonominë e secilit prej tyre.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë u vendos kalimi në administrim të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të fondit të tokës bujqësore me sipërfaqe 18 076 ha të ish – ndërmarrjeve bujqësore dhe ish – institucioneve kërkimore – shkencore të kësaj ministrie, e cila aktualisht është në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Sipërfaqet e tokave bujqësore, sipas pikës 1, të këtij vendimi, të administrohen sipas ligjit nr.8318, datë 1.4.1988, “Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”, të ndryshuar, ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik/privat”, dhe vendimit nr.460, datë 22.5.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe procedurave të dhënies me qira të tokave bujqësore në pronësi të shtetit”.

9 komente në “PD: Rama hoqi 18 mijë ha nga fondi i kompensimit të ish-pronarëve, vendim klientelist”

  1. Ajdin Kuksi says:

    Per 8 vjete une isha ne qeveri e nuk ju dhashe,kerkoj; nga zoti Rama pse nuk i jepe ai? se une;,….nuk kisha mundesi.

    1. lini says:

      ceshte kjo me nuk kisha mundsi e kupton sa idiot je ti qe flet kshu, si skishe mundsi po kto borxhe e kto gjera kush i ka bere apo skishe mundsi, ti mir qe slaje borxhe po i ke zhytur me keq akoma ne borxhe, ku i keni cu kto leket ^ju qe spaskeni pas mundsi??? Ju duheni vra mor qe talleni me buken e tjetrit e jo me te hapni dhe goj e te kerkoni demshperblime.

      1. herta says:

        Po normal qe i hoqi se jane ha e futura nga xeni me giten qe skane pik lidhje po thjesht donin dhe ca lek qe te vinin ne vete e i futen ktu, kshuqe abuzime me kto gjera nuk ka me, harroje ckeni vjedhur per 8 vjet.

      2. erda says:

        me vjen keq tani Jorida qe ke perfunduar ne kete derehxhe..sje keshtu niveli ti vajze. ky eshte nje mashtrim i hapur dhe turp te kesh qe behesh altoparlant i kakofonise berishiane!

  2. aro says:

    do ja marim fasllicit dhe do komesojm proraret tani je dakort dhe mos na cani trapin o parti hajdutash @

  3. ana says:

    Nje vendim i tille nuk con ne moskompensimin e ish-pronareve,

  4. ardian says:

    Jurida deri dje kur ishte ne bashki ishte kthyer ne fshese e shkundur sot deputete po bon larasken,na trego sa HA-toke i kini dhene fazllicit se gati gjysma e shqipeise i ka kaluar serbo-malazezve aksionereve dhe keshilltareve tipi fazllici dhe shimpanzeja argita po lere tani mos na trego dokrra se jemi ngopur per 8 vjet me idiotesirat e juaja banale..

  5. Don.Shehu says:

    Jini ne metro more PD-ista, po pse Rilindja nuk ka nevoje te beje ndonje lek. Kot priten 8 vjet duke shkruar emrin ne lista dyqanesh, s’do vjedhin ndonje toke tani te lajne borxhet. Mos e cani koken per pronaret e vjeter se ata do i marrin leket nje per nje nga Strasburgu. Prisni qershorin se prej atij muaji do nise te kerceje qeverija nen muziken tallava te vendimeve te Strasburgut.

  6. baba says:

    harruat hektaret e vjedhura per interesat tuaja?normalisht qe e harroni direkt te kaluaren dhe doni qe ta hiqni se sben qeverine ne menyre qe te hipni prap ne pushte dhe te vidhni e te masakroni perseri…po jeni horra qe ska per tju dal kjo taktike qe po perdorni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje