Nishani takon Mustafën: Diasporë e bashkuar rreth interesave kombëtare

4 Shkurt 2014, 10:24Politika TEMA

“Diasporë të bashkuar rreth interesave kombëtare në mënyrë që proceset e integrimit të Shqipërisë, të Kosovës dhe të ndryshimit të imazhit të shqiptarëve në botë të avancohen cilësisht”.

Kështu u shpreh Presidenti Bujar Nishani në takimin e zhvilluar me Drejtorin Ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafa, gjatë vizitës në SHBA.

Presidenti shprehu vlerësimet për punën që personalisht Mustafa dhe anëtarët e Këshillit po bëjnë me përkushtim në dobi të çështjes shqiptare dhe theksoi rëndësinë për të pasur një diasporë të bashkuar rreth interesave kombëtare.

Gjithashtu Presidenti dha një panoramë të zhvillimeve të fundit në vend, duke vënë në dukje arritjet e deritanishme në procesin e reformave, vullnetin dhe vendosmërinë për ta përshpejtuar atë, si  dhe bëri një përshkrim të politikës sonë të jashtme, duke u fokusuar tek angazhimet rajonale në mbështetje të paqes, e stabilitetit përmes politikës së fqinjësisë së mirë, dialogut e bashkëpunimit, me synim integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, ndërsa për sfidat evropiane të vendit, u shpreh se integrimi evropian është objektiv strategjik pa alternativë për të cilin ia vlen çdo përpjekje dhe sakrificë.

Kreu i Shtetit ftoi edhe një herë investitorët nga diaspora jonë që të vijnë në Shqipëri me investimet e tyre.

Nishani nënvizoi gjithashtu se marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në janë shumë të rëndësishme, parësore, strategjike, duke shtuar, në këtë kontekst, se roli dhe aktiviteti i Këshillit Kombëtar Shqiptar Amerikan është i rëndësishëm në tërësinë dhe në rrjedhën pozitive të këtyre marrëdhënieve.

Mustafa falenderoi Presidentin Nishani për fjalët e mira dhe e siguroi se Këshilli do të vazhdojë me përkushtim dhe këmbëngulje punën e tij në mbështetje të çështjeve dhe interesave të shqiptarëve në rajon, ndërsa kërkoi nga Shqipëria dhe Kosova që t`u kushtojnë më shumë vëmendje përfaqësive të tyre diplomatike në Washington D.C. dhe organizatave që punojnë për të lobuar pranë Kongresit dhe Administratës Amerikane për të mbështetur shqiptarët dhe zhvillimet demokratike në Ballkanin Perëndimor.

3 komente në “Nishani takon Mustafën: Diasporë e bashkuar rreth interesave kombëtare”

  1. Teta says:

    Po ky presidja yne para pak kohesh u kthye nga Amerika ku humbi per gati 1 muaj.A ju kujtohet qe ishte se bashku me Edin.Cne ky filloi te mos i rrije bytha ne nje vend.Eshte dhe i pa fuqishem i shkreti perse e cojne ne rruge kaq te largeta.Apo e ka cuar Sala me mision per te organizuar diasporen….

  2. Antishqiptaret e bashkuar ne amerike po diskutojn planet e veta

  3. Shushunja says:

    Shkon në SHBA si President i Shqipërisë dhe takon…Mustafën (!?) O tempora, o mores, ku jemi katandisur…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje