Lushnje/ Maskat dhunojnë një familje, por s'u grabisin asgjë sepse... nuk kishin

4 Shkurt 2014, 09:28Politika TEMA

Grabitës të maskuar kanë dhunuar 3 anëtarë të një familje në qytetin e Lushnjës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Tetori” të këtij qyteti, ku persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në banesën e familjes Leka dhe pasi kanë dhunuar 3 anëtarët e familjen janë larguar.

Mësohet se grabitësit kanë goditur me mjete të forta dy të moshuarit Sako dhe Bedrie Leka dhe nusen e familjes, Eva Leka.

Sipas informacioneve djali i familjes Flori Leka nuk ishte në shtëpi në momentin e grabitjes, ndërsa nipi K. Leka ishte fshehur në banesë.

Mësohet se dy të moshuarit Sako dhe Bedrie Leka ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Maskat janë larguar pa arritur të marrin asgjë sepse në shtëpi nuk gjendeshin para.

Ndërkohë policia, e cila ka shkuar në vendngjarje, ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.

7 komente në “Lushnje/ Maskat dhunojnë një familje, por s’u grabisin asgjë sepse… nuk kishin”

  1. e says:

    Bastard qe dhunoni plaka. mos e kini merak se si julian sinanaj do perfundon

  2. kel ukaj says:

    Nuk kishte para! Nuk kishte asgje per te vjedhur! E tmerrshme, çfare varferie u ka dhuruar Sali QENI?

    1. Belgjike says:

      Te merr frika kur lexon komente si kjo e kel ukaj. Perdorimi I internetit ju duhet ndaluar ca tipave.

  3. Bubureci i patates says:

    E keqja është se hajdutët, nuk kanë frikë nga Drejtësia, pasi edhe po i zunë,futen në burg e shumta për një-dy vjet (pra bëjnë “pushimet”) dhe pastaj dalin të lirë e më të fortë për të vazhduar “veprën” e tyre…

  4. V.Nazeri says:

    Shteti shqiptar duhet te kerkoj te vendos denimin me vdekje me cdo kusht.

  5. Fshatari says:

    I nderuar Bubureci i Patates,V. Nazeri etj,edhe une jam i mendimt tuaj por nuk vihet dot denimi me vdekje se skemi cti bejme Eurogropes ku duam te shkojme. Por keta bandite e kriminele duhet ti puthesh ne lule te ballit,duke i cuar per gjueti ose mbasi te kene dale nga ndonje lokal nate, te cilet keta i kane shume qef. Besoj skeni ndonje kundershtim.

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    Vjedhje apo terror Politik i urdheruar ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje