Rikthimi i Luftës së Ftohtë/ Rusia paralajmëron opozitën në Ukrainë

3 Shkurt 2014, 18:16Politika TEMA

Rusia i ka bërë thirrje liderëve të opozitës në Ukrainë që t’i japin fund fushatës së ultimatumeve dhe kërcënimeve dhe të nisin negociatat me qeverinë.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Moska është e shqetësuar nga përpjekjet e aktivistëve për të ndezur situatën.

Protestuesit në Kiev kanë përsëritur thirrjet e tyre për dorëheqjen e presidentit Viktor Yanukovych, që është rikthyer në punë pas katër ditësh i sëmurë.

Sipas BBC, SHBA dhe BE janë duke marrë në konsideratë dhënien e një kredie të madhe për Ukrainën e zhytur në borxhe.

Por zyrtarët e BE thonë se paketa e ndihmës do jetë në varësi të faktit nëse Kievi do të përqafojë reformat e nevojshme.

Sipas korrespondentit të BBC, një zyrtar i lartë amerikan ka deklaruar se kjo është një “karotë” e madhe për këtë vend.

Edhe pse BE dhe SHBA shpresojnë se paketa do të ulë tensionet në vend, nga ana tjetër qëndron Rusia, e cila ka deklaruar se do të shtyjë dhënien e një pakete ndihme prej 15 miliardë dollarë për Ukrainën.

Rusia thotë se dhënia e këstit të ardhshëm do të varet nga mënyra se si do formohet qeveria e re.

3 komente në “Rikthimi i Luftës së Ftohtë/ Rusia paralajmëron opozitën në Ukrainë”

  1. ENO AJAZI says:

    NDIHMAT QE JEP BE DHE BANKAT E TJERA JANE TE LIDHURA ME KUSHTE DHE QE KERKOJNE KOHE TE GJATE DERI NE MARRJE.NE KETO GJERA PERFITON RUSIA QE IJEP KETO NDIHMA MEKUSHTE SHUME TE THJESHA DHE PA BUROKRACIRA.ASHTU SIC I JEP RUSIA SIGURISHTE QE ESHTE INKUJARUESE PER JANUKOVICIN.BE DHE USA PO STA SHTERNGOJ LAKUN TEFYTI STE JEP KURRENDIHMA POE SHOHIM NDIHMEN E USA.AJO ESHTE KAQ EMADHEPOR SHUME EPADUKESHME,SEPSEETILLE NJE DREQ EMERR VESHTE?
    ENO

  2. Shqiperia says:

    Rusia vertet i ka premtuar per kete shume ,per nje afat 1-2 vjet por ka te ngjare
    qe nuk i jep.

  3. Pa pune says:

    E shkreta Ukraine ,
    ç’fare te zgjedhi rublen ? apo daje samin demokrat. ç’vlere ka demokracia kur je i papune , e me barkun bosh , prane dyqaneve plote.
    Nejse populli shqiptare eshte i lumtur , kur sheh politikanet tane te trashur nga qafa , dhe me makina luksose , e ma dy e tre vila.
    KEMI fat se nuk na kane taksuar ajrin ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje